Loading....

DREJTUESE E DEPARTAMENTIT TË PEDAGOGJISË DHE PSIKOLOGJISE

Prof. Dr. Erleta Çelmeta (Mato)

Biografia:

Profesor Dr. Erleta Çelmeta (Mato), lindur në 1955 në Tiranë, diplomuar në gjuhë dhe letërsi, specializuar në Pedagogji dhe Psikologji, pedagoge e shkencave te edukimit me një përvojë 40 vjeçare në arsim. Ish drejtore e Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Institutit të Kurrikulave dhe Standardeve, zv rektore në dy universitete të ndryshme, autore dhe bashkautore e mbi 30 teksteve shkollore në Shqipëri dhe në Kosovë, monografive dhe librave universitarë, studiuese dhe lektore e ftuar në shumë mjedise akademike brenda dhe jashtë vendit.

Librat më të njohur të saj si autore dhe bashkautore e parë janë: “Pedagogji për shkollat pedagogjike”, 1996; ”Fëmijët nën 6 vjeç” (1997); “Në kërkim të njohjes” (2000); “Civic Education in Albania” –study paper (2004); “Qytetaria në shkollë në shekullin 21”(2005); “Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës” (2006) ; “Strategjitë e të lexuarit” (2006); “Filozofia e kurrikulës së re” (2007); “Jetojmë së bashku” (2007); “Gati për në shkollë”; (2008); “Edukimi mjedisor për ciklin fillor”, ( 2008) ; “ Tekstet shkollore në arsimin parauniversitar” (2010); “Një botë për të zbuluar” (2011); “Hapat e parë”; (2012); “Projekti mësimor në arsimin parashkollor dhe fillor” (2017), “Politikat dhe reformat arsimore” (2018), etj. Prej më shumë se 10 vitesh është kryetare e shoqatës “Specialistët e Edukimit” përmes së cilës ka realizuar projekte dhe studime të ndryshme.

Kontakt: erleta.mato@kulogos.edu.al