Loading....

Master Profesional në Financë-Kontabilitet

Specialist Master in Finance-Accounting


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i Ciklit të Dytë të studimit “Master Profesional” në Financë Kontabilitet me kohë të plotë, i referohet nivelit 7 (shtatë) të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohet me 60 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe.

Programi i Ciklit të Dytë të studimit “Master Profesional” në Financë Kontabilitet i pajis të diplomuarit me njohuri të thelluara profesionale në fushën e Financës dhe Kontabilitetit duke reflektuar dinamikën e zhvillimeve në disiplinat përbërëse të kurrikulës si dhe specifikat e kërkesës së tregut dhe të ekonomisë shqiptare.
Studimet e Ciklit të Dytë, “Master Profesional” në Financë Kontabilitet, përmbyllen me provim përfundimtar ose punim diplome dhe në përfundim të tij, lëshohet diploma “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studimet e Ciklit të Dytë, “Master Profesional” në Financë Kontabilitet, përmbyllen me provim përfundimtar ose punim diplome dhe në përfundim të tij, lëshohet diploma “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet. Studenti, i cili zotëron diplomë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet mund të punësohet si specialist finance dhe kontabiliteti në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjitha llojeve, në sektorin e kostove dhe çmimeve, hartues buxheti, në sektorin e auditit, të vlerësimit financiar dhe në sektorë të menaxhimit financiar.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Master Profesional Financë-Kontabilitet

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditim 6
2 Metoda kërkimi 6
3 Kontabilitet drejtimi i avancuar 6
4 Drejtim financiar i avancuar 6
5 Taksimi 6
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Analizë e të dhënave 6
2 Teoria dhe drejtimi i portofolit 6
3 Standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit 6
4 Praktikë profesionale 6
5 Detyrime përmbyllëse 6
- Totali ECTS Semestri II 30