Programi i Ciklit të Dytë të studimit “Master Profesional” në Financë Kontabilitet me kohë të plotë, i referohet nivelit 7 (shtatë) të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohet me 60 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe.
Programi i Ciklit të Dytë të studimit “Master Profesional” në Financë Kontabilitet i pajis të
diplomuarit me njohuri të thelluara profesionale në fushën e Financës dhe Kontabilitetit
duke reflektuar dinamikën e zhvillimeve në disiplinat përbërëse të kurrikulës si dhe
specifikat e kërkesës së tregut dhe të ekonomisë shqiptare.
Studimet e Ciklit të Dytë, “Master Profesional” në Financë Kontabilitet, përmbyllen me
provim përfundimtar ose punim diplome dhe në përfundim të tij, lëshohet diploma
“Master Profesional” në Financë-Kontabilitet.
Studimet e Ciklit të Dytë, “Master Profesional” në Financë Kontabilitet, përmbyllen me provim përfundimtar ose punim diplome dhe në përfundim të tij, lëshohet diploma “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet. Studenti, i cili zotëron diplomë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet mund të punësohet si specialist finance dhe kontabiliteti në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjitha llojeve, në sektorin e kostove dhe çmimeve, hartues buxheti, në sektorin e auditit, të vlerësimit financiar dhe në sektorë të menaxhimit financiar.
Viti i parë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditim | 6 |
2 | Metoda kërkimi | 6 |
3 | Kontabilitet drejtimi i avancuar | 6 |
4 | Drejtim financiar i avancuar | 6 |
5 | Taksimi | 6 |
- | Totali ECTS Semestri I | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Analizë e të dhënave | 6 |
2 | Teoria dhe drejtimi i portofolit | 6 |
3 | Standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit | 6 |
4 | Praktikë profesionale | 6 |
5 | Detyrime përmbyllëse | 6 |
- | Totali ECTS Semestri II | 30 |