Loading....

Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor

Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor


Departamenti Pedagogji-Psikologji ofron program studimi në “Mësuesi për arsimin parashkollor”. Programi ofrohet me kohë të plotë dhe me prani fizike.

Programi përgatit mësues dhe specialistë për arsimin parashkollor, me teoritë dhe praktikat e edukimit të fëmijërisë së hershme, mësimit dhe veprimtarive që zhvillojnë dijet, konceptet, kompetencat, vlerat dhe qëndrimet e kërkuara për profesionin. Programi ofrohet në gjuhën shqipe. Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit është 3 vite akademike, në fund të të cilave përftohen 180 kredite.

Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit “Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor”.

Misioni i programit “Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e arsimit parashkollor dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si mësues të arsimit parashkollor. Programi bazohet në një kornizë konceptuale të teorisë aktuale, perspektivave bashkëkohore dhe gjetjeve të kërkimit shkencor në fushën e arsimit parashkollor. Programi përqendrohet në zhvillimin e njohurive, qëndrimeve, aftësive, në praktikën, reflektimin dhe përvojat në terren, të nevojshme për t'u bërë profesionist kompetent në fushën e arsimit parashkollor. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si psikologjia e zhvillimit, psikologjia e edukimit, kurrikula, metodologjia e mësimdhënies, metodika speciale, vlerësimi i fëmijës së moshës parashkollore, pedagogjia familjare, gjuhësia, matematika, shkencat shoqërore, shkencat e natyrës, artet, etj.

Mundësia për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e mësuesisë, të shkencave të edukimit ose fusha të përafërta.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron “Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor” mund të punësohet si mësues në institucionet e arsimit parashkollor, në qendra të fëmijëve parashkollorë, në institucione dhe organizata që mbulojnë çështje të arsimit parashkollor, në media, në shtëpi botuese, etj.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Hyrje në psikologji 6
2 Bota sociale e fëmijëve 4.5
3 Gjuhë dhe komunikim I 4.5
4 Matematikë elementare 4.5
5 Edukim qytetar dhe metodikë 4.5
6 Gjuhë angleze I 3
7 Përdorim kompjuteri 3
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Psikologji zhvillimi 6
2 Kurrikula 4.5
3 Gjuhë dhe komunikim II 4.5
4 Matematikë nëpërmjet lojës 4.5
5 Edukim fizik dhe metodikë 4.5
6 Shkrim akademik 3
7 Gjuhë angleze II 3
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Psikologji edukimi 6
2 Letërsi për fëmijë 4.5
3 Aritmetikë e numrave 4.5
4 Njohuri për historinë dhe metodikë 4.5
5 Edukim muzikor dhe metodikë 4.5
6 Gjuhë greke I 3
7 Praktikum për artet 3
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Edukim special 6
2 Metodikë e gjuhës shqipe dhe leximit 4.5
3 Metodikë e matematikës 4.5
4 Njohuri për gjeografinë dhe metodikë 4.5
5 Edukim figurativ dhe metodikë 4.5
6 Gjuhë greke II 3
7 Praktikë profesionale 3
- Totali ECTS Semestri IV 30

Viti i tretë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Pedagogji familjare 4.5
2 Shkenca të natyrës I 6
3 Edukim teknologjik 4.5
4 Drama, kukullat dhe media 4.5
5 Edukim shendetësor dhe metodikë 4.5
6 Praktikum për administrimin 6
- Totali ECTS Semestri V 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Vlerësimi i fëmijëve 6
2 Etikë profesionale 4.5
3 Shkenca të natyrës II 4.5
4 Metodikë e shkencave të natyrës 4.5
5 Praktikë profesionale 4.5
6 Detyrime përmbyllëse 6
- Totali ECTS Semestri IV 30