Loading....

Kremtimi Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.


Data 2 gusht 1992 shënon një event të jashtëzakonshëm për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Këtë datë u bë fronëzimi i Kryepiskopit të parë pas terrorit të ndalimit të besimit.

Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë shënon ringjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nëpërmjet veprës madhështore, e cila është e dukshme dhe ka ndryshuar rrënjësit jetën e qindra mijëra qytetarëve.

Rol të jashtëzakonshëm Kryepiskopi Anastas ka patur edhe në ndërtimi e infrastrukturës për një sistem arsimimi, si një gur themeli në edukimin e brezit të ri.

Është nder dhe krenari që Presidenti i Fondacionit "Logos" është Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, personalitet i spikatur i jetës akademike ndërkombëtare dhe i vlerësuar nga një numër universitetesh dhe akademi shkencash të njohura ndërkombëtarisht.

Stafi i Kolegjit Universitar "Logos", i uron Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit dhe njëkohësisht Presidentit të Fondacionit "Logos" jetë të gjatë plot shëndet, hir për të mirën e Kishës dhe të mbarë shoqërisë shqiptare.