Programi i studimit “Bachelor në Financë-Kontabilitet” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet”.
Misioni i programit “Bachelor në Financë-Kontabilitet” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë të finances dhe kontabilitetit në njësitë e vogla e të mesme të sektorit publik dhe privat. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit të biznesit, etj.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e ekonomisë.
Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Financë-Kontabilitet” mund të punësohet si specialist finance dhe kontabiliteti në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjitha llojeve, në sektorin e kostove dhe çmimeve, hartues buxheti, në sektorin e auditit, të vlerësimit financiar dhe në sektorë të menaxhimit financiar.
Viti i parë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Matematikë 1 | 4.5 |
2 | Mikroekonomi | 4.5 |
3 | Gjuhë e huaj (Anglisht) | 3 |
4 | Bazat e informatikës | 4.5 |
5 | Shkrim akademik | 3 |
6 | Parimet bazë të menaxhimit | 4.5 |
7 | Parimet bazë të kontabilitetit | 6 |
- | Totali ECTS Semestri I | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Matematikë ekonomike | 4.5 |
2 | Makroekonomi | 4.5 |
3 | Sipërmarrje dhe menaxhim i SME | 4.5 |
4 | Metoda kërkimi | 3 |
5 | Kontabilitet financiar | 6 |
6 | Gjuhë e huaj (Greqisht) | 3 |
7 | Strukturë të dhënash | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri II | 30 |
Viti i dytë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Statistikë 1 | 4.5 |
2 | Menaxhim i burimeve njerëzore | 6 |
3 | Kontabilitet kosto | 6 |
4 | Parimet bazë të marketingut | 4.5 |
5 | Parimet bazë të financës | 4.5 |
6 | Bazë të dhënash | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri III | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Statistikë biznesi | 4.5 |
2 | Financa publike | 4.5 |
3 | Menaxhim operacionesh | 4.5 |
4 | Drejtim marketingu | 4.5 |
5 | Drejtim financiar | 6 |
6 | Kontabilitet drejtimi | 6 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |
Viti i tretë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Tregje dhe institucione financiare | 6 |
2 | Investime | 6 |
3 | Analizë financiare | 4.5 |
4 | Taksim në biznes | 4.5 |
5 | Paraja dhe bankat | 4.5 |
6 | Menaxhim risku/Hyrje në modelim financiar | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri V | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Sistemet e kompjuterizuara në kontabilitet | 4.5 |
2 | Auditim | 4.5 |
3 | Teknika bankare | 4.5 |
4 | E drejtë biznesi | 4.5 |
5 | Praktikë profesionale | 6 |
6 | Detyrime përmbyllëse | 6 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |