Loading....

Historiku

Data e themelimit
Kolegji Universitar “LOGOS” është institucion privat, jofitimprurës, i themeluar në vitin 2008, dhe me seli në Tiranë, Shqipëri. Veprimtaria e tij është pjesë e Fondacionit « LOGOS », i regjistruar si person juridik me Vendim Nr. 284, datë. 26.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kolegji u licencua për ushtrimin e veprimtarisë arsimore me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 1055, datë 29.07.2009 “Për licencimin e Shkollës së Lartë Private “Logos“ (SHLP “LOGOS”), sot Kolegji Universitar “LOGOS”.

Themeluesi
Kolegji Universitar “LOGOS“ u themelua nga Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasios Yannoulatos dhe njëkohësisht Presidenti i Fondacionit “Logos”. Kryepeshkopi Anastasios Yannoulatos është erudit i njohur, i cili ka shërbyer si Profesor i Historisë së Shkencave Fetare në Universitetin Shtetëror të Athinës, Kapodistria nga viti 1972 - 1992 dhe sot mban titullin Profesor Nderi në këtë universitet dhe është Anëtar Nderi në Akademinë e Athinës. Ai është Senator Nderi në Akademinë Evropianë të Shkencës dhe Artit në Salsburg që prej vitit 2019. Ai ka marrë titullin Doktor Nderi në Teologji dhe Filozofi nga njëzet universitete, (nga Greqia, Amerika, Qiproja, Rumania, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Italia).

Ai është anëtar i shumë shoqërive shkencore ndërkombëtare. Ai është zgjedhur vazhdimisht në pozita të larta drejtuese në organizata ndërkombëtare. Ai ka qenë nënkryetar i Konferencës së Kishave Evropiane, (2003-2009) dhe Kryetar i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013).

Ai është nderuar me medalje dhe çmime nga shumë kisha orthodhokse dhe 30 vendeve të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.

Që nga viti 2006 ai është President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqe. Ai është anëtar i shumë shoqërive shkencore ndërkombëtare. Kontributet e tij në Teologji, dëshminë bashkëkohore, afrimin dhe dialogun e ndër-krishterë dhe në bashkëjetesën paqësore mes njerëzve janë njohur ndërkombëtarisht.

Iniciativa Arsimore
Kolegji Universitar “LOGOS” mbart ndihmesën e rëndësishme të themeluesit të tij dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për të rinjtë dhe më gjerë akoma për shoqërinë shqiptare përmes arsimimit në të gjitha nivelet.

Bazuar në parimin pedagogjik se edukimi i duhur i qytetarëve të denjë dhe krijues fillon që në fazat më të hershme të jetës, themeluesi i Fondacionit Logos ka financuar që nga viti 1994 dhe mbështet deri më sot 21 institucione parashkollorë në Tiranë dhe në qytete të ndryshme, tre shkolla fillore dhe pesë shkolla të mesme në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Në vitin 1992, në Manastirin e Shën Vlashit u themelua dhe vazhdon të funksionojë Akademia Teologjike 4-vjeçare, pas shkollës së mesme. Nga viti 2000 deri në vitin 2013, në Tiranë dhe Gjirokastër funksionoi “Instituti i Formimit Profesional” “Frymë Dashurie”, nga i cili vetëm në Tiranë u diplomuan 1276 studentë, të cilët u punësuan menjëherë në tregun e punës.

Pas zhvillimeve në sistemin arsimor në Shqipëri dhe bazuar në përvojën dhe suksesin e Institucionit të Formimit Profesional “Fryma e Dashurisë”, në vitin 2008 u krijua Fondacioni LOGOS dhe si aktivitet i tij Kolegji Universitar “LOGOS”.

Fillimisht, Kolegji Universitar “LOGOS” përbëhej nga vetëm dy fakultete: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Fakulteti Ekonomik. Në vitin 2018 u shtua edhe Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor.

Emri dhe motoja
Emri “LOGOS” dhe motoja shoqëruese e tij “dritë dhe fuqi jete” përmbledh me pak fjalë kuptimin dhe qëllimin e krijimit dinamik akademik me këndvështrim të hapur: pasurimi i mendimit njerëzor, studim kërkimor, zgjerim i dijes, trajnim i të rinjve të kualifikuar që do të punojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin shumëdimensional të shoqërisë moderne. Të porsadiplomuarit do të gëzojnë avantazhe nga dhurata e Arsyes (Logos) në mënyrë krijuese, në shprehjen e frymëzimit, dhe në fuqinë nga Fjala e përjetshme (Logos), e cila sjell dritë dhe fuqi për jetën.

Fakultetet - Departamentet - Programet e Studimit
Kolegji Universitar “LOGOS” është institucion akademik privat jo fitim prurës. Kolegji Universitar “LOGOS” është institucion i akredituar dhe përmes strukturës së tij organizative ofron programe studimi të akredituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.

Programet e tij janë në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe synojnë dije, risi, kërkim shkencor, ushtrime praktike, punësim në tregun e punës, nxitje të vlerave njerëzore dhe kulturës.

