Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë

Prof. Dr. Konstantinos Giakoumis

• Dekan, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor,
• Mësimdhënie: Njohuri për Historinë dhe Metodikë / Edukim Figurativ dhe Metodikë / Histori, Histori e Artit dhe Metodat e tyre

Prof. Konstantinos Giakoumis, Ph.D., (ORCID ID: 0000-0001-6658-4414 - H-Index: 6) është Profesor i Historisë dhe Arteve Pamore pranë Kolegjit Universitar LOGOS, Tiranë, dhe aktualisht mban detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor në këtë institucion, ku ka dhënë mësim që prej shtatorit 2020. Portofoli i tij mësimor përfshin kurse të tilla si Historia e Shqipërisë, Arte Figurative dhe Didaktikë. Ai gjithashtu është pedagog I jashtëm pranë Universitetit POLIS, ku jep kursin e Historisë së Arkitekturës në Shqipëri në kuadrin e Masterit Ekzekutiv në Restaurimin dhe Vlerësimin e Trashëgimisë Kulturore.

Interesat e tij kërkimore përfshijnë historinë bizantine dhe osmane, historinë e artit, nacionalizmin në Ballkan, si dhe studimet mbi trashëgiminë kulturore dhe pelegrinazhin. Ai ka marrë pjesë në projekte kërkimi, inovacioni dhe zhvillimi me role udhëheqëse, të financuara nga BE në kontekstin e Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Programit ERASMUS+ për Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë me iniciativa të tilla si "Homo Digitalis (ERASMUS-EDU-2023-CBHE-STRAND-1, Projekti Nr. 101129182)," "MAGNET (ERASMUS-EDU-2022-CBHE, Projekti Nr. 101083006)," dhe "ROAMING (ERASMUS-EDU-2022-CBHE, Projekti Nr. 101083070)." Këto trajtojnë aspekte të ndryshme të humanistikës dixhitale, përmirësimit të qeverisjes dhe mobilitetit ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor.

Prof. Giakoumis është studiues produktiv me një numër të madh botimesh, duke përfshirë libra, kumtesa, monografi dhe artikuj në revista shkencore me reçensues. Kërkimet e tij mbi artin, historinë dhe kulturën bizantine dhe pasbizantine kanë dhënë kontribute të rëndësishme në diskursin akademik dhe kulturor. Për më tepër, ai është vlerësuar me çmime të tilla si "Vulë Ekselence" nga Komisioni Evropian për propozimet e tij kërkimore. Ai është gjithashtu aktiv në aktivitetet e reçensave të studimeve për revista të mirënjohura akademike dhe shërben si këshilltar dhe bashkëpunëtor i jashtëm kërkimor për disa institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

FUSHAT E EKSPERTIZËS INTERESA
• Histori • Historia, në dimensione të ndryshme të saj
• Histori e Artit dhe metodat e tyre • Zhvillime në Ballkan, periudha mesjetare deri në shek. XX
• Turizmi religjioz
• Arti dhe trashëgimia

EDUKIMI
• Ph.D. në Studime Bizantine, Osmane dhe Hellenike Moderne (2002)
• Bachelor në Pedagogjinë e Arsimit Fillor, Universiteti i Athinës, Fakulteti i Filozofisë (1995)

