Programi “Mësues për Arsimin Parashkollor” mbështetet në mendimin kritik, hulumtimin ndërdisiplinor dhe përvojën e një stafi akademik me përvojë dhe të specializuar.
Është në misionin tonë të përgatisim mësues të përkushtuar, profesionistë dhe me normat e etikën që kërkon puna me fëmijët në një institucion arsimor. Ne angazhohemi maksimalisht në përgatitjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të studentëve, sipas motos “qytetarë dhe mësues”. Duke vlerësuar e zbatuar përvojën dhe traditën, mbështesim dhe nxitim studimin e shkëmbimin e çdo qasje që e çon një një nivel të ri arsimin shqiptar. Studentët tanë inkurajohen të përfshihen në klube e aktivitete të ndryshme, në një mjedis tejet sfidues dhe mbështetës njëkohësisht, si elementë të domosdoshëm për rritjen e tyre, nga pikëpamja profesionale dhe njerëzore.
Materialet e kurseve përditësohen periodikisht me të dhënat më të reja në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë, ndërkohë që stafi është i vëmendshëm të ndjekë problematikat dhe çështje të ndryshme që shqetësojmë këtë profesion, për t’i shndërruar në objekt referimi dhe raste studimi, si mënyrë për të forcuar debatin në auditor dhe rritur ndërgjegjësimin për nevojën për ekspertë.
Pjesë e rëndësishme e synimeve është t’i përgatisim studentët si të përdorin me efektivitet teknologjinë psikologjike në komunikimin profesional.
Politikat tonë të pranimeve mbështesin diversitetin dhe inkurajojnë gjithëpërfshirje.
Pedagogët dhe studentët përfitojnë nga partneriteti me rrjetin e kopshteve dhe të shkollave të Fondacionit “Logos”, komuniteti i të cilave ofron jo vetëm ndihmën dhe ekspertizën e nevojshme, por mbështet edhe zhvillimin e praktikave dhe bashkëpunon me një varg aktivitetesh.
Studentët në këtë institucion përgatiten për një botë në ndryshim, si kontribuues përmes kompetencave profesionale dhe përmes shërbimit të vazhdueshëm në funksion të komunitetit.
Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit, departamenti synon të përdorë njohuritë që transmeton tek studentët për të ndryshuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke kontribuar në formimin e një shoqërie sa më produktive dhe të begatë.