A. Cikli i parë i programit të studimit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Fakultetin Ekonomik.

A1. Që prej vitit 2010, me Urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 396, datë 02.08.2010, Shkolla e Lartë Private “LOGOS” ofron këto programe:
a) Cikli i Parë në Informatikën e Zbatuar (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara)
b) Cikli i Parë në Menaxhim Turizëm (Fakulteti Ekonomik)

A2. Që prej vitit 2011 në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 1, datë 06.01.2011, SHLP “LOGOS” iu shtuan dy programe të reja studimi përkatësisht në Fakuletin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara:
c) Cikli i Parë në Financë - Kontabilitet (Fakulteti Ekonomik)
d) Cikli i Parë në Menaxhim Biznesi (Fakulteti Ekonomik)
e) Cikli i Parë në Teknikë i Lartë në Laboratorë Mjekësorë (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara)

A3. Që prej vitit 2018, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor ofron këto programe studimi:
a) Cikli i Parë në Studime Theologji Sociale dhe Shkencat Religjioze (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 192, datë 20.04.2018 u ofrua programi i studimit nga Departamenti i Theologjisë Sociale dhe Shkencat Religjioze (aktualisht Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës)
b) Cikli i Parë në Gjuhë dhe Civilizim Grek (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 433, datë 20.07.2018, ofrohet program studimi nga Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë (aktualisht Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek)
c) Cikli i Parë në Mësuesi për Arsimin Parashkollor (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 432, datë 20.07.2018, program studimi i ofruar nga Departamenti i Arsimit Parashkollor (aktualisht Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë)
d) Cikli i Parë në Punë Sociale (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 455, datë 26.07.2022, program studimi i ofruar nga Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë)
e) Cikli i Parë në Gjuhe-Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 333, datë 04.07.2023, program studimi i ofruar nga Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek)

A4. Që nga viti 2019 në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 405, datë 25.07.2019, ofrohet programi i studimit nga Departamenti i Agrobiznesit:
a) Program studimi me karakter profesional në “Agrobiznes” me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”.

B. Programe të ciklit të dytë të studimi
Që nga viti 2013, me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 335, datë 16.08.2013, Shkolla e Lartë Private “Logos”, aktualisht Kolegji Universitar “LOGOS”, ofron:
a) Master Profesional në Financë dhe Kontabilitet (Fakulteti Ekonomik)
b) Master Profesional në Teknikë i Lartë në Laboratorë Mjekësorë. (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara)
Që nga viti 2021, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 374, datë 23.09.2021, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron:
“Master i Shkencave” në “Turizëm Religjioz” (Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor)
Që nga viti 2022, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 596, datë 04.10.2022, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron:
“Master i Shkencave” në “Përkthim Profesional” (Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor)
Që nga viti 2023, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.455, datë 14.08.2023, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron:
“Master Profesional në “Theologjia Sociale dhe Praktike”
Që nga viti 2024, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.445, datë 22.08.2024, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron:
“Master i Shkencave në “Financë-Kontabilitet”

II. FAKULTETET
Pas miratimit të Ligjit Nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” u ndryshua statuti ligjor i institucionit nga Shkolla e Lartë Private “Logos” në Kolegjin Universitar “LOGOS” fillimisht me dy fakultete. Aktualisht Kolegji Universitar “LOGOS” përbëhet nga tre fakultete: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor.

A. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
Struktura e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara për periudhën 2015-2019
1. Departamenti Teknikë i Lartë në Laboratorë Mjekësore
2. Departamenti Informatikë e Zbatuar
3. Qendra e Kërkimit Shkencor

Struktura e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara që nga viti 2019
(Departamentet janë riorganizuar në bazë të Vendimit Nr. 23, datë 11.09.2019 të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS”)
1. Departamenti i Shkencave Mjekësore
2. Departamenti Informatikë e Zbatuar dhe Statistikë
3. Departamenti i Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

B. Fakulteti Ekonomik
Struktura e Fakultetit Ekonomik, në periudhën 2015-2019 ka qenë:
1. Departamenti Financë - Kontabilitet
2. Departamenti i Menaxhim Biznesi
3. Departamenti i Menaxhim Turizëm

Struktura e Fakultetit Ekonomik që nga viti 2019 (Departamentet janë riorganizuar në bazë të Vendimit Nr. 23, datë 11.09.2019 të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS”)
1. Departamenti Financë - Kontabilitet
2. Departamenti i Menaxhimit (përfshihen programet e Menaxhim Biznesit dhe Menaxhim Turizmit);
3. Departamenti i Agrobiznesit (program profesional me 2 profile)

C. Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor (krijuar si njësi bazë në përputhje me Urdhrin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 408, datë 13.07.2018)
Struktura e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor në vitin 2018 ishte:
1. Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek,
2. Departamenti i Theologjisë Sociale dhe Shkencave Religjioze,
3. Departamenti i Arsimit Parashkollor

Struktura e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor që nga viti 2019 (Departamentet janë riorganizuar në bazë të Vendimit Nr. 23, datë 11.09.2019 të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS”)
1. Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek;
2. Departamenti Theologjisë dhe Kulturës;
3. Departamenti Pedagogjisë dhe Psikologjisë.

Kolegji Universitar Logos është përkushtuar të pajisë studentët me këndvështrimin individual dhe profesional, me veprimtari jashtëmësimore, praktika pune, mobilitete dhe ndërmjetësim karriere, duke u mbështetur në vizionin e Fondacionit dhe vendimet e Senatit dhe Bordit të Administrimit.