Loading....

Misioni

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E DEPARTAMENTIT

Përshkrimi i Departamentit te Shkencave Mjekësore

Departamenti i “ Shkencave Mjekësore” është njësi përbërëse e njësisë kryesore të “Fakultetit të Shkencave të Aplikuara” pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”, që bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fusha të përafërta ose të ndërthurura.

Departamenti i “Shkencave Mjekësore” është njësi bazë mësimore kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplina mësimore respektive.
Departamenti i “Shkencave Mjekësore” kryen mbarëvajtjen e procesit mësimor në:

  1. Ciklin e parë të studimeve : “Bachelor” në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” (180 kredite);
  2. Ciklin e dytë të studimeve në programin Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” (60 kredite)

Misioni

Misioni i Departamentit të “Shkencave Mjekësore”, si njësi bazë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, bazuar edhe në Statutin e Kolegjit Universitar “LOGOS” është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve.

Misioni lidhet gjithashtu, me garantimin e cilësisë dhe plotësimin e standardeve akademike për të gjitha programet e studimit;

  1. me nxitjen, mbështetjen dhe zhvillimin e aktivitetit shkencor të pedagogëve dhe studentëve, veçanërisht atyre diplomantë, ofrimin e mundësive për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;
  2. bashkëpunimin me subjektet mjekësore/kërkimore për identifikimin e kërkesës për specialistë në fushën e teknikave laboratorike dhe përshtatjen e programeve mësimore në funksion të tyre;
  3. me aftësimin praktik të studentëve dhe veçanërisht studentëve diplomantë.
  4. sistemi i njohurive që iu ofrohet studentëve nga programet e studimit të ofruara nga Departamenti i Shkencave Mjekësore si dhe kompetencat që përfitojnë nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre edhe ndjekjen e një karriere kërkimore apo akademike.

Vizioni

Departamenti i “Shkencave Mjekësore”,bazuar në programe mësimore bashkëkohore, synon të formojë përgatitjen e specialisteve te mjekësisë veçanërisht atyre të Laboratorëve mjekësorë në spektrin e teknikave të zbatuara të mikrobiologjisë së përgjithshme,të laboratorëve mjekësorë klinik biokimik dhe histopatologjik; ti bëjë ata të aftë për të punuar si ne institucionet mjekësore shtetërore ashtu edhe ato private.

Objektivat

Objektivat e Departamentit të “ Shkencave Mjekësore” lidhen me objektivat e Kolegjit Universitar “Logos” dhe të Fakultetit të “Shkencave të Aplikuara” dhe gjejnë pasqyrim tek veprimtaritë formuese të programeve të studimit, në përbërje të këtij departamenti.

Për më tepër, departamenti synon:

  1. Të nxitë dhe të koordinojë aktivitetet mësimore-kërkimore brenda departamentit, pa prekur lirinë akademike të personelit akademik.
  2. Të zhvillojë aktivitete kërkimore, konsulta dhe projekte. në bashkëpunim me Institucione të ngjashme dhe grupe të interesit.

Programet e Studimit

Programi i studimit “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”.

Misioni i programit “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë “është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e teknikës së lartë në laboratorët mjekësorë dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë në këtë fushë. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si mikrobiologjia, biokimia, histopatologjia, imunologjia, diagnostika molekulare, teknika laboratorike etj.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e teknikës laboratorike mjekësore ose në fusha të përafërta.

Programi i studimit “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” ka objektiva të qartë profesionalë që konsistojnë në:

  1. përgatitjen e specialistëve të profilizuar për laboratorët mjekësorë dhe të aftë të njohin e të përdorin teknologjinë e aparaturave bashkëkohore të laboratorëve mikrobiologjikë, biokimiko-klinikë dhe të histologjisë e t’i mirëmbajnë ato;
  2. krijimin e profilit të ekspertit në fushën e laboratorëve mjekësorë,i cili do të jetë në gjendje të kryejë analiza me cilësi të lartë dhe të dijë të përdorë teknologjinë bashkëkohore me të cilën kryhen analizat.

Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” mund të punësohet në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore, në qendra eksperimenti e kërkimi.

Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

Programi i studimit “Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” është program i ciklit të dytë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 60 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 1-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”.

Misioni

Misioni i programit te studimit te Ciklit te dyte Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë është t’u japë studentëve që zotërojnë diplomë universitare Bachelor njohuri te thelluara teorike dhe praktikes dhe përgatitje të mirëfilltë profesionale nëpërmjet ushtrimit dhe zhvillimit te praktikave profesionale. Zgjerimi i njohurive të fituara në ciklin e parë të studimeve, i pajis studentët me kompetence të përgjithshme dhe profesionale në fushën e laboratorëve mjekësore duke i bërë konkurrentë në tregun e punës në sektorët publikë e privatë. Programi ofron njohje më të plotë të aspekteve të ndryshme të mjekësisë laboratorike.

Objektivat

Objektivat e programit Master Profesional janë të qarta profesionalisht dhe të arritshme. Planet dhe programet mësimore janë në përputhje të plotë me kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për arsimin e lartë si dhe kërkesat e sistemit të Bolonjës.

Stafi

Stafi akademik i programit te studimit Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë është nga me te kualifikuarit dhe me kompetencë të plotë shkencore dhe profesionale duke përmbushur maksimalisht kërkesat e programit mësimorë. Programi mësimor realizohet në ambjente komode dhe me infrastrukturë bashkëkohore duke ju përgjigjur më së miri misionit të programit mësimor. Në funksion të programit janë: Laboratorë klinik, Biokimik, histopatologjik te cilët sigurojnë aftësimin praktik të studentëve duke i bërë ata profesionistë të aftë të laboratorëve mjekësorë dhe konkurrues në tregun e punës.

Bashkëpunimet

Bashkëpunimi me qendra diagnostike mjekësore shtetërore dhe private që operojnë në fushën e mjekësisë laboratorike krijon mundësinë për studentët e programit master te ushtrohen nga pikëpamja praktike dhe konkretizojnë njohuritë e fituara . Pjesë e plotësimit të objektivave të programit master profesional është konkretizimi dhe zbatimi i një strategjie afatmesme dhe afatgjate për përsosjen e vazhdueshme të programit.

Studenti, i cili zotëron diplomë “Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”mund të punësohet në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore, në qendra eksperimenti e kërkimi.