ZYRA E ÇËSHTJEVE STUDENTORE DHE KËSHILLIMIT TE KARRIERËS
Zyra e Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës është pjesë përbërëse e strukturës së Kolegjit Universitar “LOGOS” që vendos në qendër të vëmendjes studentin dhe synon stimulimin e talenteve individuale të tyre. Ajo është një nga hallkat kryesore të lidhjes së institucionit tonë me nevojat e tregut të punës dhe atë të investimeve.
Misioni i Zyrës se Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës është të rrisë punësueshmërinë e studentëve dhe diplomantëve të Kolegjit Universitar Logos, të ofrojë shërbimet më të mira për studentët, stafin dhe grupet e tjerë të interesit në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e edukimit dhe t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë potencialin e plotë dhe të kenë një performancë sa më të lartë në tregun e punës.
Zyra e Karrierës ka për mision të shërbejë për një përqasje më të mirë të studentëve me tregun e punës, duke i mbështetur dhe inkurajuar në zhvillimin e plotë të potencialit të tyre, për një performancë më të mirë në shoqëri.
Në kuadër të kësaj Kolegji Universitar “Logos” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me institucione dhe kompani të ndryshme të fushave që ne ofrojmë programet e studimit, të cilat ju japin mundësin studentëve në punësimin real të tyre gjatë dhe pas studimeve. Kjo zyre edhe pas punësimit të studentëve vazhdon të nbaj një komunikim me kompaninë partnere mbi përqasjen e studentit tone ne tregun e punës, ku nga punonjësi i Zyrës se Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës ju niset nje formular ku merret informacioni i nevojshëm lidhu me këtë pike.
Zyra e Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës pranë Kolegjit Universitar Logos ka për qëllim të ndihmojë studentët të zhvillojnë potencialin e tyre nëpërmjet:
Vizioni i Kolegjit Universitar Logos për këtë strukturë është ofrimi dhe shërbimi i një ndihme në karrierë për të gjithë studentët. Orientimi i studentëve është mënyra më e mirë për t`i plotësuar nevojat dhe pritshmëritë e aktoreve të ndryshëm.
a) Funksionet e Zyrës së Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës:
b) Shërbimet e Zyrës së Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës Zyra e Karrierës shërben si një urë lidhëse mes studenteve të Kolegjit Universitar Logos dhe aktorëve e ndryshëm në tregun e punës. Për të arritur qëllimet e veta, Zyra e Karrierës ka krijuar një rrjet me struktura të ndryshme dhe ofron shërbime nga të gjitha fushat siç janë:
Në funksion të të gjitha këtyre proceseve që mbulon Zyra e Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës ka në funksion të të gjithë studenteve kontaktin e e-mail: studenti@kulogos.edu.al