Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës

PhD Georgois Gaitanos

Biografia:

Dr. Georgios Gaitanos punon si Lektor i Studimeve Religjioze dhe është Drejtori i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”, Tiranë.

Ai ka studiuar Theologji, Studimin e Religjionit dhe Antropologjinë Sociale në Universitetin “Aristotel” të Selanikut dhe Këshillim në Shkollën e Arsimit Pedagogjik dhe Teknologjik (Aspete). Për momentin, ai po punon me disa programe kërkimi studimor të Fakultetit të Theologjisë nëpërmjet Komitetit të Kërkimit Studimor dhe Institutit të të Nxënit të Përjetshëm të Universitetit “Aristotel”.

Interesi i tij kryesor akademik është teoria e studimeve religjioze dhe ekspertiza e tij është kërkimi studimor i kategorive të reja të Studimit të Religjionit.

Email: george.gaitanos@kulogos.edu.al
Shkarko CV


Metropolitan of Achaias Professor Athanasios Chatzopoulos

Biografia:

Mitropoliti i Akaisë, z. Athanasios Hatzopoulos, lindi në Athinë më 17 tetor 1950, ku përfundoi studimet e përgjithshme në Gjimnazin II (për Djem) në Athinë. Është diplomuar në Departamentin e Studimeve Bizantine dhe Greke Moderne të Universitetit Filozofik të Universitetit të Athinës (1972) dhe të Universitetit Theologjik të po këtij Universiteti (1976).

Më pas, në vitin 1976, mori bursë nga Komisioni Papnor për Unitetin e Krishterë dhe studioi në Institutin e Studimeve Orientale të Romës, nga i cili, në vitin 1978, mori titullin master (Licenza) me notën Ekselencë (Summa cum laude). Pas një viti, ai ndoqi lëndë në Sorbonë dhe mori doktoraturën me specializim në Traditën Patristike Greke nga Universiteti i Oksfordit në vitin 1984.

Midis viteve 1983-1994 punoi në Bibliotekën Kombëtare të Greqisë si korrigjues dorëshkrimesh. Për vite me radhë, ai dha mësim si profesor theologjie dhe filologjie në Universitetin Gjerman të Athinës. Nga viti 1994-1997, ka qenë profesor në Institutin Ekumenik të Bossey-t dhe nga viti 1997-2000 profesor në Institutin Orthodhoks në Studimet Pasuniversitare në Chambesy të Gjenevës.

Në të njëjtën kohë, ka qenë profesor vizitor, nga viti 1997 - 2000, në Universitetet Zvicerane të Friburgut dhe Gjenevës. Gjithashtu ka dhënë mësim gjatë viteve 1993 - 1994 në Akademinë Theologjike Orthodhokse të Shqipërisë. Ai ka shkruar dhe ka botuar artikuj dhe studime shkencore midis të cilave: “Two outstanding cases of Byzantine Spirituality: the Macarian Homilies and Symeon the New Theologian”.

Në vitin 1991, mori gradën e parë dhe të dytë të priftërisë nga Mitropoliti i Pireut z. Kalinikos. U hirotonis dhjak më 21 shtator dhe prift më 5 tetor, duke marrë dhe ofiqin e Arkimandritit. Më pas, në tetor të vitit 1994, ai u dërgua në Mitropolinë e Zvicrës për shkak të angazhimeve të tij akademike në Bossey dhe më pas në Chambesy.

Sinodi i Shenjtë i Hierarkisë së Kishës së Greqisë, në mbledhjen që u zhvillua më 13 tetor 2000, zgjodhi Arkimandritin z. Athanasios Hatzopoulos si Ndihmësepiskop të Kryepiskopatës së Shenjtë të Athinës, duke i dhënë titullin e Episkopatës së atëhershme të shkëlqyer të Akaisë dhe e caktoi Drejtor të Zyrës së Delegacionit të Kishës së Greqisë në Bashkimin Evropian. Më 15 tetor 2000 u hirotonis Episkop.

Më 31 gusht 2007, pas një propozimi me shkrim nga Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, z. Hristodhoulos, Sinodi i Shenjtë i Përhershëm e ngriti atë në Mitropolit titullar të Akaisë.

