Prof. Dr. Mersin Mersinllari
Biografia:
Nga shtatori 1962 deri në korrik 1966 ka kryer shkollën e mesme pedagogjike Korçë. Më pas deri në vitin 1975 ka punuar si mësues në krahina të ndryshme të vendit. Në shtator 1975 deri në korrik 1980 ka kryer studimet e larta në degën Biologji-Kimi të Universitetit të Tiranës. Nga gushti 1980 e në vazhdim është emëruar pedagog në Katedrën e Botanikës të Universitetit të Tiranës. Më 1988 ka mbrojtur gradën “Kandidat i Shkencave” e barasvlershme me “Doktor i Shkencave”. Më 1996 ka marr titullin “Asistent Profesor” dhe më 2001 titullin “Profesor”
Gjatë veprimtarisë mësimore-shkencore në Universitet ka kryer dhe një sërë detyrimesh të tjera ndihmëse si dhënie provimesh pasuniversitare brenda viteve 1982 -1990. Gjatë vitit 1994 ka kryer një specializim për problemet didaktike nga programi TEMPUS, pranë Universitetit të Anconas, Itali, ne 1999-2000 një kualifikim didaktiko-shkencor me universitetet e Pulias , Itali (Bari, Lecce), në 2003-2006, një tjetër bashkëpunim me Universitetin e Jenes, Gjermani.
Projekte: Ka qenë pjesëmarrës në projekte të ndryshme si:
1992 - 1993 – Përcaktimi I strategjisë së mjedisit në Shqipëri. Komiteti i Ruajtjes
së Mjedisit dhe Banka Botërore;
1993 - 1994 – Të njohim e të ruajmë bimët e rralla në Shqipëri. REC, Budapest;
1997 - 1998 – Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin në Shqipëri;
1997 - 1999 – Forcimi institucional i aftësisë ruajtëse të biodiversitetit në rajonin e
Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël;
1999 - Vlerësimi i potencialit të bimëve mjekësore në Parkun Kombëtar të
Prespës;
1999 - 2000 – Ruajtja e florës mesdhetare në zonën e Pulias, me aneks krijimin e
Kopshtit Botanik të Lecces, në kuadrin e Interreg 2;
2003 - 2006 – Formimi/përmirësimi i degëve/kurseve në shkencat biologjike në
Universitetin e Tiranës, Projekt i përbashkët Tempus etj.
Publikime: Veprimtaritë e ndryshme mësimore - shkencore janë shoqëruar dhe me publikime të ndryshme, të cilat përbejnë një listë të veçantë dhe të shumtë.
Kontakt: mersin.mersinllari@kulogos.edu.al
Prof. Asoc. Spartak Bozo
Biografia:
Lindur në Tiranë 03.03.1954 Studimet e Larta në degën Kimi industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Ka kryer specializime jashtë vendit në Itali, Francë në fushën e Biokimisë. Ka marrë gradën Kandidat i Shkencave (Dr) (PhD) në Institutin e Studimeve të Biosintezës, pranë Qendrës Kombëtare të Kërkimeve në vitin 1989, dhe titullin "Mjeshtër Kërkimesh' (Prof i As) në vitin 1994.
Ka punuar në Akademinë e Shkencave në Institutin e Kërkimeve Biologjike nga viti 1986-1997 si punonjës shkencor dhe që nga viti 1989 përgjegjës i Departamentit të Biokimisë e Biofizikës të këtij Instituti. Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë në Drejtorinë e Patentave dhe Markave, pranë Këshillit të Ministrave në periudhën 1997-2005. Në periudhën 2006-2016 pedagog dhe zv. Dekan ne Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor. Në periudhën 2016-2020 Përgjegjës Departamenti në Universitetin e Sporteve, i angazhuar me mësimdhënie dhe kërkim në fushën e Biologjisë, Biokimisë Biokimisë e Gjenetikës Humane.
Botime të shumta shkencore në periodikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në fushën e Biokimisë, Gjenetikës dhe përshtatjes së organizmit në kushtet e pamjaftueshmërisë dhe mungesës së oksigjenit.
Pjesëmarrje e referime kryesore në një sërë aktivitetesh shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Anëtar në vite në disa Rrjete e Shoqata shkencore e profesionale kombëtare e ndërkombëtare.
Që prej Tetor 2020, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Kolegjin Universitar “Logos”.
