Programi Profesional në Agrobiznes me profil “Menaxhim i Fermës Bujqësore” është program që ofrohet pas arsimit të mesëm. Ky program organizohet me 120 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 2-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 5-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet Diplomë Profesionale në Agrobiznes me profil “Menaxhim i Fermës Bujqësore”.
Misioni i Programit Profesional në Agrobiznes me profil “Marketing i Produktit Bujqësor” është formimi i specialistëve në sektorin e agrobiznesit. Ky program studimi ofron mundësi për t’u njohur në mënyrë konkrete me menaxhimin e fermave bujqësore dhe proceset e agro-përpunimit
Ky program përgatit specialistë të aftë si sipërmarrës që mund të organizojnë biznese të vogla dhe të mesme private; t’i menaxhojnë ato, të marketojnë produktet bujqësore, të vendosin çmimet e produkteve bujqësore, të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e biznesit, të përballojnë me sukses konkurrencën në fushë. Kjo diplomë i ndihmon studentët të punësohen në firmat rajonale dhe kombëtare të agrobiznesit dhe agjencitë e produkteve bujqësore.
Viti i parë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Baza të ekonomisë | 6 |
2 | Informatikë e zbatuar | 6 |
3 | Menaxhim i burimeve njerezore | 6 |
4 | Baza të kontabilitetit | 6 |
5 | Gjuha e huaj(Anglisht) | 6 |
5 | Menaxhim Agrobiznesi | 6 |
- | Totali ECTS Semestri I | 36 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Sipermarrje dhe drejtim i biznesit të vogël | 6 |
2 | Ekonomi bujqesore | 6 |
3 | Praktikë mësimore | 6 |
4 | Gjuhë e Huaj (Greqisht) | 6 |
- | Totali ECTS Semestri II | 24 |
Viti i dytë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Extensioni bujqësor | 6 |
2 | Prodhim Shtazor | 6 |
3 | Drejtim ferme | 6 |
4 | Bazat e prodhimit bimor | 6 |
5 | Fitotekni | 6 |
- | Totali ECTS Semestri III | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Mbledhje e përpunim të dhënash | 6 |
2 | E drejte biznesi | 6 |
3 | Politikat e menaxhimit të agrobiznesit | 6 |
4 | Praktikë profesionale | 6 |
5 | Detyrime përmbyllëse | 6 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |
Lëndë me zgjedhje
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Baza të prodhimit bimor | 6 |
2 | Fitotekni | 6 |
3 | Drejtim ferme | 6 |
4 | Menaxhim i burimeve njerëzore | 6 |
5 | Menaxhim I teknikës bujqësore | 6 |
Gjuhë e huaj: Anglisht, Greqisht