Programi i studimit “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”.
Misioni i programit “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë “ është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e teknikës së lartë në laboratorët mjekësorë dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë në këtë fushë. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si mikrobiologjia, biokimia, histopatologjia, imunologjia, diagnostika molekulare, teknika laboratorike etj.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e teknikës laboratorike mjekësore ose në fusha të përafërta. Programi i studimit “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” ka objektiva të qartë profesionalë që konsistojnë në:
Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” mund të punësohet në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore, në qendra eksperimenti e kërkimi.
Viti i parë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Anatomi normale | 3 |
2 | Fiziologji normale | 3 |
3 | Biosiguri në laborator | 4.5 |
4 | Biologji | 3 |
5 | Kimi inorganike | 4.5 |
6 | Fizike optike | 3 |
7 | Mikrobiologji | 6 |
8 | Gjuhë angleze | 3 |
- | Totali ECTS Semestri I | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Bakteriologji | 6 |
2 | Histologji normale | 4.5 |
3 | Kimi organike | 4.5 |
4 | Teknologji aparatesh | 4.5 |
5 | Psikologji mjekësore | 3 |
6 | Gjuhë greke | 3 |
7 | Informatikë | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri II | 30 |
Viti i dytë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Biokimi e përgjithshme 1 | 6 |
2 | Hematologji I | 6 |
3 | Analize e urinës | 6 |
4 | Mykologji | 4.5 |
5 | Virusologji | 4.5 |
6 | Fiziologji normale | 3 |
- | Totali ECTS Semestri III | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Biokimi e përgjithshme 2 | 6 |
2 | Fizpatologji | 3 |
3 | Imunologji | 6 |
4 | Gjenetikë | 3 |
5 | Parazitologji | 6 |
6 | Hematologji II | 6 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |
Viti i tretë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Imunologji | 6 |
2 | Hematogji | 6 |
3 | Infeksione spitalore | 6 |
4 | Biologji molekulare | 3 |
5 | Sigurim teknik | 4 |
6 | Njohuri formimi profesional | 6 |
- | Totali ECTS Semestri V | 31 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Imunologji Klinike | 6 |
2 | Hispatologji | 3 |
3 | Fizpatologji | 3 |
4 | Legjislacion mjeksor | 3 |
5 | Njohuri Formimi Profesional II | 7 |
6 | Diploma | 7 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 29 |