Kolegji Universitar "LOGOS", një institucion privat jofitimprurës, i licencuar dhe i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ofron programe studimi Bachelor, programe profesionale 2-vjecare, Master i Shkencave dhe Master Profesional në fushat më të kërkuara nga tregu i punës që garantojnë formim dhe aftësim për një punësim të afërt.
Kolegji Universitar Logos ofron këto programe studimi:
Tarifat e Shkollimit(shkarko tarifat)
Emërtimi i programit të studimit | Kredite | Kohëzgjatja | Kritere pranim | Tarifa e shkollimit/Lekë në vit | Mundësi punësimi |
---|---|---|---|---|---|
Bachelor në financë-kontabilitet | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave për mesataren | 150000 | Në administratën publike dhe entet rregullatore si financier, kontabilist, auditues i brendshëm dhe i jashtëm, buxhetim, politika fiskale, analistë financiarë. Në sektorin privatë si financiarë e kontabilistë, apo analistë financiarë specifikisht në bizneset e tregut financiar bankar dhe jo bankar, në tregun e sigurimeve |
Bachelor në menaxhim biznesi | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave për mesataren | 150000 | Administrator i përgjithshëm, analist i proceseve operacionale, drejtues projektesh, ekonomist në sektorin e administratës publike, menaxher në sektorin bankar, manaxher në sektorin e sigurimeve, menaxher shitjesh, menaxher portofoli, menaxher i burimeve njerezore, menaxher i sektorit të pagave dhe punësimit, menaxher investimesh, menaxher marketingu, menaxher reklame dhe promocioni |
Baclehor në menaxhim turizmi | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave për mesataren | 150000 | Administrator dhe menaxher i sipërmarrjeve turistike, menaxher i strukturave akomoduese në hotele e resorte, organizues i udhëtimeve turistike. Në sektorin publik në nivel qëndror dhe vendor si hartues të planeve të zhvillimit të destinacioneve turistike të trashëgimisë kulturore |
Master profesional në financë-kontabilitet | 60 | 1 | Bachelor në një fushë të ngjashme | 150000 | Në administratën publike dhe entet rregullatore si financier, kontabilist, auditues i brendshëm dhe i jashtëm, buxhetim, politika fiskale, analistë financiarë. Në sektorin privatë si financiarë e kontabilistë, apo analistë financiarë specifikisht në bizneset e tregut financiar bankar dhe jo bankar, në tregun e sigurimeve |
Program profesional dyvjeçar në agrobiznes me profil “Menaxhim i Fermës Bujqësore” | 120 | 2 | Sipas kritereve ligjore | 150000 | Në menaxhim e fermave bujqësore dhe blegtorale, si konsulentë të menaxhimit të agrobiznesit, në menaxhimin e ndërmarrjeve të përpunimit të produkteve bujqësore |
Program profesional dyvjeçar në agrobiznes me profil “Marketing i Produktit Bujqësor” | 120 | 2 | Sipas kritereve ligjore | 150000 | Në ferma e ndërmarrje të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, në agjenci të mbrojtjes së konsumatorit, në sektorin e turizmit rural, në agjenci promocioni të produkteve bujqësore |
Master i Shkencave në financë-kontabilitet | 120 | 2 | Bachelor në një fushë të ngjashme | 180000 | Në administratën publike dhe entet rregullatore si financier, kontabilist, auditues i brendshëm dhe i jashtëm, buxhetim, politika fiskale, analistë financiarë. Në sektorin privatë si financiarë e kontabilistë, apo analistë financiarë specifikisht në bizneset e tregut financiar bankar dhe jo bankar, në tregun e sigurimeve |
Emërtimi i programit të studimit | Kredite | Kohëzgjatja | Kritere pranim | Tarifa e shkollimit/Lekë në vit | Mundësi punësimi |
---|---|---|---|---|---|
Bachelor në informatikë të zbatuar | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 170000 | Programues, analistë, konsulentë të sistemeve IT, të aplikimeve të ëeb, në sektorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare dhe financiare, kompanitë e sigurimeve, institucionet fitimprurëse. |
Bachelor në teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 180000 | Në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore. |
Master profesional në teknikë e lartë në në laboratorë mjekësorë | 60 | 1 | Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik | 180000 | Në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore |
