Loading....

Misioni

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E DEPARTAMENTIT

Departamenti Financë-Kontabilitet, në të gjithë veprimtarinë edukativo-mësimore dhe social-kulturore të tij, funksionon në përputhje me Infrastrukturën Ligjore të Arsimit të Lartë, Statutin dhe Rregulloret e brendshme të Institucionit, Fakultetit, Departamentit dhe Programit të Studimit.

Misioni

Misioni i Departamentit Financë-Kontabilitet, si njësi bazë e Fakultetit Ekonomik është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve në fushën e Financë Kontabilitetit. Ai synon një formim sa më cilësor të studentëve duke u ofruar mundësi dhe krijuar hapësira të nevojshme në rrugën e tyre drejt të ardhmes evropiane. Është detyrë e stafit akademik të Departamentit Financë-Kontabilitetit të bashkërendojë procesin e mësimdhënies, të kërkimit shkencor dhe të zhvillimit social-kulturor, me qëllim sigurimin e cilësisë në të gjithë parametrat e tij. Objektivi i Departamentit Financë- Kontabilitet për sigurimin e brendshëm të cilësisë është: të garantojë standarde të programeve të studimit nëpërmjet përdorimit të mekanizmave përkatëse si dhe të hartojë dhe të zbatojë një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të saj.

Departamenti Financë-Kontabilitet, bazuar në programet mësimore bashkëkohore që ofron, synon të formojë specialist të lartë dhe të përgatisë profesionistë në fushën e Financë Kontabilitetit, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vendin tonë.

Objektivat e Departamentit Financë-Kontabilitet synojnë:

  1. Të sigurojë përafrimin me standardet evropiane të programeve të studimit, për sigurimin e brendshëm të cilësisë në dy drejtime kryesore:
    1. në mësimdhënie
    2. në punën kërkimore shkencore
  2. Të nxisë dhe të koordinojë aktivitetet mësimore-kërkimore edhe midis departamenteve por paprekur lirinë akademike të personelit akademik;
  3. Të zhvillojë veprimtari kërkimore, në kuadrin e projekteve në bashkëpunim me institucione homologe dhe sipërmarrje private;
  4. Të përzgjedhë stafin akademik, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
  5. Të përzgjedhë studentët që regjistrohen çdo vit akademik;
  6. Të përgatisë specialistë të lartë në fushën e Financë-Kontabilitetit;

Vizoni i Departamentit Financë-Kontabilitet është :

  1. Te jete një departament i konsoliduar ne te gjitha programet e tij te studimit përmes trajnimit dhe zgjerimit te eksperiencës se stafit te tij;
  2. Te jete një nder profilet me atraktive te studimit ne përshtatje edhe me nevojat e tregut;
  3. Te jete afër studentit dhe te arrije te ofroje dije dhe njohuri te plota dhe te dobishme për ta.;
  4. Te krijoje grupe pune sa me profesionale ne drejtim te kërkimit shkencor dhe te ofroje materiale shkencore me vlere për studiuesit dhe për biznesin;

Programet e Studimit

Departamenti Financë-Kontabilitet është përgjegjës për programet e studimit që ofron, aktualisht programin e studimit të Ciklit të Parë “Bachelor” në Financë- Kontabilitet dhe të Ciklit të Dytë “Master Profesional”, një vjeçar, në Financë- Kontabilitet.

Programet e studimit janë të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me Sistemin Europian të Transferimit të Krediteve (ECTS). Sasia normale e krediteve, të grumbulluara gjatë një viti akademik, nga një student, është 60 kredite.

Programet e studimit janë të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me Sistemin Europian të Transferimit të Krediteve (ECTS). Sasia normale e krediteve, të grumbulluara gjatë një viti akademik, nga një student, është 60 kredite.

Programet e studimit që ofron Departamenti Financë-Kontabilitet, hartohen nga departamenti dhe miratohen nga Senati Akademik i KU “Logos”. Struktura e programeve të studimit përfshin: proçes mësimor, praktikë profesionale, provim i përgjithshëm përfundimtar ose përgatitje dhe mbrojtje mikroteze. Ato synojnë t’i ofrojnë studentëve njohuri dhe dije bazë si dhe aftësi dhe kompetenca praktike për përgatitjen e specialistëve të rinj të aftë që t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik e social të vendit dhe jo vetëm. Çdo lëndë apo modul ka syllabusin e saj/tij në përputhje me programin e studimit të miratuar. Programi i lëndës hartohet sipas kritereve dhe formatit të kërkuar dhe miratohet nga përgjegjësi i departamentit dhe dekani i fakultetit.

Bachelor në Financë-Kontabilitet

Programi i studimit “Bachelor në Financë-Kontabilitet” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet”.

Misioni i programit “Bachelor në Financë-Kontabilitet”

Të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë të finances dhe kontabilitetit në njësitë e vogla e të mesme të sektorit publik dhe privat. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit të biznesit, etj.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e ekonomisë.

Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Financë-Kontabilitet” mund të punësohet si specialist finance dhe kontabiliteti në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjitha llojeve, në sektorin e kostove dhe çmimeve, hartues buxheti, në sektorin e auditit, të vlerësimit financiar dhe në sektorë të menaxhimit financiar.

Programi i Studimit të Ciklit Të Dytë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet

Programi i Ciklit të Dytë të studimit “Master Profesional” në Financë Kontabilitet me kohë të plotë, i referohet nivelit 7 (shtatë) të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohet me 60 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit akademik.

Programi i Ciklit të Dytë të studimit “Master Profesional” në Financë Kontabilitet i pajis të diplomuarit me njohuri të thelluara profesionale në fushën e Financës dhe Kontabilitetit.

Studimet e Ciklit të Dytë, “Master Profesional” në Financë Kontabilitet, përmbyllen me provim përfundimtar ose punim diplome dhe në përfundim të tij, lëshohet diploma “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet.