Loading....

Politikat e Privatësisë

Mirësevini në faqen zyrtare të Kolegjit Universitar LOGOS!
Të gjithë që aksesojnë faqen tonë zyrtare – kulogos.edu.al do të konsiderohen se pranojnë këtë Politikë. Në rast të kundërt mos aksesoni faqen tonë.

Kolegji Universitar LOGOS është IAL privat, i krijuar si aktivitet i Fondacionit “LOGOS”, (person juridik i regjistruar me vendimin Nr. 284, datë 26.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Tiranë) dhe është licencuar për ushtrimin e aktivitetit me Vendimin Nr. 1055, datë 29.07.2009, të Këshillit të Ministrave “Për licencimin e Shkollës së Lartë Private “Logos“. Kolegji Universitar “LOGOS” është i akredituar në nivel institucional. (Vendimi i fundit nga ASCAL Nr. 95, dt. 20.10.2017). Selia e Kolegjit Universitar LOGOS është në adresën: Rr. Dritan hoxha, Pallatet Komfort, Tiranë, Shqipëri.

Kolegji Universitar LOGOS:

  • prezanton institucionin dhe strukturën e tij, shërbimet që ofron, ofertat, e promocionet e ndryshme, njoftime, etj.
  • prezanton dhe ofron mundësi për arsim, punësim, kontakte, aktivitete etj.
  1. Kolegji Universitar LOGOS e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave personale çështje të një rëndësie të veçantë dhe është anagazhuar në zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor në mbrojtje dhe respektim të këtyre të drejtave.
  2. Me anë të Politikës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Kolegji Universitar LOGOS ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë faqen zyrtare në lidhje faktin se mënyra e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes, si dhe masat e mara për sigurinë e të dhënave personale janë standard që plotësohet në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor dhe rregullativ.
  3. Kolegji Universitar LOGOS ka miratuar dhe respekton Rregulloren “Për Mbrojtjen, Përpunimin, Ruajtjen dhe Sigurinë e të Dhënave Personale”, Rregulloren “Për Përdorimin e Sistemit të Sistemit CCTV”, Deklaratën e konfidencialitetit të Punonjësit si dhe në kontratat e punësimit apo të shërbimit me studentin mbrojtja e të dhënave personale përbën një garanci të veçantë.
  4. Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Kolegji Universitar LOGOS në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
  5. Kolegji Universitar LOGOS rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë Politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit duke bërë ndryshimet përkatëse në këtë publikim.