Funksioni i Këshillit Studentor:
-Këshilli studentor është një hallkë e rëndësishme në jetën studentore. Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar “LOGOS” krijon mundësinë e shpalosjes së mendimeve dhe propozimeve të studentëve për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm mbi planet dhe programet e studimeve. Këshilli Studentor zgjidhet në mënyre demokratike dhe përfaqëson interesat e studentëve dhe nxit angazhimin dhe pjesëmarrjen e studentëve në jetën sociale dhe kulturore studentore.
Bashkëpunimi dhe konsultimi me studentët shprehet dhe në takimet e rregullta me Rektoratin, në tavolinat e rrumbullakëta tematike që zhvillohen me grupe studentësh.
Institucioni tërheq mendimin dhe vlerësimin e studentëve në përfundim të çdo lënde, duke u kërkuar të plotësojnë në kushte konfidenciale formularin përkatës, ku shprehin lirshëm opinionin mbi ecurinë e kursit, mbi performancën dhe përkushtimin e pedagogut gjatë procesit mësimor. Mendimet dhe vlerësimet e studentëve i nënshtrohen një vlerësimi realist që çon domosdoshmërisht në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të programeve mësimore.
Studentët organizohen në këshillin studentor në nivel njësie kryesore, dhe në nivel të Kolegjit Universitar “Logos”.
Këshilli i Studentëve zgjidhet çdo dy vjet nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin në fuqi. Në rastet kur një individ i zgjedhur në Këshillin e Studentëve përfundon studimet universitare, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në përfundim të mandatit të nisur.
Këshilli i Studentëve shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të Kolegjit Universitar “Logos”, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.
“Këshilli Studentor i Kolegji Universitar “LOGOS” ka si qëllim të saj:
NR. | EMER/ MBIEMER | PROGRAMI | POZICIONI |
---|---|---|---|
1 | Llazarion Teneqexhiu | Theologji Socilae dhe Studime Religjoze | Kryetar |
2 | Kristjana Papa | Teknike e Larte ne Laboratorin Mjekesor | Zv/Kryetar |
3 | Irena Polodhi | Menaxhim Biznesi | Sekretar |
4 | Eriola Topanxha | Finance Kontabilitet | Senator |
5 | Markela Ristani | Finance Kontabilitet | Senator |
6 | Mikel Gjurgjaj | Menaxhim Biznesi | Senator |
7 | Kristina Tafa | Menaxhim Turizmi | Senator |
8 | Mus Nezaj | Menaxhim Turizmi | Senator |
9 | Grigor Skura | Agrobiznes | Senator |
10 | Dimitri Mile | Informatike e Zbatuar | Senator |
11 | Karlito Hodo | Informatike e Zbatuar | Senator |
12 | Aleksandra Qendro | Teknike e Larte ne Laboratorin Mjekesor | Senator |
13 | Ollga Shahinas | Mësuesi në Arsimin Parashkollor | Senator |
14 | Nestilda Lapanxa | Mësuesi në Arsimin Parashkollor | Senator |
15 | Klajdi Dervishi | Theologji Socilae dhe Studime Religjoze | Senator |
16 | Isidor Koti | Gjuhë dhe Civilizim Grek | Senator |
17 | Aleksandra Ila | Gjuhë dhe Civilizim Grek | Senator |