Loading....

Round Table

Tryeza e rrumbullakët “Identiteti, religjionet dhe politikat”(30.05.2019)

Në datën 30 Maj 2019 Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Kolegjin Universitar "Logos" dhe Kolegjin Universitar “Bedër” zhvilloi Tryezën e Rrumbullakët me temë “Identiteti, religjionet dhe politikat”.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte trajtimi i aspekteve dhe problematikave të ndryshme shoqërore, duke treguar vëmendje të veçantë për diversitetin fetar. Në fokus të veçantë ishin “politikat”, pra diskutimi se si politikëbërësit marrin parasysh diversitetin fetar në mënyrë që të formojnë politikat publike.

Kolegji Universitar "Logos" u përfaqësua nga PhD. Georgios Gaitanos, përgjegjës i Departamentit të Theologjisë dhe Shkencave Religjioze, i cili referoi temën "Roli i Bashkësive Fetare, Institucioneve në Sferën Politike Publike: Reflektim Historik dhe Perspektiva Moderne".

Gjithashtu pjesëmarrës në aktivitet ishin edhe përfaqësues nga stafi akademik dhe studentë të Kolegjit Universitar "Logos". Tryeza e rrumbullakët e organizuar ishte një tjetër bashkëpunim i suksesshëm midis institucioneve pjesëmarrëse në mbështetje të zhvillimit të kërkimit shkencor.