BOTIME (LIBRA)
• 2020 Giakoumis K. Ο Εκκλησιαστικός Κώδικας Δρυϊνουπόλεως και Αργυροκάστρου (Kodiku Kishtar i Drinopojës dhe Gjirokastrës) (1760-1858), Botues: Kolegji Universitar “LOGOS”.
• 2018 Giakoumis K. (ed.), Manuali për Mësuesit e Moduleve Pedagogjike të Ekspozitës “Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës, Shek. XII para K. – Shek. XX p.Kr.”, Botues: Pegi.
• 2018 Giakoumis K. (ed.), Manuali për Mësuesit e Moduleve Pedagogjike të Ekspozitës “Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës, Shek. XII para K. – Shek. XX p.Kr.”, Botues: Pegi.
• 2018 Giakoumis K. (ed.), Fletorja e Punës për Nxënësit të Klasave X-XI në kuadrin e Ekspozitës “Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës, Shek. XII para K. – Shek. XX p.Kr.”, Botues: Pegi.
• 2018 Giakoumis K. (ed.), Fletorja e Punës për Nxënësit të Klasave X-XI në kuadrin e Ekspozitës “Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës, Shek. XII para K. – Shek. XX p.Kr.”, Tirana: Pegi.
• 2016 Giakoumis K. (ed.), Manuali për Mësuesit e Moduleve Pedagogjike të Ekspozitës “Uji në Arte dhe Zejtari në Rajonin e Beratit, nga shek. IV para Krishtit deri në shek. XIX pas Krishtit”, Botues: Gentgrafik, University of New York, Tirana.
• 2016 Giakoumis K. (ed.) Fletore për Nxënësit e Klasës VIII. Modulet Pedagogjike e Ekspozitës “Uji në Arte dhe Zejtari në Rajonin e Beratit, nga shek. IV para Krishtit deri në shek. XIX pas Krishtit”, Botues: Gentgrafik, University of New York, Tirana.
• 2016 Giakoumis K. (ed.) Fletore për Nxënësit e Klasës VII. Modulet Pedagogjike të Ekspozitës “Uji në Arte dhe Zejtari në Rajonin e Beratit, nga shek. IV para Krishtit deri në shek. XIX pas Krishtit”, Botues: Gentgrafik, University of New York, Tirana.

PROJEKTE
• WG 1, COST Action CA16213 “New Exploratory Phase in Research on East European Cultures of Dissent”
• WG 4, Cost Action CA18140 “People in Motion in the Mediterranean”.

Kontakt: konstantinos.giakoumis@kulogos.edu.al
Shkarko CV


Prof. Dr. Erleta Çelmeta (Mato)

Profesor Dr. Erleta Çelmeta (Mato), lindur në 1955 në Tiranë, diplomuar në gjuhë dhe letërsi, specializuar në Pedagogji dhe Psikologji, pedagoge e shkencave te edukimit me një përvojë 40 vjeçare në arsim. Ish drejtore e Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Institutit të Kurrikulave dhe Standardeve, zv rektore në dy universitete të ndryshme, autore dhe bashkautore e mbi 30 teksteve shkollore në Shqipëri dhe në Kosovë, monografive dhe librave universitarë, studiuese dhe lektore e ftuar në shumë mjedise akademike brenda dhe jashtë vendit.

Librat më të njohur të saj si autore dhe bashkautore e parë janë: “Pedagogji për shkollat pedagogjike”, 1996; ”Fëmijët nën 6 vjeç” (1997); “Në kërkim të njohjes” (2000); “Civic Education in Albania” –study paper (2004); “Qytetaria në shkollë në shekullin 21”(2005); “Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës” (2006) ; “Strategjitë e të lexuarit” (2006); “Filozofia e kurrikulës së re” (2007); “Jetojmë së bashku” (2007); “Gati për në shkollë”; (2008); “Edukimi mjedisor për ciklin fillor”, ( 2008) ; “ Tekstet shkollore në arsimin parauniversitar” (2010); “Një botë për të zbuluar” (2011); “Hapat e parë”; (2012); “Projekti mësimor në arsimin parashkollor dhe fillor” (2017), “Politikat dhe reformat arsimore” (2018), etj. Prej më shumë se 10 vitesh është kryetare e shoqatës “Specialistët e Edukimit” përmes së cilës ka realizuar projekte dhe studime të ndryshme

Kontakt: erleta.mato@kulogos.edu.al


Prof. Asc. Dr. Agim Mucaj

Prof. Asc. Dr. Agim Mucaj është diplomuar në Shkencat Politike pranë Universitetit të Tiranës. Ka punuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike si pedagog e më pas si bashkëpuntor shkencor në sektorin e sociologjisë. Ka kryer specializim pasuniversitar në Itali në fushën e sociologjisë në të cilën ka ushtruar aktivitetin e tij akademik e shkencor për 30 vjet. Për 9 vjet ka punuar ne Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si specialist dhe mandej si Drejtor i Arsimit të lartë dhe njohjes së diplomave. Për 12 vite ka punuar në Universitetin Bujqësor si lektor dhe Përgjegjës Departamenti në Departamentin e Turizmit Rural. Është autor i 5 librave dhe disa artikujve shkencorë. Pjesëmarrës në shumë projekte në fushën e studimit të sociologjisë rurale. Në kolegjin universitar Logos është titullar i tre lëndëve: Diversiteti dhe drejtësia sociale, Politikat Sociale dhe Mirëqënia Sociale, Sjellja njerzore dhe Mjedisi Social II. Ka fituar gradën shkencore “Doktor i shkencave” dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar”.

