Loading....

Marketing i Produktit Bujqësor

Marketing i Produktit Bujqësor


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Profesional në Agrobiznes me profil “Marketing i Produktit Bujqësor” është program që ofrohet pas arsimit të mesëm. Ky program organizohet me 120 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 2-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 5-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet Diplomë Profesionale në Agrobiznes me profil “Marketing i Produktit Bujqësor”.

Misioni i Programit Profesional në Agrobiznes me profile “Menaxhim i Fermës Bujqësore” është formimi i specialistëve në sektorin e agrobiznesit. Ky program studimi ofron mundësi për t’u njohur në mënyrë konkrete me marketingun e produkteve bujqësore dhe proceset e agro-përpunimit.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Ky program përgatit specialistë të aftë si sipërmarrës që mund të organizojnë biznese të vogla dhe të mesme private; t’i menaxhojnë ato, të marketojnë produktet bujqësore, të vendosin çmimet e produkteve bujqësore, të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e biznesit, të përballojnë me sukses konkurrencën në fushë. Kjo diplomë i ndihmon studentët të punësohen në firmat rajonale dhe kombëtare të agrobiznesit dhe agjencitë e produkteve bujqësore.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Marketing i Produktit Bujqësor

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Baza të ekonomisë agrare 6
2 Informatikë e zbatuar 6
3 Marketing i produktit bujqësor 6
4 Baza të kontabilitetit 6
5 Gjuha e huaj(Anglisht) 6
6 Menaxhim Agrobiznesi 6
- Totali ECTS Semestri I 36
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Sipërmarrje dhe drejtim i biznesit të vogël 6
2 Ekonomi bujqesore 6
3 Praktikë mësimore 6
4 Gjuhë e Huaj (Greqisht) 6
- Totali ECTS Semestri II 24

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Extensioni bujqesor 6
2 Komunikimi në biznes 6
3 E - Marketing 6
4 Teknikat e shitjes së produktit bujqësor 6
5 Plani dhe fushata marketing 6
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Mbledhje e përpunim të dhënash 6
2 E drejte biznesi 6
3 Politikat e menaxhimit të agrobiznesit 6
4 Praktikë profesionale 6
5 Provim final 6
- Totali ECTS Semestri IV 30