Loading....

FJALA E KRYEPISKOPIT ANASTAS PËR TËRMETIN


Me datë 01 Dhjetor 2019, në Kishen e Aposull Pavlit dhe Shën Astit, në Durrës, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i cili është njëkohësisht themeluesi dhe Presidenti i Fondacionit "Logos" celebroi shërbesën e Liturgjisë Hyjnore.

Celebrimi i shërbesës u mbajt në Durrës, pikërisht në qytetin më të goditur nga pasojat e tërmetit. Fjala e Fortlumturise së Tij është domethënëse dhe inkurajues.

Në fjalën e Tij, Kryepiskopi Anastas iu drejtua popullit me fjalë atërore.

Kurajo! Të mos trembemi! Përballja me problemet të bëhet me qetësi, me paqe. Le të fuqizohet shpresa në zemrën tonë. Nuk jemi vetëm. Morëm nga guximi dhe dashuria e vëllezërve tanë. Të mendojmë me entuziazëm si do të rindertojmë ndërtesat dhe jetët tona në të ardhmen. Të mos përsërisim gabimet e bëra. Nuk mund të jemi indiferentë ndaj problemeve që lindin nga etja për fitim. Bëni vetëm të drejtën! Respektoni ligjin dhe rregullat.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi përmbylli fjalën e tij duke thënë: Të mos hyjmë në apati por të ndezim dhe fuqizojmë ndjenjat e vëllazërisë dhe solidaritetit. Vetëm kështu do të kemi përparim.

Linku: "https://www.youtube.com/watch?v=nLwThMW4_78"