Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Financë-Kontabilitet

Prof. Dr. Artur Ribaj

Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Konsulent për tregjet financiare.
Rreth 25 vjet përvojë pune në fushën akademike si lektor në universitete publike dhe së fundmi edhe në privat për lëndë të lidhura me tregjet dhe institucionet financiare, audit, menaxhim risku, etj. Autor artikujsh shkencor të botuar në revista të indeksuara me SCOPUS, apo indeksime të tjera. Autor punimesh në konferenca ndërkombëtare si edhe oponent dhe udhëheqës shkencor për disertacione në fushën e tregjeve financiare. Mban gradën Doktor Shkencash prej vitit 2004 nga FEUT, si edhe titullin Prof. Asoc. prej vitit 2012, ndërsa në vitin 2021 mori titullin professor doktor. Zotëron certifikime ndërkombëtare në fushën e Letrave me Vlerë (Titujve), Menaxhimit të Rrezikut, Stabilitetit Financiar, Legjislacioni i BE-së, Pastrimit të Parave, etj.;

Mbi 20 vjet eksperiencë pune si drejtues në disa pozicione në Bankat më të mëdha, ndër të cilat 5 vjet si drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes në AMF dhe në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH. Gjatë këtyre viteve punë në tregjet financiare ka përfaqësuar njësitë respektive që drejtonte në marrëdhënie partneriteti me institucione të rëndësishme publike, homologë vendas dhe të huaj, autoritete të tjera mbikëqyrëse brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe institucione të tjera ndërkombëtare si Këshilli i BE-së, FMN-ja, BB, ECB, Standard & Poor's, etj. Kontribuues në hartimin dhe koordinimin e punës për raportet dhe takimet me ekspertët e FMN dhe BB dhe plotësimin e rekomandimeve të dhëna për mirëqeverisjen e ndërmjetësve financiar.

Drejtues i disa grupeve ndërdepartamentale të punës për hartimin e akteve të reja rregullatore dhe ose amendim të tyre për tregun bankar, tregun e sigurimeve, fondet e investimeve dhe fondet e pensioneve në përputhje me ACQUIS të BE-së, praktikat më të mira rajonale dhe specifikat e Shqipërisë me qëllim adresimin e rekomandimeve të dhëna nga FSAP, KE, KLSH, etj.

Kontakt: artur.ribaj@kulogos.edu.al


PhD. Romina Radonshiqi

Biografia:

Dr. Romina RADONSHIQI ka lindur 11.04.1987 në Durrës, Shqipëri. Romina është Doktoreshe Shkencash (PhD) në Ekonomi në profilin Menaxhim i Përgjithshëm, ajo ka kryer studimet master (MSC) në Administrim financiar dhe bachelor në Shkenca Administrimi. Romina ka punuar si ekonomiste dhe menaxhere projekti. Ajo punon si Petagoge në Universitet që prej vitit 2012. Ajo është pjesmarrëse në konferenca nderkombëtare shkencore dhe autore e shume artikujve shkencorë në revista shkencore nderkombtare ne Europë, SHBA, Azi, Ballkan. Romina Radonshiqi është autore e katër librave te botuara jashtë vendit Ajo është anëtare në Bordin Editorial të revistave shkencore ndërkombëtare ne Amerike dhe Azi. Romina është një nga 121 femrat shipëtare ne bote të perzgjedhur nga Albanian Excellencen në ekspozitën “121 foto në 121 jetë suksesi”. Ajo është pjesë e shoqërisë civile dhe e ftuar në shumë aktivitete të zhvilluara brënda dhe jashtë vendit kryesisht për ceshtje që prekin të Rinjtë.

Email: romina.radonshiqi@kulogos.edu.al


Dr. Jehona Kola Gjermizi

Biografia:

Dr. Jehona Gjermizi ka mbaruar studimet në nivel bachelor dhe master shkencor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në profilin Financë-Kontabilitet si një studente ekselente.

Gjithashtu ka kryer master shkencor të dytë pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD në profilin Financë-Bankë. Në vitin 2016 ka fituar gradën “Doktor i shkencave ekonomike” .

Prej vitit 2011 është lektore e lëndëve të kontabilitetit dhe financës dhe pjesëmarrëse në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Email: jehona.gjermizi@kulogos.edu.al


MSc. (Dr. Proc) Iva Sulaj

Biografia:

Znj. Iva Sulaj (Kalleshi) ka mbaruar studimet universitare në vitin 2006, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në degën Financë-Kontabilitet.

Në vitin 2011, ka përfunduar, po pranë këtij Fakulteti , Masterin e Nivelit të Dytë në Financë.

Aktualisht po ndjek studimet e ciklit te tretë, Doktoraturë në “Shkenca Ekonomike”, pranë Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës.

Pas disa eksperiencave pune në kompani shtetërore dhe private ka zgjedhur të japë kontributin e saj, tashmë prej tetë vitesh pranë Kolegjit Universitar “Logos”, në fushën akademike të cilën e ka pasion.

Disa nga lëndët që mbulon pranë Fakultetit Ekonomik, Kolegji Universitar “Logos”, janë: “Parimet Bazë të Financës”, “Investime”, “Parimet Bazë të Kontabilitetit”, “Menaxhim Financiar”.

Email: iva.sulaj@kulogos.edu.al


MSc. (Dr. Proc) Elvis Xhori

Biografia:

Diplomuar në “Bachelor” ne “Ekonomi dhe Tregti profili tregjet monetare dhe financiare” në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Genoves, Itali. Në vitin 2011 përfundon ciklin e studimeve “Master i Shkencave” në “Shkenca te ekonomise dhe te tregjeve financiare”, në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Genoves, Itali. Prej vitit 2013 angazhohet në mësimdhënie kryesisht në lëndët: Kontabilitet Kosto, Sistemet Kompjuterizuara Kontabilitet, Kontabilitet drejtimi, Kontabilitet drejtimi Avancuar, Parimet baze te Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Taksim pranë Departamentit të Financë-Kontabilitetit.Gjithashtu ka botuar një sërë artikujsh shkencorë dhe ka marre pjese ne konferenca kombetare dhe nderkombetare që trajtojnë probleme të ndryshme të sektorëve të ekonomisë. Ka kryer një sërë trajnimesh, workshop, seminare në fushat e finances dhe kontabilitetit, legjislacionit fiskal, doganor etj. Fokusi i i tij hulumtimit përqëndrohet kryesisht në çështjet financiare të struktures se kapitalit, kontabilitetit dhe standarteve kombetare dhe nderkombetare te raportimit financiar. Gjatë karrierës së tij profesionale 15 vjecare ka punuar në sektorin e finances dhe sigurimeve ne kompani brenda dhe jashte vendit. Bashkepunetor me studio kontabiliteti ne dhenien e konsulences kontabel dhe fiskale per entitete brenda dhe jashte vendit. Anetar i institutit te kontabilisteve te miratuar. Zoterues i patentes nderkombetare te kompiutrit ICDL/ECDL dhe njohje te thelluar te programeve statistikore/ financiare: EViews, Stata , Financa 5.0, Alpha business, Alpha web, Devpos, Erp Sap, E-Tax.Prej vitin 2022 ndjek studimet e ciklit te trete te studimeve doktorale ne fakultetin e Shkencave ekonomike ne profilin Finance ne “Universitetin Mesdhetar te Shqiperise” si kandidat per marrjen e grades doktor.

Email: elvis.xhori@kulogos.edu.al