-
Misioni i Departamentit Financë-Kontabilitet, si njësi bazë e Fakultetit Ekonomik është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve në fushën e Financë Kontabilitetit. Ai synon një formim sa më cilësor të studentëve duke u ofruar mundësi dhe krijuar hapësira të nevojshme në rrugën e tyre drejt të ardhmes evropiane. Është detyrë e stafit akademik të Departamentit Financë-Kontabilitetit të bashkërendojë procesin e mësimdhënies, të kërkimit shkencor dhe të zhvillimit social-kulturor, me qëllim sigurimin e cilësisë në të gjithë parametrat e tij. Objektivi i Departamentit Financë- Kontabilitet për sigurimin e brendshëm të cilësisë është: të garantojë standarde të programeve të studimit nëpërmjet përdorimit të mekanizmave përkatëse si dhe të hartojë dhe të zbatojë një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të saj.
Click for more: -
Departamenti i Menaxhimit synon të jetë një qendër akademike ekselence në fushën e menaxhimit të turizmit dhe biznesit, me kurrikula inovative për të garantuar një edukim sa më cilësor sipas programeve dhe cikleve të studimit mbështetur në procesin e Bolonjës, i pranuar nga publiku i gjerë, kandidatët për student në programet e ofruara, nga punëdhënësit të cilët vlerësojnë cilësinë e studentëve, kontributin intelektual të profesorëve të departamentit për aftësitë dhe njohuritë që të diplomuarit nga ky departament kanë. Ne i mësojmë studentët tanë që të zotërojnë disiplinat thelbësore të fushave dhe të përgatiten për mjedisin dinamik e global të industrisë së turizmit dhe të biznesit në tërësi, me një edukim me themel në fushën e menaxhimit.Kurrikulat tona kanë një spektër prej gjashtë dimensionesh kontekstuale.
Click for more:
-
Departamenti i Agrobiznesit synon të jetë një qendër akademike bashkëkohorë studimi, kërkimi dhe transferimi te njohurive në fushën e menaxhimit të agrobiznesit me kurrikula inovative, ku studentet e diplomuar te gjejnë veten e tyre dhe te kontribuojnë me dije e profesionalizëm ne fushat e ekonomisë bujqësore, menaxhimit te ndërmarrjeve, financës, kontabilitetit, marketingut, agroturizmit, etj. Misioni i Programit Profesional në Agrobiznes me profile “Menaxhim i Fermës Bujqësore” dhe “Marketing i Produktit Bujqësor” është formimi i specialistëve në sektorin e agrobiznesit. Ky program studimi ofron mundësi për t’u njohur në mënyrë konkrete me menaxhimin e fermave bujqësore, marketingun e produkteve bujqësore dhe proceset e agro-përpunimit. Ne i drejtojmë studentët tanë në zotërimin e disiplinave thelbësore të fushës qe të përgatiten për mjedisin global dinamik të industrisë së agrobiznesit dhe biznesit në tërësi.
Click for more: -
Departamenti i “ Shkencave Mjekësore” është njësi përbërëse e njësisë kryesore të “Fakultetit të Shkencave të Aplikuara” pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”, që bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fusha të përafërta ose të ndërthurura. Departamenti i “Shkencave Mjekësore” është njësi bazë mësimore kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplina mësimore respektive. Misioni i Departamentit të “Shkencave Mjekësore”, si njësi bazë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, bazuar edhe në Statutin e Kolegjit Universitar “LOGOS” është të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve. Departamenti i “Shkencave Mjekësore”,bazuar në programe mësimore bashkëkohore, synon të formojë përgatitjen e specialisteve te mjekësisë veçanërisht atyre të Laboratorëve mjekësorë në spektrin e teknikave të zbatuara të mikrobiologjisë së përgjithshme,të laboratorëve mjekësorë klinik biokimik dhe histopatologjik.
Click for more:
-
Departamenti punon që të arrijë standardet e kërkuara përmes vetëvlerësimit të vazhdueshëm e rigoroz duke e matur suksesin me treguesit e besueshëm të përfitimeve për studentët në aspektin etik, shkencor e profesional që do të garantojnë përgatitjen e tyre si qytetarë të denjë e me besim në drejtim të suksesit profesional dhe të një jete cilësore. Departamenti ka si objektiv gjithashtu që pjesëtarët e komunitetit të saj të gjejnë në këtë institucion stimulin e nevojshëm intelektual dhe kulturor, duke qenë nga të gjitha krahinat e vendit e më gjerë, nga të gjitha kategoritë shoqërore dhe moshore, por të angazhuar në botën e ideve. Me programin e Arsimit Parashkollor është që të shndërrohet në një qelizë institucionale arsimore e nivelit të lartë, i njohur për kompetencën e të diplomuarve të saj, për programet e saj të forta dhe orientimin ndërdisiplinor. Synimi i këtij departamenti është ndikimi në shoqëri përmes iniciativave arsimore, kërkimore shkencore, ekonomike, intelektuale dhe kulturore.
Click for more: -
Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës ofron edukimin universitar si dhe kërkim-zhvillim në fushat e Informatikës së Zbatuar, Teknologjive të Internetit, programimit të orientuar nga objekti, sigurisë në rrjeta, sistemeve të shfrytëzimit, sistemeve informatike, bazave të të dhënave, dizenjimit grafik, etj. Misioni i Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës, si njësi bazë e Fakulteti i Shkencave te Aplikuara, bazuar edhe në Statutin e Kolegjit Universitar “Logos” Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës ka në përbërje të tij një staf akademik të kualifikuar dhe me eksperiencë në mësimdhënie, si dhe të rinj në proces kualifikimi shkencor dhe ngritje profesionale akademike. Stafi akademik i ftuar synohet të përzgjidhet nga kandidatë që aktualisht punojnë në IAL -të publike apo private dhe që kanë eksperiencë në mësimdhënie në IAL.
Click for more:
-
Departamenti i Theologjisë Sociale & Shkencat Religjioze i përket Fakultetit të Shkencave Humane të Kolegjit Universitar Logos. Departamenti ynë siguron një program studimi tre-vjeçar në Theologji, i njohur nga shteti Shqiptar dhe i cili operon sipas sistemit të Bolonjës. Fillimi zyrtar i kurseve në rrethanat e reja ishte më 15 tetor 2018. Departamenti është i vendosur në një kompleks ndërtesash moderne përreth Manastirit të Shenjtë të Shën Vlashit, në fshatin me të njëjtin emër, 5 minuta larg nga qyteti i Durrësit. Megjithatë, përpara se Departamenti i Theologjisë të njihej si një institucion akademik nga shteti shqiptar në mjediset e Shkollës, në Manastirin e Shenjtë të Shën Vlashit, Akademia Theologjike operonte dhe vazhdon të funksionojë, në mënyrë që të trajnojë vullnetarë të rinj dhe besnikë në kryerjen e shërbimeve kishtare, duke i përgatitur ata për të ofruar shërbimet e tyre në tempuj të shenjtë.
Click for more: -
Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek i përket Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor të Kolegjit Universitar “Logos”. Departamenti ofron një program bachelor tre vjeçar, sipas sistemit të Bolonjës. Programi ofron një kurrikul të thelluar si në gjuhën ashtu edhe në civilizimin grek. Ne ofrojmë lëndë hyrëse për të përmirësuar rrjedhshmërinë e studentëve tanë në gjuhën greke. Përveç lëndëve për gjuhën moderne greke, i prezantojmë studentët edhe me shkencën e gjuhësisë. Ofrojmë lëndë në fusha të ndryshme të gjuhës Greke, p.sh. morfologji, fonologji, sintaksë, mbi historinë e gjuhës greke dhe mbi dialektet e ndryshme greke. Paralelisht, studentët tanë studiojnë greqishten e lashtë dhe latinishten. Së fundi, studentët kanë mundësinë të thellohen mbi veprat e mëdha të letërsisë greke dhe të marrin një arsim bazë mbi historinë, kulturën dhe civilizimin grek
Click for more:
-
Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” është njësi përbërëse e njësisë kryesore të “Fakultetit të Shkencave të Aplikuara” pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”, që bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fusha të përafërta ose të ndërthurura. Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” është njësi bazë mësimore kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplina mësimore respektive. Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” është krijuar në kuadër te riorganizimit të Fakulteti të Shkencave të Aplikuara pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” si dhe në përgjigje të kërkesave të kohës për arsimin e lartë dhe nevojës së tregut të punës për specialistë të shkencave të shëndetit dhe mirëqenies sociale. Stafi akademik i Departamentit te “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” bashkëpunon dhe jep kontributin dhe ekspertizën e tij ne programin e studimit të ofruara nga Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” pjesë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara.
Click for more: