Loading....

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E FAKULTETIT

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, si njësi kryesore e Kolegjit Universitar “Logos” ka për mision që të krijojë, zhvillojë dhe transmetojë tek studentët njohuri teorike dhe praktike përmes programeve të tij bashkëkohore, për t’i aftësuar ata për integrimin pa vështirësi në tregun e punës si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe për t’i përgatitur si specialist të aftë në përputhje me prioritetet e zhvillimit te vendit në fushat që ai ofron përmes programeve bashkëkohorë.

Për kryerjen e veprimtarisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor Fakulteti i Shkencave të Aplikuara përbëhet nga tre njësi bazë:

  1. Departamenti i Shkencave Mjekësore
  2. Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës
  3. Departamenti i Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Të tre Departamentet kanë në përbërjen e tyre pedagogë me tituj dhe grada shkencore dhe me eksperiencë në mësimdhënie.