Loading....

Si sot 27 vite më parë, në kremtimin e Lindjes së Shën Joan Pagëzorit, Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës zgjodhi Kryepiskopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërise, Fortlumturinë e Tij, Prof. Dr. Anastasin.


Përgjatë këtyre viteve, vepra e tij shumëdimensionale, ringriti nga themelet Kishën Orthodhokse të Shqipërise të likuiduar si në asnjë vend tjetër. Një vëmendje shumë të veçantë Kryepiskopi Anastas i ka kushtuar ndërtimit të infrastrukturës për një sistem arsimimi, si një gur themeli në edukimin e brezit të ri, ku një ndër to është edhe Fondacioni "Logos". Ky Fondacion, President i të cilit është Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi ushtron aktivitetin nëpërmjet Kolegji Universitar “Logos”.

Stafi i Kolegjit Universitar "Logos", i uron Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit dhe njëkohësisht Presidentit të Fondacionit "Logos" jetë të gjatë plot shëndet, begati, hir për të mirën e Tij dhe të Kishës dhe të mbarë shoqërisë shqiptare.