Emërtimi i programit të studimit | Kredite | Kohëzgjatja | Kritere pranim | Tarifa e shkollimit/Lekë në vit | Mundësi punësimi |
---|---|---|---|---|---|
Bachelor në Theologji Sociale dhe Studime Religjoze | 180 | 3 | 1. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, nota mesatare është 6.5 2. Një intervistë të suksesshme në Departament. |
150000 | Në instituione fetare, në institute të studimeve, në institucione mediatike |
Bachelor në Gjuhë dhe Civilizim Grek | 180 | 3 | Sipas kritereve ligjore | 150000 | Në sektorë të marrëdhënieve me jashtë të institucioneve qeveritare apo joqeveritare, në sektorë të projekteve, në agjenci të ndryshme shërbimesh apo përkthimesh, në institucione mediatike, organizata ndërkombëtare, biznese kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në institucione arsimore, pas kualifikimeve të nevojshme. |
Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor | 180 | 3 | Sipas kritereve ligjore | 150000 | Në institucione arsimore për fëmijë (kopshte), në qendra kujdesi ditorë për fëmijët parashkollorë, në bibliotekë, muze, organizata joqeveritare, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe shtëpi botuese |
Bachelor në Punë Sociale | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në sektorin e shoqërisë civile, kryesisht në ofrimin e shërbimeve për shtresat në nevojë dhe grupet e margjinalizuara, në insitucione arsimore publike e private, në administratën publike (pranë zyrave të burimeve njerëzore, zyrave të shërbimeve sociale, zyrave të vlerësimit dhe monitorimit të shërbimeve), pranë njësive te qeverisjes vendore, zyrave rajonale te shërbimeve sociale, zyrave të barazisë gjinore në bashki dhe qark |
Bachelor ne Gjuhe - Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi | 180 | 3 | Sipas kritereve ligjore | 150000 | Mësues të Gjuhës Angleze në Institucione arsimore publike dhe / ose private, pasi të përfundojnë masterin profesional në edukim. Diploma Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze është kualifikues për programin e mësuesisë, me kushtet që përcakton kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi. Përkthyes zyrtar, pas kualifikimit me një diplomë të ciklit të dytë në fushën e përkthimit. Diploma Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze është kualifikues pë një program të tillë studimi.Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse; Përkthyes dhe / ose redaktues në media; Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe / ose OJF të ndryshme; Mediator i marrëdhënieve mes vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe / ose private; Specialist në projekte; Profesionistë të lirë.etj |
Master i Shkencave në Turizëm Religjioz | 120 | 2 | Bachelor në një fushë të ngjashme | 150000 | Në institucione qeverisjeje në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar; organizata joqeveritare, rajonale dhe ndërkombëtare; institucione dhe agjenci turistike shqiptare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e më gjerë; qendrat e zhvillimit; institucione në nivel qendror pranë njësive të hartimit të politikave dhe shërbimeve të zhvillimit ekonomik, të turizmit dhe kulturës; në sektorë të ndryshëm të industrisë së turizmit, duke prodhuar shërbime e produkte turistike në lidhje me turizmin religjioz |
Master i Shkencave në Përkthim Profesional | 120 | 2 | Bachelor në një fushë të ngjashme | 150000 | Të diplomuarit e këtij programi mund të punësohen ose si profesionistë të lirë, d.m.th. të hapin një zyrë përkthimi, ose të punojnë si bashkëpunëtorë të jashtëm/përkthyes pranë Ministrisë së Drejtësisë, pranë zyrave noteriale, ministrive të tjera të linjës, ambasadave ose zyrave të përkthimit; t’u bashkohen organizatave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat kanë nevojë për përkthyes profesionistë. Programi ofron kualifikimin e mjaftueshëm të studimit me të cilin të diplomuarit mund t’i nënshtrohen provimit kualifikues për përkthimin zyrtar |
Master Profesional Theologjia Sociale dhe Praktike | 60 | 1 | 150000 |