Loading....

Misioni,Vizioni dhe Vlerat

Misioni

Misioni i Kolegjit Universitar “LOGOS” është t’i shërbejë shoqërisë nëpërmjet arsimimit, kërkimit shkencor, inovacioneve; nxitjes së zhvillimit individual për transformimin e jetëve; garantimit të suksesit të studentëve në një mjedis global; ofrimit të shërbimeve akademike dhe zhvillimit të një komuniteti gjithëpërfshirës.

Moto

Kolegji Universitar “LOGOS”: “DRITË DHE FUQI JETE”
Universitar “LOGOS” garanton suksesin e studentëve për të ardhmen duke i përgatitur ata në mënyrë akademike, profesionale dhe sociale. Të mësuarit e lidhur me jetën reale, u mundëson studentëve që ata të jenë të gatshëm për tregun e punës, të konkurrojnë suksesshëm në një ekonomi globale dhe të përballojnë sfidat e jetës.

Vizioni

Kolegji Universitar “LOGOS” synon të jetë një qendër moderne e të mësuarit dhe e kulturës për transformimin e jetëve.

Vlerat

  1. Profesionalizmi
  2. Përsosmëria akademike
  3. Integriteti
  4. Respekti
  5. Diversiteti
  6. Përgjegjësia
  7. Sinergjia