Në KU “LOGOS” japin mësim pedagogë me formim nga një spektër i gjerë fushash studimi, të njohur për kontribute në mësimdhënie në arsimin e lartë, në kërkimin shkencor dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
KU “LOGOS” ka pedagogë me përvoja nga bota reale. Mbi 80% e tyre sjellin përvojën e gjatë dhe të pasur nga shëndetësia, biznesi, informatika, administrata publike, arsimi, organizata dhe kompani të ndryshme. Ata e ndërthurin teorinë me shembujt e përvojës nga bota reale dhe lidhjet e tyre mund t’u sigurojnë studentëve mundësi të vlefshme për profesionin dhe rrjetet profesionale.
Pedagogët e KU “LOGOS” kanë një përkushtim të veçantë për të organizuar të nxënit e studentëve, bazuar në qasjen me në qendër studentin. Njohuritë, përvoja dhe përkushtimi i personelit akademik, të kombinuara me punën e studentëve, mbështesin zhvillimin e tyre si në aspektin akademik ashtu edhe personal. Kjo i ndihmon studentët që të jenë gati për fitimin e diplomës dhe vazhdimin e studimeve të mëtejshme ose të futen në botën e punës.
Me një raport studentë – pedagog në Kolegjin Universitar “LOGOS” 6 : 1, studentët do të njohin personalisht pedagogët. Pedagogët nuk janë vetëm mësimdhënës, por janë, gjithashtu, këshilltarë dhe mentorë të besuar. Ata madje mund të ndihmojnë studentët të kryejnëprojektin kërkimor - një mundësi kjo që nuk ofrohet kudo për studentët universitarë. Studentët marrin vëmendjen që u nevojitet për tëarritur sukses në shkallën më të lartë.
KU “LOGOS” ka personel akademik ndërkombëtar që ofron një ekspertizë ndërkombëtare në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor.
Për të parë gjithë stafin stafin akademik të LOGOS mund të klikon link-un 'Personeli Akademik LOGOS':
Personeli Akademik LOGOS