Kontakt: agim.mucaj@kulogos.edu.al


Prof. Dr. Asoc. Edo Sherifi

U lind nё Tepelenё mё 29.02. 1956; Nё vitin 1979 pёrfundoi Universitetin e Tiranës Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike; Nё 1990-1991 kreu Specializimin njё vjeҁar Psikologji & Pedagogji (ShPU) nё Universitetin e Tiranёs. Nё 2006-2008 pёrfundoi Masterin Shkencor në Edukim, nё Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti Psikologji-Pedagogji.

Nё 2009-2010 u ҁertifikua për Psikoterapi Pozitive nga Qendra Botёrore e Psikoterapisë Pozitive nё Gjermani. Në 2012-2013 përfundoi Shkollёn Doktorale për gradën Doktor dhe në Nëntor 2013 mbrojti gradёn Doktor i Shkencave nё Departamentin Psikologji-Pedagogji në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Në 2005-2016 ka qenë lektore e jashtme nё Fakultetin e Shkencave Sociale Universiteti i Tiranёs; Nё 2008-2010 ishte paralelisht lektore e jashtme te Universiteti Albania University; Nё 2014-2020 Pёrgjegjёse e Departamentit tё Psikologjisё nё KUW; Njёkohёsisht ka drejtuar Komisionin pёr Mbarёvajtjen e Veprimtarisё dhe Kurrikulёn; Nё vitin 2004 botoi librin “Aftёsim pёr Integrim”. Aktualisht po shkruan librin “Ҁrregullimet autistike dhe trajtimi i tyre”

Dhjetor 2014 deri ne Tetor 2020 drejtoi Departamentin e Psikologjisё, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqёrore, Kolegji Universitar “Wisdom”. Qershor 2022- Janar 2023 drejtoi Departamentin e Shkencave te Arsimit, Kolegji Universitar “Wisdom”. Nёntor 2021 fitoi Titullin Akademik Prof.Asoc. Dr.

Janar 2023- deri ne 06. Tetor 2023 ishte Dekane e Fakultetit tё Shkencave Ekonomike dhe Shoqёrore, Kolegji Universitar “Wisdom”. Nga data, 09.10. 2023, pedagoge me kohё tё plotё nё Departamentin Pedagogji & Pikologji, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhёsor, Kolegji Universitar “LOGOS”.

Kontakt: edo.sherifi@kulogos.edu.al
Shkarko CV


Dr. Konstantinos Ntovolis

Konstantinos Ntovolis është lindur më 1963. Ai zotëron diplomë Bachelori për Kapiten Detar - Akademia Greke Merchant Detare e Maqedonisë Selanik, Greqi (1981 – 1983); diplomë Bachelori të rregullimit të departamentit pedagogjik të arsimit komunal të Universiteti Aristotelit, Selanik, Greqi (1998 – 1999); diplomë Masteri – Universiteti i Italisë L’aquila Itali – Metodologji instruktive dhe psikologjike në arsim – Modele marketingu në shkollat publike të Greqisë (Organizata jofitimprurëse) L’aquila, Itali (2004 – 2006); PhD Omdurman i Universitetit Islamik Khartoum Sudan – Këshilltar – “Këshilltar arsimi dhe udhëzim profesional, programimi i shkollës në lidhje me profesionin udhëzimet e studentit » « Karriera e Këshilltarit », Khartoum, Sudan (2014 – 2016).

