Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë

Prof. Dr. Erleta Çelmeta (Mato)

Biografia:

Profesor Dr. Erleta Çelmeta (Mato), lindur në 1955 në Tiranë, diplomuar në gjuhë dhe letërsi, specializuar në Pedagogji dhe Psikologji, pedagoge e shkencave te edukimit me një përvojë 40 vjeçare në arsim. Ish drejtore e Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Institutit të Kurrikulave dhe Standardeve, zv rektore në dy universitete të ndryshme, autore dhe bashkautore e mbi 30 teksteve shkollore në Shqipëri dhe në Kosovë, monografive dhe librave universitarë, studiuese dhe lektore e ftuar në shumë mjedise akademike brenda dhe jashtë vendit.

Librat më të njohur të saj si autore dhe bashkautore e parë janë: “Pedagogji për shkollat pedagogjike”, 1996; ”Fëmijët nën 6 vjeç” (1997); “Në kërkim të njohjes” (2000); “Civic Education in Albania” –study paper (2004); “Qytetaria në shkollë në shekullin 21”(2005); “Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës” (2006) ; “Strategjitë e të lexuarit” (2006); “Filozofia e kurrikulës së re” (2007); “Jetojmë së bashku” (2007); “Gati për në shkollë”; (2008); “Edukimi mjedisor për ciklin fillor”, ( 2008) ; “ Tekstet shkollore në arsimin parauniversitar” (2010); “Një botë për të zbuluar” (2011); “Hapat e parë”; (2012); “Projekti mësimor në arsimin parashkollor dhe fillor” (2017), “Politikat dhe reformat arsimore” (2018), etj. Prej më shumë se 10 vitesh është kryetare e shoqatës “Specialistët e Edukimit” përmes së cilës ka realizuar projekte dhe studime të ndryshme

Email: erleta.mato@kulogos.edu.al


Prof. Assoc. Dr. Konstantinos Giakoumis

Biografia:

Konstantinos Giakoumis është Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor pranë Kolegjit Universitar “Logos” dhe anëtar e Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë. Ai ka përfunduar studimet Universitare Bachelor në Studime Pedagogjike nga Universiteti i Athinës, Greqi; është mbajtës Doktorate Ph.D. pranë Qendrës së Studimeve Bizantine, Osmane dhe Helenike Moderne të Universitetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar (University of Birmingham UK) ndërsa që nga viti 2011 ai ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Është anëtar e Bordit Këshillues Shkencor i projektit Historiografia në Evropën Osmane, autor ose bashkautor i katër monografive, disa kapitujve librash dhe artikujve në revista shkencore të indeksuara dhe të vlerësuara me faktor impakti. Në fushën e arteve ka kuruar dy ekspozita veprash arti, njëkohësisht duke redaktuar katalogët e tyre, cf. Giakoumis, Konstantinos, red. 2017. Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës (Shek. XII para Kr. – Shek. XX p. Kr.) Tirana: Pegi dhe Giakoumis Konstantinos, red. 2015. Uji në Arte dhe Zejtari në Rajonin e Beratit nga shek. IV para Krishtit deri në shek. XIX pas Krishtit. Tirana: Gent Grafik.
Ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Institucione të Arsimit të Lartë në Shqipëri që nga viti 2003.

CV e plotë https://kulogos.academia.edu/KonstantinosGiakoumis/CurriculumVitae

Email: konstantinos.giakoumis@kulogos.edu.al


Dr. Konstantinos Ntovolis

Biografia:

Konstantinos Ntovolis është lindur më 1963. Ai zotëron diplomë Bachelori për Kapiten Detar - Akademia Greke Merchant Detare e Maqedonisë Selanik, Greqi (1981 – 1983); diplomë Bachelori të rregullimit të departamentit pedagogjik të arsimit komunal të Universiteti Aristotelit, Selanik, Greqi (1998 – 1999); diplomë Masteri – Universiteti i Italisë L’aquila Itali – Metodologji instruktive dhe psikologjike në arsim – Modele marketingu në shkollat publike të Greqisë (Organizata jofitimprurëse) L’aquila, Itali (2004 – 2006); PhD Omdurman i Universitetit Islamik Khartoum Sudan – Këshilltar – “Këshilltar arsimi dhe udhëzim profesional, programimi i shkollës në lidhje me profesionin udhëzimet e studentit » « Karriera e Këshilltarit », Khartoum, Sudan (2014 – 2016).

Ai ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Ka punuar si drejtues dhe mësues në shkolla të ndryshme në Greqi. Ka qenë drejtues i shkollës Ndërkombëtare Greke në Addis Ababa, Etiopi. Ka qenë lektor në Universitetin e Omdurman Khartoum, Sudan. Aktualisht është lektor i gjuhës greke, Koordinator Erasmus +, Lektor në marketing në Kolegjin Universitar “Logos”, Tiranë.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore me artikuj kërkimorë dhe ka botuar tituj të ndryshëm. Është pjesëmarrës në ekipe kërkimore-studimore dhe ka kryer studime të thelluara në fushën e tij.
Zotëron gjuhën angleze, italiane, frënge, turke dhe greke (gjuha amtare).

Email: konstantinos.dovoli@kulogos.edu.al


MSc. Theano Kostoli

Biografia:

Theano Kostandin Kostoli është lindur më 1986 në Gjirokastër, ku dhe kreu studimet e arsimit fillor dhe të mesëm. Ajo zotëron një diplomë në Theologji nga Akademia Theologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, Durrës (2008); një diplomë Bachelor në Gjuhë-Letërsi nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës (2012) dhe një diplomë Master i Shkencave në Mësimdhënie Gjuhë-Letërsi dhe Anglisht nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Durrësit (2014). Ka ndjekur disa trajnime dhe, rrjedhimisht, mban disa certifikime mbi metodat moderne dhe mësimnxënien efektive.

Aktualisht është Ass/Lektore e lëndëve Gjuhë dhe komunikim, Letërsi për fëmijë, Metodologji e mësimdhënies së gjuhës dhe leximit e Shkrim akademik në Kolegjin Universitar "Logos". Më herët ka qenë pedagoge e lëndës së Shkrimit akademik në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës dhe mësuese e Gjuhë-letërsisë dhe Gjuhës greke në gjimnazin jopublik “Kryqi i Nderuar”, Sukth, Durrës. Bashkëpunon me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke u angazhuar si katekiste dhe koordinatore e aktiviteteve kishtare me fëmijët, të rinjtë dhe gratë.

Përveç mësimdhënies, njëkohësisht punon edhe si përkthyese dhe redaktore.
Gjuhësia, letërsia, pedagogjia, teologjia dhe gjuhët e huaja janë fushat e studimit të saj, për të cilat është e interesuar dhe ka dëshirë të thellojë kërkimet e saj.

Email: theano.kostoli@kulogos.edu.al