Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti Agrobiznesit

Dr. Olda Çiço

Biografia:

Olda Çiço, lindur më 19 maj 1977, është diplomuar për Menaxhim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit “F.S.Noli” Korçë në vitin 1999 dhe ka kryer studimet Master të nivelit të dytë për Administrim Biznesi në Institucionin e Arsimit të Lartë ISSAT në bashkëpunim me Universitetin UBIS Zvicër, në vitin 2011.

Prej vitit 2018, zotëron gradën Doktor në Marketing, të fituar në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Olda Çiço ka filluar karrierën në mësimdhënie në universitetin ku ka kryer studimet, menjëherë pas përfundimit të tyre. Në vazhdimësi, ka ndjekur këtë karrierë në disa institucione të arsimit të lartë private e publike.

Është përfshirë dhe ka mbajtur përgjegjësi për çështjet e administrimit të arsimit të lartë dhe proceset e akreditimit të programeve dhe institucionale, në të gjitha institucionet ku ka punuar. Olda Çiço ka kryer botime dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në disa vende të rajonit e më gjerë, si autore e parë dhe bashkëautore.

Është përfshirë në seminare trajnuese të nivelit akademik në çështjet e mësimdhënies dhe zbatimeve praktike të parimeve të biznesit Olda Çiço ka përvojë pune në institucione të tjera shtetërore e private, në pozicione drejtuese dhe duke u vlerësuar nga instancat përgjegjëse.

Prej vitit 2005, Olda Çiço është anëtare e People to People International dhe prej vitit 2009 është anëtare themeluese e Rotary Club Tirana West.

Email: olda.cico@kulogos.edu.al


Prof. Asoc. Dr. Gjergji Papa

Biografia:

Profesor i Asociuar Gjergji Papa, është diplomuar në fushën e Agronomisë në vitin 1983 dhe është doktoruar në të njëjtën fushë në vitin 1999. Prej vitit 2007, mban titullin Profesor i Asociuar. Është përfshirë në karrierën akademike pas përfundimit të studimeve të larta, duke treguar profesionalizëm në fushën që mbulon dhe duke marrë vlerësimet e studentëve, kolegëve dhe drejtuesve.

Me një përvojë 40-vjeçare, Profesor i Asociuar Gjergji Papa është autor dhe bashkautor i disa monografive dhe shumë artikujve shkencorë në revista kombëtare e ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrës e drejtues në disa projekte të fushës së agrobiznesit.

Profesor i Asociuar Gjergji Papa ka mbajtur gjithashtu pozicione drejtuese në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “F.S.Noli”, duke treguar përgjegjësi për çështjet e administrimit të arsimit të lartë dhe proceset e akreditimit të programeve përkatëse dhe ato institucionale.

Gjergji Papa është gjithashtu një bashkëshort e prind i mirë dhe një qytetar i angazhuar në lëmin social e politik, duke dhënë shembullin më të mirë në fushën akademike dhe profesionale.

Email: gjergji.papa@kulogos.edu.al


MSc. Vasilika Mulla

Biografia:

Msc.Vasilika Mulla i është bashkuar ekipit të Kolegjit Universitar “Logos”, si asistent pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Agrobiznesit e angazhuar në mësimdhënien e lëndëve “Plani dhe Fushata Marketing” si edhe “E-Marketing”. Ajo ka hulumtime në kërkim shkencor, me fokus në edukimin financiar dhe lëvizjen "slow food", të cilat mbështesin zhvillimin e njohurive financiare për vendimmarrje të qëndrueshme dhe promovimin e ushqimeve të prodhuara dhe konsumuara me kujdes ndaj natyrës dhe komunitetit.

Ajo është një profesioniste me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, burimet njerëzore, sektorin bankar dhe akademinë. Vasilika është e diplomuar në vitin 2001 në Financë, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe ka marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimi profesional. Ajo flet disa gjuhë, duke përfshirë anglisht, frëngjisht, italisht dhe greqisht.

Karriera e saj 23 vite përfshin role të rëndësishme në institucione arsimore publike dhe jopublike si Universiteti i Tiranës, ku ka qenë Kryetare e Degës së Projekteve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Ajo ka menaxhuar të gjithë procesin e aplikimeve për projekte si edhe ka kontribuar në realizimin me sukses të projekteve kombëtare e ndërkombëtare të institucionit. Gjithashtu ajo ka qenë pjesë në Komitetin Organizativ të të gjithë Konferencave Kombëtare e Ndërkombëtare të organizuara nga institucioni. Ajo ka marrë pjesë si bashkëautore në studime të ndryshme të realizuara si: “Udhëzuesi i Teknologjisë dhe Inovacionit në Mësimdhënie e Mёsimnxënie për mësuesit në arsimin parauniversitar” i shoqëruar edhe me broshurën e Moduleve të Trajnimit; Studim i Tregut të Punës për Studentët e Fakutetit të Gjuhëve të Huaja, etj.

Më parë, ajo ka qenë Asistent Lektore në lëndën “Manaxhimi i Burimeve Njerezore” në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin "Luarasi", ku njëkohësisht ka qenë edhe Drejtore e Zyrës së Burimeve Njerëzore në po këtë universitet.

Në përvojën e saj të gjerë Msc. Vasilika Mulla ka mbajtur role të rëndësishme drejtuese në sektorin bankar, ku ka punuar me Bankën Emporiki Albania, Credit Agricole, duke projektuar strategji për produktet financiare të Retail dhe duke mbikëqyrur marrëdhëniet me klientët në pozicione të ndryshme menaxheriale.

Email: vasilika.mulla@kulogos.edu.al


MSc. Enxhi Marku

Biografia:

Enxhi Marku është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku përfundoi studimet e saj në Ekonomiks (2011-2014) dhe më pas vijoi studimet e ciklit të dytë në degën e Marketingut, duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera në 2016.

Në të njëjtin vit, Enxhi filloi karrierën e saj si Asistent Lektore në Kolegjin Universitar “LOGOS”, ku ka zhvilluar lëndë të ndryshme si “Bazat e Marketingut”, “e-Marketing”, “Komunikim në Biznes”, “Drejtim Marketingu”, “Sjellje Konsumatore”, “Inovacion”, “Sipërmarrje” etj.

Enxhi është autore dhe bashkautore e një sërë artikujsh në fusha të ndryshme të marketingut, e-marketingut, dhe komunikimit marketing, të publikuara në revista shkencore dhe të prezantuara në konferenca ndërkombëtare në Shqipëri, dhe vende të tjera si Turqia, Rumania dhe Austria. Ajo ka marrë pjesë në konferenca dhe aktivitete shkencore ku ka referuar tema aktuale dhe të rëndësishme për zhvillimin e marketingut, duke përfshirë tema mbi marketingun dixhital, strategjitë e e-marketingut, ndikimin e mediave sociale në sjelljen konsumatore, dhe shumë të tjera.

Përveç karrierës akademike, Enxhi ka ndjekur trajnime të shumta në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, hartimit dhe menaxhimit të projekteve, dhe ka marrë pjesë në shkolla verore ndërkombëtare, duke thelluar njohuritë dhe aftësitë e saj në kontekste të ndryshme kulturore dhe profesionale.

Email: enxhi.marku@kulogos.edu.al