Kontakt: spartak.bozo@kulogos.edu.al
Prof.Asoc.Dr. TEFTA ROTA
Biografia:
Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota ka përfunduar studimet në degën Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në vitin 1972. Në vitin 1984 ka përfunduar specializimin si kirurge uropediatre pranë spitalit Saint Joseph, Paris. Në vitin 1994 mori gradën shkencore “Doktor” nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor dhe që nga viti 2001 mban titullin “Profesor i Asociuar”.
Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Që nga viti 1982, ka punuar për 30 vite si lektore në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Në periudhën 2012-2019 ka punuar si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Albanian University dhe nga viti 2016 e aktualisht, është pedagoge e brendshme në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar LOGOS.
Gjatë karrierës së saj 40 vjeçare si kirurge uropediatre pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Asoc. Tefta Rota ka mbajtur disa poste drejtuese si zv/drejtore e QSUT gjatë viteve 1977-1990. Në periudhën 2013 – 2014 ka qenë Përgjegjëse e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë në Albanian University dhe gjatë periudhës 2018 - 2020 ka mbajtur postin e Dekanes së Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Kolegjin Universitar LOGOS.
Në bibliografinë e punimeve të saj numërohen mjaft artikuj shkencorë si autore e
bashkautore, të cilët janë botuar brenda dhe jashtë vendit. Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota ka
marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe në
shumë materiale të tjera kërkimore e projekte. Ajo është anëtare në borde të ndryshme
shkencore.
Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota është njohëse e mirë e gjuhës angleze, zotëron gjuhën
franceze.
Email: tefta.rota@kulogos.edu.al
Dr. Stelijan Buzo
Steljan Buzo është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në Kolegjin Universitar “LOGOS” prej vitit 2015.
Në vitin 1972 ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë dhe është emëruar në detyrën e biofizikantit, në Laboratorin Biokimik Qendror, pranë spitalit Nr.l, Tiranë.
1972-1973: Specializim 1 vjeçar në fushën e biokimisë, në Laboratorin Biokimik Qendror, pranë Spitalit Nr 1.
Specializim në fushën e kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë Mjekësore, Universiteti Gothenburg, Suedi.
1996: Fitues i Gradës Shkencore ,”DOKTOR,” në fushën e Biokimisë Analitike Mjekësore
1974-2005: Pedagog i jashtëm, në lëndën e biokimisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Tiranës.
2010-2016: Pedagog i jashtëm, në Departamentin e biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Ciklin e Dytë të Studimeve Master i shkencave.
Autor dhe bashkëautor i 5 librave në Biokiminë Mjekësore të Aplikuar.
Autor dhe bashkëautor i mbi 100 artikujve shkencore në fushën e biokimisë mjekësore të aplikuar në revistat mjekësore nga 1974 deri në 2018.
Autor dhe bashkëautor i mbi 50 artikujve shkencorë të botuar në revistat ndërkombëtare të biokimisë mjekësore të aplikuar.
Pjesëmarrës në dhjetëra kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare në fushën e biokimisë mjekësore të aplikuar, gjatë periudhës 1985 deri 2017.
Email: stiljan.buzo@kulogos.edu.al
MSc. Dorina Minxuri
Dorina Minxuri është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamenit të Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, në Kolegjin Universitar “Logos” prej vitit 2015.
Në vitin 2010 ka përfunduar studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në degën “Mjekësi e Përgjithshme”
2019-2022: Studime te doktoratës pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me projektin kërkimor mbi patologjitë e gjendrës tiroide.
Prej vitit 2017 ushtron aktivitetin si mjeke endokrinologe në shërbimin ambulator privat në ndjekjen dhe trajtimin e individëve me patologji endokrine.
2011-2015: Specializim pasuniversitar 4 vjeçar në “ Endokrinologji dhe Diabetologji”, cikli i tretë i studimeve.
2013-2015 : Pedagoge e jashtme në lëndën e Fiziologjisë, Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.
2011- 2015: Pedagoge e jashtme në “Albanian University”
Autore dhe bashkëautore e dhjetra artikujve shkencorë në fushën e mjekësisë.
Pjesëmarrëse në dhjetra kongrese dhe simpoziume kombëtare e ndërkombëtare në fushën e mjekësisë dhe endokrinologjisë.
Anëtare e shoqates endokrinologjike ENDO Society
Anëtare e International Society of Endocrinology ISE
Anëtare e Healthcare & Biological Sciences Research Association HBSRA