Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Menaxhimit

Dr. Emira Spahaj

Dr. Emira Spahaj, drejtuese e Departamentit të Menaxhimit në Kolegji Universitar “LOGOS”. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Shtetëror i Tiranës në vitin 1987, në vitin 2010 ka përfunduar programin e studimit Master i Shkencave në Shkenca Administrative e më tej në vitin 2018 ka marre gradën shkencore “Doktor” në fushën e menaxhimit.

Dr. Spahaj ka një karrierë të pasur akademike si pedagoge në disa institucione të arsimit të lartë. Pedagoge pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, pedagoge dhe Drejtore e Qendrës së Vlerësimit të Brendshëm në Universitetin Metropolitan Tirana dhe aktualisht në LOGOS.

Dr.Spahaj, ka eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit, në pozicione specialist, përgjegjës dhe drejtues ekzekutiv, në planifikimin dhe alokimin e fondeve buxhetore për investime në infrastrukture, në monitorimin e investimeve private ne sektorin e turizmit si dhe në qeverisjen e korporatave ne pozicionin e CEOs në një kompani private.

Anëtare/Kryetare e Këshillit Mbikëqyrës në shoqëri aksionere krijuar nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore. Anëtare e disa grupeve ndërministrore si e Grupit Ndërministror të punës për Investimet Publike, për Ndarjen Administrativo-Territoriale në RSH. Anëtare e Grupit të Inspektorëve të Njësive Akomoduese Turistike në RSH.

Dr. Spahaj ka një axhendë aktive në kërkimin shkencor, në fushën e qeverisjes së korporatave specifikisht mbi problematikat e shoqërive aksionere në vend dhe ndikimet e drejtorit ekzekutiv dual/jodual, në performancën organizative dhe financiare të organizatës.

Anëtare e bordit editorial të Buletinit të Qendrës për Hulumtime Ekonomike Ulqin, anëtare e bordit editorial te Metropolitan Tirana Journal.

Kontakt: emira.spahaj@kulogos.edu.al


Dr. Blerta Avdia

Biografia:

Blerta Avdia u lind në Kukës më 1987. Ka kryer studimet e larta dhe Masterin e Shkencave më 2005-2010 në Fakultetin e Historisë dhe të Filozofisë në UT, dega Gjeografi.

Pedagoge në Departamentin e Menaxhim Turizmit , Fakulteti Ekomomik, Kolegji Universitar “Logos” që nga viti 2016. Ka zhvilluar leksionet e lëndëve “Gjeografi Turizmi”, “Bazat e Turizmit”, “Politikat Mjedisore” dhe “Demografi”.

Pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Histori-Gjeografisë, në Fakultetin e Shkencave Humane, Universiteti i Elbasanit që nga viti 2015.

Ka mbrojtur gradën “Doktor shkencash” në vitin 2015. Masterin Profesional, në mësuesisë dhe licencën për ta ushtruar profesionin e mësueses në vitin 2017.

Bashkëautore e tekstin mësimor “Gjeografia 12 ( lëndë me zgjedhje)”. Autore dhe bashkëautore në një sërë artikujsh shkencor publikuar Brenda dhe jashtë vendit.

Email: blerta.avdia@kulogos.edu.al


Dr. Olda Çiço

Biografia:

Olda Çiço, lindur më 19 maj 1977, është diplomuar për Menaxhim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit “F.S.Noli” Korçë në vitin 1999 dhe ka kryer studimet Master të nivelit të dytë për Administrim Biznesi në Institucionin e Arsimit të Lartë ISSAT në bashkëpunim me Universitetin UBIS Zvicër, në vitin 2011.

Prej vitit 2018, zotëron gradën Doktor në Marketing, të fituar në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Olda Çiço ka filluar karrierën në mësimdhënie në universitetin ku ka kryer studimet, menjëherë pas përfundimit të tyre. Në vazhdimësi, ka ndjekur këtë karrierë në disa institucione të arsimit të lartë private e publike.

Është përfshirë dhe ka mbajtur përgjegjësi për çështjet e administrimit të arsimit të lartë dhe proceset e akreditimit të programeve dhe institucionale, në të gjitha institucionet ku ka punuar. Olda Çiço ka kryer botime dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në disa vende të rajonit e më gjerë, si autore e parë dhe bashkëautore.

Është përfshirë në seminare trajnuese të nivelit akademik në çështjet e mësimdhënies dhe zbatimeve praktike të parimeve të biznesit Olda Çiço ka përvojë pune në institucione të tjera shtetërore e private, në pozicione drejtuese dhe duke u vlerësuar nga instancat përgjegjëse.

Prej vitit 2005, Olda Çiço është anëtare e People to People International dhe prej vitit 2009 është anëtare themeluese e Rotary Club Tirana West.

Email: olda.cico@kulogos.edu.al


MSc. Anisa Balla

Biografia:

Anisa Balla është asistent lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti Ekonomik në Kolegjin Universitar “Logos”. Ajo është përgjegjëse për lëndët:
Mikroekonomi, Makroekonomi, Biznes Ndërkombëtar, Komunikim në Biznes.

Përgjatë viteve të punës ajo ka kryer disa trajnime mbi metodat e mësimdhënies, dhe ka certifikatë mbi metodat moderne dhe mësimnxënien efektive online. Në vitin akademik 208-2019, ajo ka qenë asistent lektore e jashtme në Departamentin e Shkencave Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës për lëndët: Hyrje në Ekonomi, dhe Ekonomia e Krizave. Më herët, ajo ka punuar si Këshilluese Klienti në Procredit Bank, në Tiranë.

Ajo mori diplomë Bachelor në Ekonomiks nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, në vitin 2011. Nga viti 2013 mban titullin Master i Shkencës (MSc.) në Ekonomiks nga Universiteti i Tiranës.

Email: anisa.balla@kulogos.edu.al


MSc. Entela Kostrista

Biografia:

Entela Kostrista ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Matematikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në periudhën 2010-2015.

Pasi mori pjesë me sukses në programin e praktikave të punës në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, në Drejtorinë e Programeve Kombëtare, nisi karrierën e saj akademike në vitin 2016 si pjesë e stafit kërkues të Qendrës së Kërkimit Shkencor në Kolegjin Universitar LOGOS dhe si asistent lektore në lëndët Matematikë e përgjithshme, Matematikë Ekonomike dhe Statistikë.

Ka kryer një sërë trajnimesh e certifikimesh në fushën e statistikës; Statistics for Data Science and Business Analysis dhe gjithashtu për software-t statistikorë: R, KNIME, WEKA, SPSS.

Fushat e interesit të saj janë: analiza ekonometrike, modelime matematikore, optimizim dinamik, statistikë.

Ka marrë pjesë në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, trajnime dhe Workshope. Është pjesë e bordeve organizative të konferencave shkencore si dhe anëtare e redaksisë së revistës studentore LOGOS.

Email: entela.kostrista@kulogos.edu.al