Loading....

Bachelor në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjoze

Bachelor në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjoze


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit “Bachelor në Studime në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjioze” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Studime në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjioze”.

Misioni i programit “Bachelor në Studime në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjioze” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e teologjisë sociale dhe shkencave religjioze. Programi është i përqendruar në teologjinë ortodokse dhe besimin në një mjedis të krishterë ortodoks. Programi i përgatit studentët sesi të përdorin disa teori moderne të shkencave shoqërore për studimin e fesë, të kuptojnë ndikimin e fesë në shoqëri. Nëpërmjet studimit të gjërë mbi studimet biblike dhe patristike, teologjinë e krishterë, historinë e feve, historinë dhe traditën e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, studentët kuptojnë dhe vlerësojnë rolin e teologjisë ortodokse në shoqëri. Ky program prezanton disa nga diskutimet më sfiduese filozofike dhe etike të të gjitha kohërave, duke prezantuar mendimtarët më të mëdhenj teologjikë të së kaluarës. Studentët përgatiten të shprehin mendimin e tyre kritik, ndërsa zhvillojnë aftësi në gjuhë të huaja, informatikë, gazetari dhe media sociale.

Mundësia për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e teologjisë sociale dhe studimeve religjioze ose në fusha të përafërta.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron “Diplomë Bachelor në Studime në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjioze” mund të punësohet në institucione fetare, në institute të studimeve, në institucione mediatike, etj..


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor në Studime në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjioze

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Hyrje në studime religjioze 3
2 Hyrje në Dhiatën e Vjetër 4.5
3 Hyrje në Dhiatën e Re 4.5
4 Historia e Krishtërimit I 6
5 Hyrje në Theologji 3
6 Informatikë 3
7 Gjuhë angleze I 3
8 Gjuhë greke I 3
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Studime mbi tekstet e Dhiatës së Re 4.5
2 Literatura e krishterë 4.5
3 Historia e Krishtërimit II 6
4 Parime të adhurimit të krishterë 6
5 Organizimi i aktiviteteve pedagogjik 3
6 Gjuhë angleze II 3
7 Gjuhë greke II 3
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Studime mbi tekstet e Dhiatës së Vjetër 4.5
2 Theologjia e adhurimit 6
3 Studime të autorëve të mëdhenj të krishterë 4.5
4 Edukatë e krishterë 4.5
5 Hagjiologji 3
6 Hyrje në filozofi 3
7 Lëvizja e krishterë Ekumenike 4.5
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Interpretimi i teksteve biblike 4.5
2 Studime sistematike në teologji I 4.5
3 Historia e Kishës Ortodokse në Shqipëri 4.5
4 Historia e religjioneve I 3
5 Trashëgimia kulturore e krishterë në Shqipëri 3
6 Organizimi i aktiviteteve pedagogjik 3
7 Lexime të Etërve Apostolikë 4.5
8 Hyrje në Etikë 3
- Totali ECTS Semestri IV 30

Viti i tretë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Studime sistematike në teologji II 4.5
2 E drejta kanonike 3
3 Historia e religjioneve II 4.5
4 Përkujdesje e krishterë sociale 4.5
5 Psikologjia dhe Sociologjia e religjonit 3
6 Historia e religjoneve në Shqipëri 3
7 Metodologjia e studimit shkencor 3
8 Arti i krishterë dhe Arkeologjia 4.5
- Totali ECTS Semestri V 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Studime sistematike në etikë 4.5
2 Teoria dhe parime të retorikës 4.5
3 Dialogu Ndërfetar 3
4 Dëshmi e ortodoksisë në botën moderne 3
5 Theologjia e Biblës 6
6 Praktikë 3
5 Punim final/Punimi diplomes 6
- Totali ECTS Semestri IV 30
function () { $('#main-menu').smartmenus({ subMenusSubOffsetX: 1, subMenusSubOffsetY: -8 }); });