Dr. Emira Spahaj
Shkollimi dhe eksperienca akademike
Përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës, vazhduar në vitet '90 me kualifikime e shkollë pasuniversitare. Në vitin 2010 fiton titullin Master i Shkencave në Shkenca Administrative, në vitin 2018 fiton gradën shkencore “Doktore” e Shkencave në fushën e menaxhimit. Nga viti 2010, pedagoge pranë Fakultetit Ekonomik Universiteti i Tiranës, në Universitetin Metropolitan Tirana pedagoge dhe Drejtore e Qendrës së Vlerësimit të Brendshëm të Cilësisë, në vitin 2019 e në vazhdim Përgjegjëse e Departamentit të Menaxhimit pranë KU Logos.
Lektore në disa lëndë si, Parimet Bazë të Menaxhimit, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi Strategjik, Sipërmarrja, Komunikimit në Biznes.
Eksperienca të tjera pune
Kontakt: emira.spahaj@kulogos.edu.al
Dr. Blerta Avdia
Biografia:
Dr. Blerta Avdia është Pedagoge në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti Ekonomik dhe anëtare e Komisionit të Sigurimit të Standardeve të Cilësisë. Është diplomuar me gradën “Bachelor” dhe “Master Shkencor” për Gjeografi në Universitetin e Tiranës (2008, 2010). Ajo gjithashtu ka diplomuar në Master Profesional në Mësimdhënie për Arsimin e Mesëm të Lartë në Gjeografi (2017) dhe doktoraturë me temën “Vlerësimi dhe Menaxhimi i Burimeve Natyrore dhe Njerëzore të Lume-Gora (Kosovë) mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të tyre” në Universiteti i Tiranës.
Dr. Avdia që nga viti 2016 vitesh është e angazhuar në Arsimin e Lartë në programet e studimit Bachelor dhe Master në Kolegjin Universitar Logos dhe Universitetin e Elbasanit. Është pedagoge në lëndët “Gjeografia e Turizmit”, “Turizmi Kulturor”, “Zhvillimi i Guidës Turistike” “Njohuritë dhe Metodat e Gjeografisë”.
Ajo ka një përvojë të gjatë si trajnere në mësimdhënie: Dr. Avdia ka trajnuar mësuesit e diasporës shqiptare, në kuadër të një projekti të bashkërenduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shqipëri dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kosovë.
Dr. Avdia u angazhua si korrigjuese në provimet e maturimit shtetëror të Gjeografisë të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (2013, 2016). Ajo gjithashtu zhvilloi Kuizin e Dijes një konkurs me studentë nga diaspora shqiptare, një aktivitet i organizuar nga Ministria e Diasporës, Prishtinë, Republika e Kosovës (2016).
Ajo është e angazhuar si eksperte e turizmit për projektin: “E ardhmja e qëndrueshme për Sharr/Korab-Kortinik” financuar nga Fondacioni Federal Gjerman i Mjedisit (Deutsche Bundesstiftung Umwelt DBU)) dhe në projekte të ndryshme të financuara nga Bashkimi Evropian.
Aktualisht Dr. Avdia është anëtare e ekipit në projektin ROAMING — ERASMUS-EDU-2022-CBHE, financuar nga Bashkimi Evropian, ku Kolegji Universitar Logos është lider.
Dr. Avdia është anëtare e Bordit të Grupit Lokal të Veprimtarisë Parku Natyror Korab-Koretnik.
Dr. Avdia ka botuar një sërë publikimesh shkencore në forume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe tryeza shkencore.
Është bashkautore e librit Gjeografia 12 për nxënësit e gjimnazit të klasës së 12-të.
Email: blerta.avdia@kulogos.edu.al
MSc (Dr.Proc) Malvina Hysa
Biografia:
Malvina Hysa është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti Ekonomik në Kolegjin Universitar ”Logos”.
E angazhuar në lëndët, “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”, “Komunikim Biznesi”, “Sipërmarrje dhe Menaxhim të SME-ve” dhe “Paraja dhe Bankat”.
Ajo gjithashtu ka eksperiencë të konsiderueshme, si anëtare grupi, në hartimin e programeve për akreditim dhe liçensim, të nivelit Bachelor dhe Master, duke dhënë kontributin e saj me përgjegjshmëri, për cilësinë e hartimit të kurrikulave dhe programeve.
Aktualisht është duke ndjekur studimet e ciklit të tretë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Autore e shumë artikujve shkencorë, botuar në revista dhe buletine Kombëtare dhe Ndërkombëtare, pjesëmarrëse në konferenca shkencore dhe seminare.
Gjithashtu pjesëmarrëse në programin Erasmus+, në shkëmbimin e stafit akademik.
Malvina Hysa is a full-time lecturer at the Department of Management, Faculty of Economics at "Logos" University College.
Engaged in the courses "Human Resources Management", "Business Communication", "Entrepreneurship and Management of SMEs" and "Money and Banks".
She also has considerable experience, as a group member, in the design of programs for accreditation and licensing, at the Bachelor and Master level, giving her contribution with responsibility, for the quality of the design of curricula and programs.
He is currently attending his third cycle studies at the Agricultural University of Tirana.
Author of many scientific articles, published in National and International magazines and bulletins, participant in scientific conferences and seminars.
Also participating in the Erasmus+ program, in the exchange of academic staff.
Email: malvina.hysa@kulogos.edu.al