Ai ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Ka punuar si drejtues dhe mësues në shkolla të ndryshme në Greqi. Ka qenë drejtues i shkollës Ndërkombëtare Greke në Addis Ababa, Etiopi. Ka qenë lektor në Universitetin e Omdurman Khartoum, Sudan. Aktualisht është lektor i gjuhës greke, Koordinator Erasmus +, Lektor në marketing në Kolegjin Universitar “Logos”, Tiranë.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore me artikuj kërkimorë dhe ka botuar tituj të ndryshëm. Është pjesëmarrës në ekipe kërkimore-studimore dhe ka kryer studime të thelluara në fushën e tij.
Zotëron gjuhën angleze, italiane, frënge, turke dhe greke (gjuha amtare).

Kontakt: konstantinos.dovoli@kulogos.edu.al


Dr. Valbona Nathanaili

• Lektore, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor,
• Mësimdhënie: Metodikë e shkencave të natyrës / Shkenca të natyrës / Puna me projekte / Përgjegjëse për praktikën profesionale të studentëve

Dr. Valbona Nathanaili (1960, Tiranë) ka kryer studimet e larta për fizikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe studimet pasuniversitare në pedagogji-psikologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ka fituar gradën shkencore “Doktor” në pedagogji po nga Universiteti i Tiranës në fushën e marrëdhënieve mësues-mësues dhe mësues-drejtues.

Nathanaili është lektore në Departamentin Pedagogji-Psikologji dhe drejtuese e qendrës për shkrim akademik pranë Kolegjit Universitar “Logos”. Publikimet përfshijnë artikuj shkencorë, mbajtur në konferenca brenda e jashtë vendit ose botuar në revista të ndryshme shkencore, me fokus problemet e arsimit dhe të reformave e politikave që lidhen me të, si dhe disa libra si autore dhe bashkë-auore; trajnere me disa module në fushën e pedagogjisë, iniciuese dhe organizatore e fushatës kombëtare për promovimin e grave dhe vajzave në shkencë (STEM, 2019, 2020, 2021); inicuese dhe organizatore e nismës "Shkenca pranë publikut". Në angazhimet profesionale përfshihet drejtimi i dy shtëpive botuese universitare, shumë përkthime profesionale dhe redaktime. E pranishme në disa televizione kombëtare dhe shtypin e përditshëm periodik me shkrime e artikuj të shumtë për arsimin dhe ngjarjet e situatën aktuale në Shqipëri. Nga janari i vitit 2019 ka themeluar fondacionin “Henrietta Leavitt” dhe është drejtore ekzekutive. Përpara se të bëhej pjesë e Kolegjit Universitar “Logos”, ka qenë pedagoge dhe drejtore e shtëpisë botuese pranë Universitetit Europian të Tiranës. Është angazhuar si lektore e jashtme në disa universitete në fushën e reformave në arsim dhe teoritë e edukimit. Ka filluar karrierën si mësuese fizike në arsimin parauniversitar dhe më pas edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës.

FUSHAT E EKSPERTIZËS INTERESA
• Reformat dhe legjislacioni në sistemin arsimor • Pabarazia sociale si rrjedhojë e mungesës së aftësive dhe mundësive në edukim
• Marrëdhëniet mësues-mësues dhe mësues-drejtues në shkollë • Promovimi i grave dhe vajzave në shkencë
• Planifikimi në arsim dhe aspekte të zbatimit të kurrikulës • Komunikimi i shkencës në publik
• Historia e arsimit në Shqipëri • Kultura dhe përkthimi
• Sistemet e edukimit: filozofitë dhe teoritë e edukimit; edukimi liberal
• Metodologjitë e mësimdhënies (fokus: shkencat e natyrës)

EDUKIMI
• Dr. në Shkenca Pedagogjike, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
• Studime pasuniversitare në Pedagogji-Psikologji, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
• Diplomë në fizikë “Mësuese fizike për shkollën e mesme”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (studime 4-vjeçare)

BOTIME (LIBRA)
• 2021, maj. Edukimi liberal. Bashkë-autorë: Valbona Nathanaili, Martha Nussbaum dhe Steve Fuller. Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt”
• 2019, korrik. Komercializimi i shkollimit. Editore, Valbona Nathanaili. Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt”
• 2016, “Rruga e mundimshme e shkollës shqipe Monografi, Valbona Nathanaili. Botues: UET Press.
• 2014, Ambasadorët tanë. Botues: UET Press.
• 2013, Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Botues: UET Press.
• 2009, Reforma dhe legjislacioni në arsimin parauniversitar Botues: Albanian University
• Tre tekste për mësuesit e fizikës në sistemin parauniversitar. Botues: Pegi dhe Barleti.

