Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës ofron edukimin universitar si dhe kërkim-zhvillim në fushat e Informatikës së Zbatuar, Teknologjive të Internetit, programimit të orientuar nga objekti, sigurisë në rrjeta, sistemeve të shfrytëzimit, sistemeve informatike, bazave të të dhënave, dizenjimit grafik, etj.
Misioni i Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës, si njësi bazë e Fakulteti i Shkencave te Aplikuara, bazuar edhe në Statutin e Kolegjit Universitar “Logos” është:
Objektivat e Departamentit të Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës lidhen me objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit Bachelor.
Stafi
Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës ka në përbërje të tij një staf akademik të kualifikuar dhe me eksperiencë në mësimdhënie, si dhe të rinj në proces kualifikimi shkencor dhe ngritje profesionale akademike.
Stafi akademik i ftuar synohet të përzgjidhet nga kandidatë që aktualisht punojnë në IAL -të publike apo private dhe që kanë eksperiencë në mësimdhënie në IAL.
Programet e studimit:
BACHELOR NË INFORMATIKË TË ZBATUAR
Programi i studimit “Bachelor në Informatikë të Zbatuar”është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Informatikë të Zbatuar”.
Misioni i programit “Bachelor në Informatikë të Zbatuar” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e informatikës dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë në këtë fushë. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla,si gjuhë programimi, teori dhe praktikë rrjetash kompjuterike, sisteme operative, teknologji informacioni, zhvillim i faqes web, etj.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e informatikës ose në fusha të përafërta.
Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Informatikë të Zbatuar”mund të punësohet si programues, analist, konsulent i sistemeve të TI, të aplikimeve të web, në sektorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare dhe financiare, në kompanitë e sigurimeve, në sektorët e TI në të gjitha llojet e organizatave.