Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti Agrobiznesit

Dr. Olda Çiço

Biografia:

Olda Çiço, lindur më 19 maj 1977, është diplomuar për Menaxhim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit “F.S.Noli” Korçë në vitin 1999 dhe ka kryer studimet Master të nivelit të dytë për Administrim Biznesi në Institucionin e Arsimit të Lartë ISSAT në bashkëpunim me Universitetin UBIS Zvicër, në vitin 2011.

Prej vitit 2018, zotëron gradën Doktor në Marketing, të fituar në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Olda Çiço ka filluar karrierën në mësimdhënie në universitetin ku ka kryer studimet, menjëherë pas përfundimit të tyre. Në vazhdimësi, ka ndjekur këtë karrierë në disa institucione të arsimit të lartë private e publike.

Është përfshirë dhe ka mbajtur përgjegjësi për çështjet e administrimit të arsimit të lartë dhe proceset e akreditimit të programeve dhe institucionale, në të gjitha institucionet ku ka punuar. Olda Çiço ka kryer botime dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në disa vende të rajonit e më gjerë, si autore e parë dhe bashkëautore.

Është përfshirë në seminare trajnuese të nivelit akademik në çështjet e mësimdhënies dhe zbatimeve praktike të parimeve të biznesit Olda Çiço ka përvojë pune në institucione të tjera shtetërore e private, në pozicione drejtuese dhe duke u vlerësuar nga instancat përgjegjëse.

Prej vitit 2005, Olda Çiço është anëtare e People to People International dhe prej vitit 2009 është anëtare themeluese e Rotary Club Tirana West.

Email: olda.cico@kulogos.edu.al


Dr. Ledia Sula

Biografia:

Dr. Ledia SULA ka lindur në Tiranë, më 20 gusht 1977. Ka mbaruar studimet e larta në vitin 2000 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Administrim – Biznesi, specialiteti Marketing. Gjithashtu në vitin 2007, ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi, pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2002 – 2006, ka punuar si pedagoge efektive (e rregullt) në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, pranë Departamentit të Marketing-Turizmit.

Ndërsa gjatë viteve 2006 – 2014, ka punuar në Sistemin Doganor Shqiptar duke mbajtur pozicione të ndryshme të rëndësishëm e si Kryetare e Degës Doganore Rinas, Nënkryetare e Degës Doganore Durrës, Hetuese Doganore pranë Drejtorisë së Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, etj.

Në vitin 2012, ka fituar gradën shkencore “Doktor” me mbrojtjen e tezës me titull “Cilësia e Shërbimit dhe Modele të Zhvillimit të Indikatorëve të Performancës në Sistemin Doganor. Rasti i Shqipërisë”.
Ne vitin 2014, ka fituar licencën e avokatit.

Nga viti 2006 e deri në ditët e sotme është angazhuar si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në disa Universitete e Kolegje Jo publike shqiptare e joshqiptaresi p.sh : “Kolegji Luarasi”, “Akademia Profesionale e Biznesit”, “Kolegji Internacional i Prizrenit etj. Dhe në disa prej tyre ka qenë dhe pjesë e Senatit Akademik.

Ka botuar artikuj nëpër revista dhe ka marrë pjesë në Konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka qenë moderator në disa panele në konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Zotëron mire gjuhën frënge dhe ka njohuri të mira dhe të gjuhës angleze. Aktualisht është Përgjegjëse e Departamentit të Agrobiznesit në Fakultetin e Ekonomisë, pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Email: ledia.sula@kulogos.edu.al


MSc. Donika Nano

Biografia:

Donika Nano është diplomuar në fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Studimet Pas universitare i ka kryer në “Universitetin Bilken”, Ankara, Turqi me temën “Metodika e Zbatimit dhe Menaxhimit të Fondeve të Bankës Botërore” si dhe në “Universitetin CEPU”, Varshav, Poloni - me temë “Menaxhim Mjedisor”.

Zotëron eksperiencë të gjatë pune në Administratën e lartë Publike. Ka dhënë kontributin e saj për disa vite si drejtuese e Departamentit financë/buxhet si dhe Koordinatore e financimeve të huaja për shëndetësinë, nga Banka Botërore, IBRD, BE, Qeveria Austriake, Japoneze , IPA, etj. Si punonjëse ndërkombëtare e nominuar e Programit PHARE, ka dhënë eksperiencën e saj në Menaxhim Projektesh - në mbrojte të mjedisit në Shqipëri.

Aftësitë e saj drejtuese u vunë re dhe në rolin si Drejtuese e Projektit, Financimi i Qeverisë Italiane për Shëndetësinë Shqiptare. Në Ministrinë e Drejtësisë ka kryer detyrën e Koordinatores së Ministrisë së Drejtësisë për diasporën dhe është një prej hartueseve së Strategjisë për Diasporën si dhe pjesëmarrëse në hartimin e raportit të parë të Shqipërisë në Zbatueshmëri të Direktivave në Konventën e OKB për Personat me Aftësi Ndryshe.

Në sektorin privat ka punuar si drejtuese e Menaxhim të Transaksioneve, në kompaninë Western Union për 8 vite.

Email: donika.nano@kulogos.edu.al


MSc. Enxhi Marku

Biografia:

Enxhi Marku është diplomuar në fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës 2011-2014, në departamentin e Ekonomiksit dhe vijoi studimet për MSc. në degën e Marketingut.

E diplomuar në 2016 me rezultate të shkëlqyera, nisi karrierën akademike në Kolegjin Universitar “LOGOS” ku vazhdon jep lëndët "Bazat e Marketingut", "Drejtimi i Marketingut" etj.

Enxhi është autore dhe bashkautore e një sërë artikujsh në fushën e marketingut, e-marketing dhe komunikimit marketing si dhe ka marrë pjesë dhe referuar në konferenca ndërkombëtare të mbajtura në Tiranë, Durrës etj.

Email: enxhi.marku@kulogos.edu.al