POLICY-PAPER
• 2019, Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Letër me propozime për politika dhe aksione: në përfundim të takimeve konsultative me pedagogë, mësues dhe drejtues të profilit fizikë Autorë: Dr. Valbona Nathanaili, Prof. Dr. Mimoza Hafizi, Prof. Dr. Tatjana Mulaj, Prof. Asoc. Dr. Polikron Dhoqina.
• 2015, Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Arsimi parauniversitar 2015+. Letër me politika për draft-strategjinë e arsimit parauniversitar.

Kontakt: valbona.nathanaili@kulogos.edu.al
Shkarko CV


Dr. Blerta Drenofci

Blerta i ka kushtuar përpjekjet e saj për 20 vitet e fundit në Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësisi të Kufizuar, për aktivitete në avokim dhe lobim për politikat e aftësisë së kufizuar, miratimin dhe zbatimin e legjislacionit si dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për njerëzit në nevojë në gjithë vendin. Ajo është eksperte në fushën e politikave sociale dhe bashkëpunëtore në formulimin e kornizës së politikave për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Ka drejtuar kontributin që ka dhënë FSHDPAK në disa nisma të rëndësishme ligjore, si përmirësimet në kodin zgjedhor për të mundësuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuara, përmirësimin e legjislacionit që mundëson legjislacionin gjithëpërfshirës, hartimin dhe miratimin e Strategjisë Kombëtare të Aftësisë së Kufizuar, duke lobuar përmes avokimit për të shtyrë qeverinë shqiptare për të ratifikuar CRPD, etj. FSHDPAK është njohur si nismëtar dhe udhëheqës i të drejtave për personat me aftësin të kufizuar dhe është i vetmi në vend që ofron shërbime me karrige me rrota për njerëzit në nevojë.

Blerta ka doktoraturë në Shkencat Sociale, ka formim akademik, duke qenë pedagoge e Universitetit të Tiranës që nga viti 2013 në lëndë të tilla si Menaxhimi i Ciklit të Projektit, Sjellja Organizative dhe Zhvillimi i OJF-ve.

Blerta ka qenë udhëheqëse dhe autore e shumë studimeve në fushën e politikave sociale brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka qenë e përfshirë si konsulente në kërkimin dhe zhvillimin e politikave nga disa agjenci ndërkombëtare.

Gjatë viteve 2015-2021, ka qenë e përfshirë: (a) në zhvillimin e kritereve të reja për vlerësimin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar në Shqipëri si dhe administrimin e saj lidhur me Shërbimin Social Shtetëror përmes një kontrate me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; (b) konsulencë për UNDP për vlerësimin e nevojave dhe planet lokale për përfshirjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave për personat me aftësi të kufizuara në Qarkun e Lezhës; (c) konsulente për Caritas Albania për vlerësimin Rehabilitimin dhe Përfshirjen Sociale të Personave me Aftësi të Kufizuara; (d) konsulente për UNDP mbi një studim të përqendruar në dhunën ndaj grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në Shqipëri etj.

Kontakt: blerta.drenofci@kulogos.edu.al


MSc. (Dr. Proc) Juna Muça

M.Sc Juna Muça is a lecturer and coordinator of the Social Work program at the Faculty of Humanities, Social Sciences and Education at University College “Logos”, as well as a part-time lecturer at the Department of Labor and Social Policy, Faculty of Social Sciences at the University of Tirana since 2014. She graduated as Social Policies Administrator at the Department of Labor and Social Policy, Faculty of Social Sciences, University of Tirana (UT) where she also completed her graduate studies in the program of Social Services in Penal Justice. She is currently a doctoral candidate in the field of Social Work and Policy at the Faculty of Social Sciences, University of Tirana. Her areas of expertise and interest lay mainly in research in social sciences, social policies in penal justice, and conflict management. Her work experiences in these fields include teaching at Bachelor and Master’s levels and conducting scientific research focused mainly on issues related to criminal justice, as well as on development issues related to conflict management in various social fields. Her contributions in these fields have been enriched through quantitative and qualitative research.

