Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek

PhD. Thomas Bardakis

Biografia:

Thomas Bardakis mban titullin Doktor i Shkencave nga Fakulteti i Filozofisë (Universiteti ″Aristoteli‶ i Selanikut) në fushën e Semiotikës dhe Onomastikës. Studimet pasuniversitare i kreu në fushën e në “Semiotikë, Kulturë dhe Komunikimit” (A.U.Th.), mban diplomë Bachelor nga Departamenti i Teologjisë i Fakultetit të Teologjisë (A.U.Th.) si dhe një Diplomë Bachelor nga Departamenti i Filologjisë Greke (specializimi në Gjuhësi) e Fakultetit të Filozofisë (A.U.Th.). Ai është gjithashtu studiues i SemioLab në Universitetin Aristoteli të Selanikut.

Ai ka botuar artikuj në revista shkencore dhe ka mbajtur prezantime në konferenca ndërkombëtare shkencore. Që prej vitit 2020, është pjesë e stafit akademik të Kolegjit Universitar ″LOGOS‶, ku ka dhënë mësim një sërë lëndësh, si: Civilizimi Grek I, Civilizimi Grek II, Analizë teksti dhe Sociolinguistikë. Gjithashtu, ka dhënë mësim në Universitetin Aristoteli të Selanikut, në Universitetin Panteion të Athinës dhe në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore.

Fushat e tij të interesit dhe ekspertizës janë Semiotika, Sociolinguistika, Onomastika, Ideologjitë gjuhësore dhe Multimodaliteti.

Email: thomas.bardakis@kulogos.edu.al
Shkarko CV

Google Scholar
Academia


Prof. Dr. Anna Anastasiadi-Symeonides

Biografia:

Anna Anastassiadis-Symeonidis është Profesororeshë Emeritus e Gjuhësisë në Departamentin e Filologjisë, Seksioni i Gjuhësisë pranë Universitetit Aristoteli të Selanikut. Në 1974 ajo përfundoi studimet master pranë Universitetit III të Parisit, ndërsa që nga viti 1985 ajo mban titullin Doktor i Shkencave në Universitetin e Athinës. Studimet pasuniversitare i vijoi në universitete të ndryshme Franceze në fushën e Gjuhësisë Teorike dhe të Zbatuar (A. Martinet, G. Moignet, D. Van de Velde - R. Galisson, Ν. Catach, M. Callamand), Leksikologjisë (B. Quemada, R.-L. Wagner,), Leksikografisë (B. Quemada, BT Atkins, M. Glatigny, P. Corbin), Gjuhësisë Kompjuterike (M. Gross, N. Calzolari, L. Kartunnen) dhe Morfologjisë (D. Corbin , K. Koskenniemi).

Gjatë karrierës së saj profesoinale dhe akademike, ajo ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme: nga viti 1991 deri në vitin 2012 ajo ishte koordinatore e projekteve ERASMUS me 7 universitete të tjera evropiane; nga 1998 deri në 2005 ajo ishte anëtare e Senatit të Universitetit Aristoteli të Selanikut; nga 2009 deri në 2011 ishte anëtare e bordit të Agjencisë Greke të Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë. Fushat e saj të studimit dhe akspertizës lidhen me studimin e leksikut dhe fjalorit grek, hartimin e fjalorëve të shtypur dhe elektronikë, neologjizmat, huazimet, fjalëformimet, njësitë shumëfjalëshe, terminologjitë, drejtshkrimin etj.

Në vitin 1998 ajo udhëhoqi formën dhe strukturën e Fjalorit të Greqishtes së Re (Instituti i Studimeve Moderne Greke pranë Universitetit Aristotel të Selanikut - Fondacioni Manolis Triantafylidis) ku, gjatë viteve 1976 – 1980, ishte kryeredaktore. Ka botuar 4 libra dhe mbi 170 artikuj në revista greke dhe ndërkombëtare, vëllime kolektive dhe punime konferencash.

Email: anna.anastasiadi-symeonides@kulogos.edu.al

Academia
ResearchGate


Prof. Dr. Symeon Grammenidis

Biografia:

Symeon Grammenidis është Profesor i Studimeve të Përkthimit në Departamentin e Përkthimit së Gjuhës Frenge në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Greqi. Ai mori doktoraturën në Gjuhësi Teorike dhe Formale në Universitetin Paris VII – Denis Diderot në vitin 1994, me specializim në Gjuhësinë Konstrastive dhe Përkthim.

Interesat e tij akademike janë përqendruar në problemet e përkthimit nga këndvështrime gjuhësore, kulturore dhe historike, si edhe në ndërmjetësimin ndërkulturor. Është autor i tre librave: La deixis dans le passage du grec vers le français (Ophrys, 2000), Μεταφράζοντας τον κόσμο του Άλλου: Θεωρητικά αδιέξοδα – Λειτουργικές προοπτικές (Diavlos, 2009), Διεπιστημονικές Προσεγγίσεις της μετάφρασης (i disponueshëm në: https://repository.kallipos.gr/handle/11419/3901), si edhe i një numri artikujsh shkencorë. Ai ka përkthyer gjithashtu disa libra shkencorë.

