Programi i studimit “Bachelor në Menaxhim Turizmi” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Menaxhim Turizmi”.
Misioni i programit “Bachelor në Menaxhim Turizmi“ është formimi i specialistëve në fushën e menaxhimit të turizmit. Programi në vitin e fundit të studimeve është me natyrë aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për të garantuar një karrierë të suksesshme. Ky program studimi gërsheton njohuri teorike të përgjithshme të fushës së menaxhimit me ato specifike të industrisë së turizmit. Programi synon të garantojë formim të plotë menaxherial dhe të përqendrohet, njëkohësisht, në fusha të ndryshme të turizmit si:
Ky program studimi përgatit menaxherë turizmi me cilësi dhe aftësi të larta profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të zhvillimit të turizmit në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian.
Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit “Bachelor në Menaxhim Turizmi” pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë në menaxhim, marketing, turizëm apo në një fushë tjetër të ngjashme.
Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në MenaxhimTurizmi”mund të punësohet si specialist menaxhimi në agjenci turistike, në hotele, në resorte, në qendra arkeologjike, në sektorin e turizmit rural, në agjenci të promocionii turistik.
Viti i parë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Matematikë 1 | 4.5 |
2 | Mikroekonomi | 4.5 |
3 | Gjuhë e huaj (Anglisht) | 3 |
4 | Bazat e informatikës | 4.5 |
5 | Shkrim akademik | 3 |
6 | Parimet bazë të menaxhimit | 4.5 |
7 | Parimet bazë të kontabilitetit | 6 |
- | Totali ECTS Semestri I | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Matematikë ekonomike | 4.5 |
2 | Makroekonomi | 4.5 |
3 | Sipërmarrje dhe menaxhim i SME | 4.5 |
4 | Metoda kërkimi | 3 |
5 | Kontabilitet financiar | 6 |
6 | Gjuhë e huaj (Greqisht) | 3 |
7 | Strukturë të dhënash | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri II | 30 |
Viti i dytë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Statistikë 1 | 4.5 |
2 | Menaxhim i burimeve njerëzore | 6 |
3 | Kontabilitet kosto | 6 |
4 | Parimet bazë të marketingut | 4.5 |
5 | Parimet bazë të financës | 4.5 |
6 | Bazë të dhënash | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri III | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Statistikë biznesi | 4.5 |
2 | Financa publike | 4.5 |
3 | Menaxhim operacionesh | 4.5 |
4 | Drejtim marketingu | 4.5 |
5 | Drejtim financiar | 6 |
6 | Kontabilitet drejtimi | 6 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |
Viti i tretë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Gjeografi turistike | 4.5 |
2 | Turizëm ndërkombëtar | 4.5 |
3 | Turizëm kulturor | 4.5 |
4 | Menaxhim projektesh | 4.5 |
5 | Sisteme të kompjuterizuara rezervimi në sektorin turistik | 3 |
6 | Sociologji turistike | 4.5 |
7 | Strategji turizmi | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri V | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Organizim ndërmarrjesh e agjencish turistike | 4.5 |
2 | Menaxhim hoteleri dhe evente | 4.5 |
3 | Zhvillim i produkteve turistike/ Zhvillim i guidës turistike | 4.5 |
4 | E drejtë biznesi | 4.5 |
5 | Praktikë profesionale | 6 |
6 | Detyrime përmbyllëse | 6 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |