Vizioni
Departamenti i Marketingut Kreativ për Ekonomi të Qëndrueshme synon të jetë një qendër akademike bashëkohore studimi, kërkimi dhe transferimi të njohurive në fushën e marketingut duke e vendosur kreativitetin si forcën më të fuqishme për ndryshim. Ne imagjinojmë një botë ku çdo markë, biznes dhe konsumator merr vendime të qëndrueshme jo nga detyrimi, por nga ndërgjegjësimi – një botë ku marketingu kreativ jo vetëm promovon produkte, por rikrijon të ardhmen e planetit tonë.
Misioni
Misioni ynë është të provojmë se marketingu më i mirë është ai që nuk e shfrytëzon planetin, por e mbron atë – marketing që ndryshon botën për mirë.
Objektivat
Departamenti i Marketingut Kreativ për Ekonomi të Qëndrueshme ka objektiva:
Programet tona
Departamenti i Marketingut Kreativ për Ekonomi të Qëndrueshme është përgjegjës për programet:
- Bachelor në Art, Multimedia e Design për Ekonominë e Qëndrueshme
Programi i studimit “Bachelor në Art, Multimedia e Design për Ekonominë e Qëndrueshme” është program i ciklit të parë të studimeve. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit 6 të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Art, Multimedia e Design për Ekonominë e Qëndrueshme”.
- Program me karakter profesional 2-vjeçar në Agrobiznes me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”
Programi i studimit me karakter profesional 2-vjeçar në Agrobiznes me profile: “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore” organizohet me 120 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 2-vjeçare. Studimet ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit 5 të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Profesionale në Agrobiznes me profil “Menaxhim i Fermës Bujqësore” / “Diplomë Profesionale në Agrobiznes me profil “Marketing i Produktit Bujqësor”.