Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës

PhD. Pavlos Symeonidis

Biografia:

Z. Symeonidis ka punuar me kompjuter që në moshën 12-vjeçare. Magjepsja e tij me këtë fushë e shtyu të ndjekë studimet Bachelor dhe Master në Shkenca Kompjuterike. Në vitin 2006 ai mbrojti doktoraturën me titull "Vlerësimi i automatizuar i programimit Java për Programet Mësimore të Shkencave Kompjuterike" në Universitetin e Nottingham. Z. Symeonidis ka vënë në dispozicion të publikut interesat e veta kërkimore dhe akademike në fushën e edukimit në Shkencat Kompjuterike në formën e punimeve të botuara në disa konferenca dhe revista edukative.

Z. Symeonidis ka dhënë kurse trajnimi Java në akademi dhe industri prej më shumë se 20 vjetësh dhe është autor i dy kurseve të programimit Java që ofrohen nga Universiteti i Nottingham për studentët universitarë të shkencave kompjuterike. Deri më sot ai ka punuar në një sërë projektesh komerciale dhe arsimore duke përfshirë Interactive Classroom Explorer dhe Nelson-Thorne's Cursive Handwriting. Ai ishte projektuesi dhe zhvilluesi kryesor i sistemit të shënimit CourseMarker, sistemi lider në mbarë botën i softuerit të vlerësimit kompjuterik për programet kompjuterike. Në qershor 2015, ai vendosi me sukses sistemin e parë të Menaxhimit të Gjelbërimit Urban Grek për Bashkinë e Selanikut të titulluar “GreenTree”, një sistem të cilin ai e ka projektuar dhe zhvilluar vetë.

Z. Symeonidis ka gjithashtu një përvojë të gjerë në hartimin e bazave të të dhënave (DB), veçanërisht atyre leksikografike, në një mori mjedisesh (Dbase, Access, MySQL) si:

  • • DB për “Fjalorin etimologjik të dialektit qipriot” ISBN: 978-9963-253-17-3
  • • DB për "Fjalorin e kundërt të dialektit qipriot" ISBN: 978-9963-645-58-9
  • • DB për “Fjalorin etimologjik të emrave të vendeve dhe mbiemrave të greqishtes moderne” ISBN: 978-960-92762-0-7
  • • DB për librin “Historia e Dialektit Qipriot” ISBN: 9963-645-25-9
  • • DB për librin “Efekti i gjuhës greke në sistemin e emrave në gjuhët paleosllave dhe veçanërisht në gjuhën bullgare” ISBN: 9963-0-8063-4
  • • DB për librin e J. Nehama-s “Histoire des Israélites de Salonique” (1935-1978) (i njohur ndryshe si Historia e Izraelitëve të Selanikut)

Email: pavlos.symeonidis@kulogos.edu.al


Prof. Dr. Ilia Ninka

Biografia:

Përfundoi studimet Universitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë Speciale, 1966-1971.

Bashkëpuntor me disa univeristete si:
> Universiteti i Siegen-it Gjermani
> Universiteti Portsmuthit Angli
> Universiteti CEU Hungari
> Universiteti Aristotel Selanik, Greqi
> Universiteti Bristolit Angli
> Universiteti Marne La Vallee, France
> Visiting Professor, SEE University
> Visiting Professor, Universiteti i Tetoves

Një ndër themeluesit e Katedrës së Informatikës dhe ngritjes së Degës së Informatikës 1984. Përgjegjës i Departamentit të Informatikës. Hartues planesh mësimore të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë në Departamentin e Informatikës UT.

Anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës, Kryetar i komisionit të lëndës "Informatika".

Kryetar i grupit këshillimor shkencor për programin "Sistemet dhe teknologjitë e informacionit". Kryetar i Komisionit të Provimit të Shtetit të caktuar me Urdhrat e Ministrit të Arsimit “Për ngritjen e Komisionit të Provimit të Shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, Drejtimi Informatikë.

Anëtarët e Komisionit të Provimit të Shtetit të caktuar me Urdhrat e Ministrit të Arsimit “Për ngritjen e Komisionit të Provimit të Shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, Drejtimi Matematikë-Informatikë.

Udhëheqës i mbi 20 Doktoraturave, dhe një numri të konsiderueshëm diplomash Masteri Shkencor.
Drejtues i disa projekteve.

Autor i mbi 30 teksteve shkollore të Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit si dhe i disa teksteve Universitare. Autor monografie, artikujsh shkencorë popullorë, artikujsh të paraqitur në Konferenca Shkencore, hartues raportesh teknike, leksionesh të shkruara në lëndët C++, JAVA, Inteligjencë Artificiale, UML, programim në Web.

Titullar lëndësh si Struktura të dhënash, Logjikë qarqesh, Inteligjencë Artificiale, Gjuha C, Metoda Numerike, GJUHA FORTRAN, Gjuha Pascal, Gjuha C++, Gjuha Java.

Autor ose bashkëautor i rreth 40 artikujve shkencorë.
Drejtues i ekipit përfaqësues në Olimpiadat Ndërkombëtare të Informatikës.
Anëtar Jurie i Olimpiadave Informatike. Kryetar i Jurisë së Olimpiadës Ballkanike të Informatikës.
Zotërues me gojë e me shkrim i gjuhëve: Frëngjisht, Anglisht, Italisht, Rusisht

Organizata Joqeveritare

  1. Anëtar Rotary Club Tirana 1993 e në vazhdim
  2. President i Rotary Club Tirana 1994-1995
  3. Anëtar Nderi i Rotary Club, Korça
  4. Medalje Nderi nga Universiteti Fan Noli Korçë

Email: ilia.ninka@kulogos.edu.al


MSc. (Dr. kand) Olta Llaha

Biografia:

Nga muaji Tetor i vitit 2014 e në vazhdim, e punësuar si pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar “Logos”. Nga Tetor i vitit 2013 e në vazhdim, e punësuar si pedagoge e me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Gjatë vitit akademik 2019-2020 ka punuar si pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Nga viti 2019 dhe në vazhdim, ndjek studimet e doktoraturës pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2013, ka marrë titullin Master i Shkencave në degën Informatikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Fushat e kërkimit janë: Analiza e të dhënave të mëdha dhe sistemet e menaxhimit, Bazat e të dhënave, Analiza e të dhënave, Web-i Semantik, etj. Ajo ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka qenë aktive në buletine dhe revista shkencore. Gjatë viteve të fundit ka bërë disa botime brenda dhe jashtë vendit.

Gradat dhe titujt akademikë :
Kandidat për Doktor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Universiteti i Evropës Juglindore (në vazhdim)
Master i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2013)
Bachelor në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2011)

Email: olta.petritaj@kulogos.edu.al


MSc. Eleni Papapano

Biografia:

Eleni Papapano ka kryer studimet Bachelor (BSc) në Informatikë të Zbatuar, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar Logos (2018), Master i Shkencave (MSc) në Inxhinieri Informatike , në Institutin Kanadez të Teknologjisë (2021). Eleni është një Alumni që rikthehet për t’u angazhuar si Pedagoge e Brendshme për 2 lëndë: Java & Arkitekturë x86 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Kolegjit Universitar Logos. Kontributi i saj ne Kolegjin Universitar Logos nuk mbaron këtu pasi gjatë studimeve ajo ka kontribuar si vullnetare për këshillimin e studentëve në programin Erasmus. Që prej përfundimit të studimeve ajo ka punuar fillimisht si Specialiste IT në Institucionin Shërbmit Gjeologjik Shqiptar dhe më pas si Zhvilluese Software-sh fillimisht në INNOVAWAY SH.P.K. , më pas si Zhvilluese Software-sh në Service Factory SH.P.K.(partnerë të CORVALLIS Group) dhe aktualisht si Inxhiniere Software-sh në DigitSapiens SH.P.K.

Eleni Papapano ka marrë pjesë në shumë Trajnime & Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare që nga viti 2015, të orientuara kryesisht drejt teknologjisë, zhvillimit dixhital, biznesit dhe rolit të femrave në teknologji.

Për sa i përket interesave të saj ato lidhen gjerësisht me teknologjinë dhe zhvillimin e software-ve dhe platformave të menaxhimit dhe operimit në industri të ndryshme. Aktualisht Eleni është zhvilluese e një platforme që menaxhon kontrollin e mjeteve elektrike të transportit në disa shtete të Europës dhe gjithashtu merret me mirëmbajtjen e platformës aktuale dhe analizimin e të dhënave.

Gradat dhe titujt akademikë:
Master i Shkencave (MSc) në Inxhinieri Software, Instituti Kanadez i Teknologjisë (2021)
Bachelor (BSc) në Informatikë të Zbatuar, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar Logos (2018)

Email: eleni.papapano@kulogos.edu.al


MSc. (Dr. kand) Entela Kostrista

Biografia:

Entela Kostrista (1991) u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në Bachelor (2010-2013) dhe Master i Shkencave në Matematikë (2013-2015).

Në periudhën 2019-2021 ka ndjekur një program të dytë studimi, Master i Shkencave në Statistika Zyrtare, ofruar për herë të parë nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe INSTAT. Aktualisht është në vitin e tretë të studimeve të doktoratës pranë Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Nga viti 2016 është staf akademik me kohë të plotë në Kolegjin Univeristar LOGOS dhe prej dy vitesh, është angazhuar edhe si staf akademik i ftuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës për lëndën “Statistikë e Aplikuar”.

Eksperiencën e saj në fushën e kërkimit shkencor e ka nisur me një intership në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, për t'u bërë më pas pjesë e Qendrës Kërkimore në Kolegjin Universitar LOGOS. Si analiste e të dhënave, ajo ka bashkëpunuar me studiues të fushave të ndryshme si dhe ka kryer një sërë trajnimesh dhe certifikimesh në fushën e statistikës, gjithashtu për softuer të ndryshëm statistikorë.

Entela ka marrë pjesë dhe aktualisht është e angazhuar në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ajo ka kryer mobilitete përmes programit Erasmus në universitetet partnere të Kolegjit Universitar LOGOS dhe ka marrë pjesë në projekte për shkëmbimin e përvojave të ndryshme mësimore.

Është pjesë e bordeve organizative të konferencave shkencore dhe anëtare e redaksisë së Revistës Studentore LOGOS.

Fusha e kërkimit: Statistikë, Analiza Ekonometrike, Modelime matematikore
Lëndët: Statistikë, Matematikë e Zbatuar

Email: entela.kostrista@kulogos.edu.al


MSc. Sandra Bardhi

Biografia:

Diplomuar në Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Me përvojë si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, në departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, duke ndihmuar studentët të zhvillojnë njohuri praktike dhe teorike.

Si specialiste IT, ajo ka punuar në projekte të ndryshme që përfshijnë menaxhimin dhe zgjidhjen e problemeve teknologjike, duke siguruar funksionimin e suksesshëm të sistemeve. Pjesa më e rëndësishme e karrierës së saj është si zhvilluese Java, ku ka kontribuar në zhvillimin e aplikacioneve dhe zgjidhjeve software inovative.

Pasioni i saj për arsimimin dhe teknologjinë krijon një ambient mësimor stimulues, ku çdo student ndjehet i motivuar të arrijë potencialin e tij maksimal.

Email: sandra.bardhi@kulogos.edu.al


MSc. Marin Collaku

Biografia:

Marin Çollaku ka kryer studimet Bachelor (BSc) në Informatikë Ekonomike, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tiranës (2017), Master i Shkencave (MSc) në Sisteme Informacioni në Ekonomi pranë Universitetit të Tiranës (2019). Ai është pjesë e Kolegjit Universitar Logos si pedagog i brënshëm që nga viti 2024. Gjithashtu që nga viti 2020 angazhohet si pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndët Algoritmikë dhe Strukturë të Dhënash.

Që prej përfundimit të studimeve Bachelor në vitin 2017 ai ka punuar fillimisht si Software Developer dhe më pas Team Lead në kompaninë Helius Systems.

Marini është i interesuar në fushat e dizenjimit te zgjidhjeve software-ike, menaxhimit të projektit, sisteme te aplikuara në institucione financiare.

Gradat dhe titujt akademikë:
Master i Shkencave (MSc) në Sisteme Informacioni në Ekonomi (2019)
Bachelor (BSc) në Informatikë Ekonomike, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (2017)

Email: marin.collaku@kulogos.edu.al