Loading....

Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laborator Mjekësore

Specialist Master in Higher Medical Laboratory Technician


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit “Master Profesionalnë Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” është program i ciklit të dytë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 60 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 1-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”.

Misioni i programit te studimit te Ciklit te Dyte Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë është t’u japë studentëve që zotërojnë diplomë universitare Bachelor njohuri te thelluara teorike dhe praktike si dhe përgatitje të mirëfilltë profesionale nëpërmjet ushtrimit dhe zhvillimit te praktikave profesionale. Zgjerimi i njohurive të fituara në ciklin e parë të studimeve, i pajis studentët me kompetence të përgjithshme dhe profesionale në fushën e laboratorëve mjekësore duke i bërë konkurrentë në tregun e punës në sektorët publikë e privatë. Programi ofron njohje më të plotë të aspekteve të ndryshme të mjekësisë laboratorike.

Objektivat e programit Master Profesional janë te qarta profesionalisht dhe të arritshme. Planet dhe programet mësimore janë ne përputhje të plotë me kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për arsimin e lartë si dhe kërkesat e sistemit të Bolonjës. Stafi akademik i programit te studimit Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë është nga me te kualifikuarit dhe me kompetencë të plotë shkencore dhe profesionale duke përmbushur maksimalisht kërkesat e programit mësimorë.

Programi mësimor realizohet në ambjente komode dhe me infrastrukturë bashkëkohore duke ju përgjigjur më së miri misionit të programit mësimor. Në funksion të programit janë Laboratorë klinik, Biokimik, histopatologjik te cilët sigurojnë aftësimin praktik të studentëve duke i bërë ata profesionistë të aftë të laboratorëve mjekësorë dhe konkurrues në tregun e punës.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Bashkëpunimi me qendra diagnostike mjekësore shtetërore dhe private që operojnë në fushën e mjekësisë laboratorike krijon mundësinë për studentët e programit master te ushtrohen nga pikëpamja praktike dhe konkretizojnë njohuritë e fituara . Pjesë e plotësimit të objektivave të programit master profesional është konkretizimi dhe zbatimi i një strategjie afatmesme dhe afatgjate për përsosjen e vazhdueshme të programit . Studenti, i cili zotëron diplomë “Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” mund të punësohet në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore, në qendra eksperimenti e kërkimi.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Hematologji laboratorike 6
2 Teknika te imunodiagnostikes laboratorike 6
3 Diagnostika laboratorike ne Mikrobiologji 7.5
4 Biokimi e aplikuar 6
5 Teknika te histopatologjise klinike 6
6 Analize e lengjeve biologjike 6
7 Vleresimi i metodave analitike ne laboratoret klinike 6
8 Diagnostika molekulare ne laboratorin klinik 4.5
9 Praktike Profesionale 6
10 Tema e Diplomes 6
- Totali ECTS Semestri I 30