Email: symeon.grammenidis@kulogos.edu.al
Shkarko CV

Google Scholar


Prof. Asoc. Dr. Marsela Harizaj

Biografia:

Marsela Harizaj është Pedagoge e gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar "LOGOS", Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor, Tiranë nga Marsi i 2019. Prej Tetor 2009 deri Mars 2019, ka qene pedagoge e gjuhës Angleze pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja ne Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë. Ajo është e specializuar në mësimdhënien dhe didaktikën e gjuhës angleze. Në vitin 1999, përfundoi studimet e diplomimit në Universitetin e Vlorës /Dega Gjuhë Angleze. 2006-2013, ndoqi studimet pasuniversitare (Master Shkencor/Dr. Doktoraturë) në Gjuhësi/Didaktikë e Gjuhës Angleze në Universitetin e Tiranës/Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Në vitin 2006 Fiton titullin akademik: “ Profesor i Asociuar”, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Shqipëri. Fushat e studimit dhe hulumtimit përfshijnë metodologjinë dhe didaktikën e gjuhës angleze. Ajo ka marrë pjesë në shumë, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, seminare, trajnime mbi Mësimdhënien e Gjuhës së Huaj dhe ka botuar artikuj të ndryshëm në këtë fushë kërkimore në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Email: marsela.harizaj@kulogos.edu.al

Academia


PhD. Vasilki Apostolouda

Biografia:

Vasiliki Apostolouda mban një diplomë Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Greke (Dega e Gjuhësisë) dhe një diplomë Master i Shkencave në Gjuhësi të Aplikuar nga Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Aristotel i Selanikut (Aristotle University of Selanik ). Ajo ka përfunduar studimet Doktorale në Departamentin e Gjuhësisë Teorike dhe të Aplikuar nga Fakulteti i Filologjisë, Universiteti Aristotel i Selanikut (Aristotle University of Selanik ). Interesat e saj kryesore kërkimore shtrihen në fushat e morfo-fonologjisë dhe të përvetësimit të gjuhës së parë/së dytë.

Një pjesë e veprimtarisë së saj kërkimore është paraqitur në konferenca dhe seminare ndërkombëtare (OCP, MFM etj.), ndërsa në të kaluarën ajo ka marrë pjesë si hulumtuese shkencore në projektin “Arsimimi i studentëve të huaj dhe të riatdhesuar (Education of Foreign and Repatriated Students)” në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti Aristotel i Selanikut.

Ka përvojë të gjerë mësimdhënieje në arsimin e lartë dhe ka punuar si Lektore në fushën e Gjuhësisë në Departamentin e Gjuhës dhe Terapisë së Folur të Kolegjit Mesdhetar/ Department of Speech Language and Therapy of Mediterranean College (në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan të Mançesterit/ Manchester Metropolitan University). Paralelisht, ajo është duke kryer hulumtime Postdoktorale, financuar nga Fondacioni Shtetëror i Bursave, në Universitetin Aristotel të Selanikut. Aktualisht, ajo është Lektore në Departamentin e Gjuhës deh Civiliyimit Grek pranë Kolegjit Universitar LOGOS.

Email: vasiliki.apostolouda@kulogos.edu.al
Shkarko CV

Google Scholar


Stavro Dajo

Biografia:

Stavri J. DAJO ka lindur në Gjirokastër, Shqipëri (1958) dhe është diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (1983). Mban titullin PhD në historinë moderne të Ballkanit, akorduar nga Departamenti i Historisë dhe Arkeologjisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (2002). Interesat e tij kërkimore dhe shkencore vatërzohen në studimin e marrëdhënieve ndërballkanike dhe, më së shumti, në rolin e faktorit shqiptar në Ballkan.

Ka shkruar monografinë: "Dimensioni ndërkombëtar i konfliktit E. Hoxha - J. B. Tito dhe fundi i Luftës Civile Greke 1945-1949" (tezë doktorature), Selanik 2002, si dhe shumë studime të tjera monografike për marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të Ballkanit përgjatë Luftës së Ftohtë.

Është autor i serisë me tre vëllime “Shqipja për greqishtfolësit” (2022-2023).

Ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe punime shkencore kolektive për historinë dhe letërsinë e Ballkanit, duke pasur kështu një bibliografi të gjerë. Prej vitit 1997 është profesor i Gjuhës dhe Kulturës Shqipe në Institutin e Studimeve Ballkanike në Selanik.

Si përkthyes letrar, ai përktheu me sukses shumë autorë të letërsisë greke në shqip dhe anasjelltas, dhe më së pari romanin "Zorba", të Nikos Kazantzakis-it me tri botime. Në mbikëqyrjen e tij akademike u hartua vëllimi antologjik “Proza tregimtare greke: botim antologjik dhe bibliografik” (2023).

