Prof. Dr. Artur Ribaj
Biografia:
Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Konsulent për tregjet financiare.
Rreth 25 vjet përvojë pune në fushën akademike si lektor në universitete publike dhe së fundmi
edhe në privat për lëndë të lidhura me tregjet dhe institucionet financiare, audit, menaxhim risku,
etj. Autor artikujsh shkencor të botuar në revista të indeksuara me SCOPUS, apo indeksime të
tjera. Autor punimesh në konferenca ndërkombëtare si edhe oponent dhe udhëheqës shkencor për
disertacione në fushën e tregjeve financiare. Mban gradën Doktor Shkencash prej vitit 2004 nga
FEUT, si edhe titullin Prof. Asoc. prej vitit 2012, ndërsa në vitin 2021 mori titullin professor doktor. Zotëron certifikime ndërkombëtare në fushën e
Letrave me Vlerë (Titujve), Menaxhimit të Rrezikut, Stabilitetit Financiar, Legjislacioni i BE-së,
Pastrimit të Parave, etj.;
Mbi 20 vjet eksperiencë pune si drejtues në disa pozicione në Bankat më të mëdha, ndër të cilat 5 vjet si drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes në AMF dhe në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH. Gjatë këtyre viteve punë në tregjet financiare ka përfaqësuar njësitë respektive që drejtonte në marrëdhënie partneriteti me institucione të rëndësishme publike, homologë vendas dhe të huaj, autoritete të tjera mbikëqyrëse brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe institucione të tjera ndërkombëtare si Këshilli i BE-së, FMN-ja, BB, ECB, Standard & Poor's, etj. Kontribues në hartimin dhe koordinimin e punës për raportet dhe takimet me ekspertët e FMN dhe BB dhe plotësimin e rekomandimeve të dhëna për mirëqeverisjen e ndërmjetësve financiar.
Drejtues i disa grupeve ndërdepartamentale të punës për hartimin e akteve të reja rregullatore dhe ose amendim të tyre për tregun bankar, tregun e sigurimeve, fondet e investimeve dhe fondet e pensioneve në përputhje me ACQUIS të BE-së, praktikat më të mira rajonale dhe specifikat e Shqipërisë me qëllim adresimin e rekomandimeve të dhëna nga FSAP, KE, KLSH, etj.
Kontakt: artur.ribaj@kulogos.edu.al