Loading....

HEAD OF THE DEPARTMENT OF LANGUAGES AND LITERATURE

PhD Vasilki Apostolouda

Biografia:

Vasiliki Apostolouda mban një diplomë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Greke (Dega e Gjuhësisë) dhe një diplomë Master i Shkencave në Gjuhësi të Aplikuar nga Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Aristotel i Selanikut (Aristotle University of Selanik ). Ajo ka përfunduar studimet Doktorale në Departamentin e Gjuhësisë Teorike dhe të Aplikuar nga Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Aristotel i Selanikut (Aristotle University of Selanik ). Interesat e saj kryesore kërkimore shtrihen në fushat e morfo-fonologjisë dhe të përvetësimit të gjuhës së parë/së dytë.

Një pjesë e veprimtarisë së saj kërkimore është paraqitur në konferenca dhe seminare ndërkombëtare (OCP, MFM etj.), ndërsa në të kaluarën ajo ka marrë pjesë si hulumtuese shkencore në projektin “Arsimimi i studentëve të huaj dhe të riatdhesuar (Education of Foreign and Repatriated Students)” në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti Aristotel i Selanikut. Ka

Ka përvojë të gjerë mësimdhënieje në arsimin e lartë dhe ka punuar si Lektore në fushën e Gjuhësisë në Departamentin e Gjuhës dhe Terapisë së Folur të Kolegjit Mesdhetar/ Department of Speech Language and Therapy of Mediterranean College (në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan të Mançesterit/ Manchester Metropolitan University). Paralelisht, ajo është duke kryer hulumtime Postdoktorale, financuar nga Fondacioni Shtetëror i Bursave, në Universitetin Aristotel të Selanikut. Aktualisht, ajo është Lektore në Departamentin e Gjuhëve të Huaja dhe Letërsisë pranë Kolegjit Universitar LOGOS.

Email: vasiliki.apostolouda@kulogos.edu.al
Shkarko CV