Email: stavro.dajo@kulogos.edu.al

Academia


Dr. Proc. Lina Basoukou

Biografia:

Lina Basoucou ka diplomuar në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës (Departamenti i Historisë dhe Arkeologjisë), në Shkollën e Dramës “Theodosiadi”, si dhe në Departamentin e Arsimit Fillor të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës (Me një diplomë Master në “Teatër dhe Edukim”). Ajo është gjithashtu mbajtëse e një diplome në këndim klasik nga Konservatori Panarmonio i Athinës. Që nga viti 2023, ajo po ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin e Maqedonisë Perëndimore (Departamenti i Arsimit Fillor). Ajo ka ndjekur një sërë seminarësh për mësimdhënien e gjuhës greke si gjuhë e huaj dhe për dramën në arsim, si dhe shumë punëtori në dramë, vallëzim dhe teatër muzikor.

Si aktore, ka bashkëpunuar me Teatrin Kombëtar të Greqisë dhe me trupën teatrale PAUSIS; si asistente regjie dhe animatore teatrale, ka punuar me grupin PAUSIS; dhe si mësuese teatri, ka dhënë mësim në shkollën greke “Manolis Glezos” të Vetëqeverisjes së Grekëve në Hungari, si dhe në Kolegjin Universitar LOGOS. Ka punuar gjithashtu si filologe (mësuese e gjuhës dhe letërsisë së klasikeve) në shkollat e mesme, si dhe në institucione kërkimore dhe shërbime administrative të Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë. Nga viti 2014 deri në vitin 2019, ka dhënë mësim në Filologjinë e Greqishtes së Re, Gjuhën Greke të Re dhe Letërsinë në Departamentin e Studimeve të Greqishtes së Re në Universitetin ELTE në Budapest dhe në shkollën plotësuese 12-vjeçare “Manolis Glezos” të Vetëqeverisjes së Grekëve në Hungari. Aktualisht është e komanduar nga Ministria Greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare për të dhënë mësim në Kolegjin Universitar LOGOS në Tiranë, Shqipëri, si dhe në Qendrën e Mësimit të Gjuhës Greke LOGOS.

Interesat e saj shkencore dhe kërkimore përfshijnë teatrin për fëmijë dhe të rinj, qasjet bashkëkohore ndaj dramës antike, semiotikën e diskursit teatral holistik, teorinë letrare dhe didaktikën e greqishtes si gjuhë e huaj. Artikujt dhe tekstet e saj letrare janë botuar në revista akademike dhe në faqe interneti, dhe punimet e saj janë përfshirë në përmbledhjet e konferencave ndërkombëtare.

Me pseudonimin “Angeliki Zervantonaki”, ajo ka botuar përmbledhjet poetike Askiseis (Ushtrime) (Dodoni, 2003) dhe Ep’ Omou (Mbi Krah) (2018), dhe ka marrë pjesë në veprën kolektive Me to P tis Poiisis (Me P-në e Poezisë) (AO, 2018). Poezitë e saj janë botuar në revista letrare të shtypura dhe online dhe janë prezantuar në programe radiofonike.

Ajo është autore dhe bashkautore e dy programeve radiofonike në Radio Ngjallja, stacioni zyrtar i Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë.

Ajo flet anglisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht dhe italisht dhe aktualisht studion shqipen dhe hungarishten.

Email: lina.basoukou@kulogos.edu.al
Shkarko CV

Google Scholar


PhD. Kand. Anxhela Laska

Biografia:

Anxhela Laska mban një diplomë Bachelor në Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës (2018) dhe Master në Mësuesi në Gjuhën Greke për Arsimin e Mesëm të Lartë, në Departamentin e Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës (2022). Ka kryer trajnime të ndryshme dhe ka disa certifikata mbi metodat moderne dhe mësimnxënien efektive.

Në fushën e mësimdhënies dhe përkthimit ajo ka bashkëpunuar me kolegjin Greko-Shqiptar ̎Arsakeio e Tiranës ̎ dhe Fondacionin Grek të Kulturës. Përveç mësimdhënies, ka punuar edhe si përkthyese, interprete dhe redaktore në gjuhën shqipe dhe greke.

Fushat e saj të mësimdhënies përfshijnë leksikologjinë, morfologjinë, didaktikën, shkrimin akademik, përkthimin. Gjithashtu është me përvojë në përgatitjen e nxënësve për certifikimin e gjuhës greke dhe studentëve për provimin e natyralizimit.

M.Sc. Anxhela Laska aktualisht është Ass/Lektore e gjuhës greke pranë Departamentit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor, Kolegji Universitar ̎Logos ̎ dhe bashkëpunëtore e jashtme në Qendrën e Gjuhës Greke.

Email: anxhela.laska@kulogos.edu.al

Academia

➤