Loading....

Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë

Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë

Përshkrimi i misionit

Programi “Mësues për Arsimin Parashkollor” mbështetet në mendimin kritik, hulumtimin ndërdisiplinor dhe përvojën e një stafi akademik me përvojë dhe të specializuar.

Është në misionin tonë të përgatisim mësues të përkushtuar, profesionistë dhe me normat e etikën që kërkon puna me fëmijët në një institucion arsimor. Ne angazhohemi maksimalisht në përgatitjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të studentëve, sipas motos “qytetarë dhe mësues”. Duke vlerësuar e zbatuar përvojën dhe traditën, mbështesim dhe nxitim studimin e shkëmbimin e çdo qasje që e çon në një nivel të ri arsimin shqiptar. Studentët tanë inkurajohen të përfshihen në klube e aktivitete të ndryshme, në një mjedis tejet sfidues dhe mbështetës njëkohësisht, si elementë të domosdoshëm për rritjen e tyre, nga pikëpamja profesionale dhe njerëzore.

për më shumë...


Personeli akademik

Departamenti synon fuqizimin e kërkimit shkencor për t’ju përgjigjur sfidave të kohës, veçuar rritjen e kapaciteve institucionale për çështje që kanë lidhje me metodologjinë e mësimdhënies, shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijës, sipas gjashtë fushave kryesore: “Gjuha dhe komunikimi”, “Matematika”, “Shkencat e natyrës”, “Shoqëria dhe mjedisi”, “Artet” dhe “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti”.

Prioritetet dhe qëllimet tona strategjike janë:
1. Maksimalizimi i rezultateve të kërkimit shkencor
2. Rritja e bashkëpunimit akademi, institutucione qeveritare, biznes dhe shoqëri civile.
3. Forcimi i kapaciteteve akademike.

për më shumë...


Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor

Departamenti Pedagogji-Psikologji ofron program studimi në “Mësuesi për arsimin parashkollor”. Programi ofrohet me kohë të plotë dhe me prani fizike, me përjashtim të një situate të rënduar kombëtare Covid-19, që detyron institucionin të marrë vendimin për një formë alternative të ndjekjes.

Programi përgatit mësues dhe specialistë për arsimin parashkollor, me teoritë dhe praktikat e edukimit të fëmijërisë së hershme, mësimit dhe veprimtarive që zhvillojnë dijet, konceptet, kompetencat, vlerat dhe qëndrimet e kërkuara për profesionin. Programi ofrohet në gjuhën shqipe. Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit është 3 vite akademike, në fund të të cilave përftohen 180 kredite.

për më shumë...


Drejtuesi i Departamentit

për më shumë...