DREJTUES I DEPARTAMENTIT TË AGROBIZNSIT
Dr. Ledia SULA
Biografia:
Dr. Ledia SULA ka lindur në Tiranë, më 20 gusht 1977. Ka mbaruar studimet e larta në vitin 2000 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Administrim – Biznesi, specialiteti Marketing.
Gjithashtu në vitin 2007, ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi, pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2002 – 2006, ka punuar si pedagoge efektive (e rregullt) në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, pranë Departamentit të Marketing-Turizmit.
Ndërsa gjatë viteve 2006 – 2014, ka punuar në Sistemin Doganor Shqiptar duke mbajtur pozicione të ndryshme të rëndësishëm e si Kryetare e Degës Doganore Rinas, Nënkryetare e Degës Doganore Durrës, Hetuese Doganore pranë Drejtorisë së Hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, etj. Në vitin 2012, ka fituar gradën shkencore “Doktor” me mbrojtjen e tezës me titull “Cilësia e Shërbimit dhe Modele të Zhvillimit të Indikatorëve të Performancës në Sistemin Doganor. Rasti i Shqipërisë”..
Ne vitin 2014, ka fituar licencën e avokatit.
Nga viti 2006 e deri në ditët e sotme është angazhuar si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në disa Universitete e Kolegje Jo publike shqiptare e joshqiptaresi p.sh : “Kolegji Luarasi”, “Akademia Profesionale e Biznesit”, “Kolegji Internacional i Prizrenit etj. Dhe në disa prej tyre ka qenë dhe pjesë e Senatit Akademik.
Ka botuar artikuj nëpër revista dhe ka marrë pjesë në Konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka qenë moderator në disa panele në konferenca brenda dhe jashtë vendit
Zotëron mire gjuhën frënge dhe ka njohuri të mira dhe të gjuhës angleze. Aktualisht është Përgjegjëse e Departamentit të Agrobiznesit në Fakultetin e Ekonomisë, pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”.
Kontakt: ledia.sula@kulogos.edu.al