Email: achaias@skynet.be


Fr. Stephanos Ritsi

Email: stephanos.ritsi@kulogos.edu.al
Shkarko CV


PhD Jeffrey MacDonald

Biografia:

Profesor Macdonald mëson Histori Kishe dhe Patrologji dhe është Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Logosit. Ai ka qenë më parë profesor i Historisë së Kishës dhe Dhiatës së Vjetër në Seminarin Theologjik Orthodhokse Shën Hermanit në Koadiak, Alaska.

Ka studiuar për Studimet mbi Krishtërimin e Hershëm në Universitetin Katolik Amerikan në Washington DC, dhe për Theologji Orthodhokse pranë Seminarit Theologjik Orthodhoks të Shën Vladimirit në Nju Jork, Studime Biblike si dhe Arkeologji të Lindjes së Afërme në Kolegjin Wheaton në Illinois.

Hulumtimet e tij janë përqendruar mbi Kristologjinë e Sinodeve Ekumenike dhe përgjigja e Kishës ndaj skolasticizmit Mesjetar.

Email: jeffrey.macdonald@kulogos.edu.al


Dr. Thoma Shkira

Email: thoma.shkira@kulogos.edu.al
Shkarko CV


MSc. Thoma Çomëni

Biografia:

Thoma Çomëni ka lindur në Berat më 4 Korrik të vitit 1975. Studimet e mesme i ka mbaruar në shkollën e mesme të bashkuar “Sali Gjuka” në qytezën Ura-Vajgurore, Bashkia Dimal. Më pas ka vazhduar studimet në Seminarin Hieratik në Durrës gjatë viteve 1993-1996. Ka vazhduar studimet në teologji në Fakultetin Teologjik të Universitetit Aristotelio në Selanik gjatë viteve1999-2004. Studimet Pasuniversitare, Master në fushën e Pimantikës gjatë viteve 2010-2013, po në të njëjtin Universitet. Pedagog i Dhiatës së Re dhe Etikës për 14 vite në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, Durrës. Nga viti 2018 deri më sot është asistent lektor në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës, të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor në Kolegjin Universitar Logos. Fushat e kërkimit është Pimantika (Kujdesi Baritor) dhe Etika. Gjithashtu është artikullshkrues dhe referues mbi temat teologjiko-etike në konferenca të ndryshme. Bashkë me mësimëdhënien është i angazhuar në rolin e predikuesit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dhe po ashtu është drejtues dhe bashkëdrejtues në disa kampe verore të organizuara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Njohës shumë i mirë i gjuhës greke dhe i mirë i gjuhës angleze.

Email: thoma.comeni@kulogos.edu.al


Motër Rakela

Biografia:

Motër Rakela, sipas gjendjes civile Anila Dervishi, është murgeshë në Skitin e Miroprurëseve të Shenjta të Manastirit të Shën Vlashit, Durrës. E lindur në 2 Tetor 1977 në Përrenjas në një familje ushtarake, në moshën 5-vjeçare transferohet në Elbasan për një periudhë kohore prej 14 vjetësh.

Në këtë qytet përfundon përveç të mesmes së përgjithshme, edhe një vit të arsimit të lartë, në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Degës Gjuhë - Letërsi. Në vitin 1997 largohet për në Greqi, për një periudhë tjetër 14-vjeçare, ku do të përfundojë studimet e saj universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Kombëtar, 'Kapodhistrias' të Athinës në Fakultetin e Theologjisë, dega Theologji.

Ndërkohë, dorëzohet murgeshë në Manastirin e Hirshëm të Foshnjave të Shenjta në Inoi, Atikis. Në vitin 2011 transferohet sërish në Shqipëri në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës, për të shërbyer dhe ushtruar jetën e saj murgërore.

Më 2017 fillon të japë mësim në Shkollën e Muzikës Bizantine në lidhje me studimet e saj, të cilat i vazhdon në 2018 në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”. Përveç të tjerave merret edhe me përkthime të teksteve liturgjikë, studimin e muzikës bizantine, etj.

Email: sister.rachel@kulogos.edu.al