Loading....

Misioni

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E DEPARTAMENTIT

Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek i përket Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor të Kolegjit Universitar “Logos”. Departamenti ofron një program bachelor tre vjeçar, sipas sistemit të Bolonjës. Programi ofron një kurrikul të thelluar si në gjuhën ashtu edhe në civilizimin grek. Ne ofrojmë lëndë hyrëse për të përmirësuar rrjedhshmërinë e studentëve tanë në gjuhën greke. Përveç lëndëve për gjuhën moderne greke, i prezantojmë studentët edhe me shkencën e gjuhësisë. Ofrojmë lëndë në fusha të ndryshme të gjuhës Greke, p.sh. morfologji, fonologji, sintaksë, mbi historinë e gjuhës greke dhe mbi dialektet e ndryshme greke. Paralelisht, studentët tanë studiojnë greqishten e lashtë dhe latinishten. Së fundi, studentët kanë mundësinë të thellohen mbi veprat e mëdha të letërsisë greke dhe të marrin një arsim bazë mbi historinë, kulturën dhe civilizimin grek. Qëllimi i Departamentit të Gjuhëve dhe Letërsisë është të aftësojë mësuesit dhe përkthyesit e ardhshëm të gjuhës greke duke u siguruar atyre mjetet e nevojshme shkencore për të krijuar një karrierë të suksesshme në këtë fushë.