Kontakt: juna.muca@kulogos.edu.al


MSc. (Dr. Proc) Saimira Gjapi

Saimira GJAPI (Ph. D. Cand.) (1982) ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pranë Departamentit të Gjuhëve Sllavo-Ballkanike si Specialiste e Gjuhës Greke dhe studimet pasuniversitare në Letërsi të Krahasuar pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit Aristotel të Selanikut, në Departamentin e Filologjisë si dhe ka kryer kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Është kandidate doktorature në Letërsi të Krahasuar në Departamentin e Gjuhës dhe Filologjisë Italiane në Fakultetin Filozofik të Universitetit Aristotel, Selanik.

Znj. Gjapi është Ass/Lektore në Departamentin Pedagogji-Psikologji pranë Kolegjit Universitar “Logos”. Gjatë eksperiencës në fushën e mësimdhënies ajo ka bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve si korrigjuese e testeve të maturës shtetërore për lëndën me zgjedhje “Gjuhë Greke”, po ashtu dhe me Sektorin e Diasporës dhe Minoriteteve. Gjithashtu, znj. Gjapi ka bashkëpunuar me kolegjin Greko-Shqiptar “Arsakeio e Tiranës” si dhe me Fondacionin Grek të Kulturës në Tiranë.

Ajo ka dhënë kontributin e saj vullnetar në mësimdhënien e gjuhës shqipe pranë shoqatës “Nënë Tereza” në Selanik si dhe gjuhë greke pranë shkollës “Odisea” po në këtë qytet, duke pasur në fokus të saj integrimin e plotë të komuniteteve të ndryshme në jetën sociale të vendit. Në të njëjtën kohë znj. Gjapi ka punuar dhe pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik, Greqi.

Znj. Gjapi gjatë rrugëtimit të saj në fushën e mësimdhënies ka ndjekur një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të mësimnxënies efektive te studentët në fushën e gjuhës dhe të letërsisë ndër të cilat në mënyrë indikative mund të përmenden:

• Qasje dhe Aktivitet Novatore në mësimdhënien e letërsisë, Greqi.
• Shkrim Krijues, Greqi.
• Mësimdhënia e greqishtes si gjuhë e dytë/e huaj për studentët dygjuhësh ose studentë me profil emigrant, Greqi.
• Udhëzime plotësuese në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, Kosovë.
• Praktikat e Pranueshme në Arsimin Ndërkulturor Dygjuhësor, Shqipëri.

Znj. Gjapi ka ndjekur dhe ka marrë pjesë gjithashtu në konferenca të ndryshme shkencore, të cilat lidhen me fushën e saj kërkimore.

Kontakt: saimira.gjapi@kulogos.edu.al


MSc. Marinela Pane

Marinela Pane është një profesioniste me përvojë në fushën e punës sociale dhe lektore në Degën e Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Linguistik,Kolegji Universitar Logos, si dhe lektore në Departamentin e Politikës Sociale dhe Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Përvoja e saj e gjerë në këtë fushë, kryesisht në sektorin jo-fitimprurës, i mundëson asaj të ofrojë studentëve kuptime praktike dhe shembuj realë, duke e pasuruar kështu përvojën e tyre të mësimit.

Marinela Pane ka kontribuar aktivisht në profesionin e punës sociale përmes hulumtimeve, botimeve dhe pjesëmarrjes në konferenca dhe workshope. Fokusi i mësimdhënies dhe hulumtimeve të saj është në tema si: Puna Sociale në Shëndetësi; Sociologjia e Shëndetit; Menaxhimi i Projekteve në Shërbimet Sociale; Shërbimet Sociale në Sistemin e Drejtësisë; Administrimi i Shërbimeve Sociale;Supervizimi i Shërbimeve Sociale. Gjithashtu, ajo ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme nga konceptimi deri në implementimin e tyre në drejtime të ndryshme, si ofrimi i shërbimeve, mbledhja e fondeve, ndihma në zhvillimin e kapaciteteve, si dhe lobimi dhe avokimi për grupet vulnerabël, si pacientët në fazën terminale, të moshuarit në nevojë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kontakt: marinela.pane@kulogos.edu.al