Programi i studimit i Ciklit të Dytë, “Master i Shkencave” në “Financë Kontabilitet”, me kohë të plotë, i referohet nivelit 7 (shtatë) të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, organizohet me 120 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tij është 2 (dy) vite akademike. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe.
Programi i studimit i Ciklit të Dytë, Master i Shkencave në Financë Kontabilitet, i pajis studentët me njohuri shkencore me cilësi të lartë në fushën e financës dhe kontabilitetit, duke i përgatitur ata të realizojnë objektivat e kompanive në të cilat do të punësohen, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregulator si edhe standardet dhe parimet e shoqërisë.
Qëllimi i këtij programi studimi është që, nëpërmjet një kurrikule ndërdisiplinore, të përgatisë studentë me formim të specializuar në financë dhe kontabilitet duke i njohur ata me specializimet dhe degëzimet e mëtejshme bashkëkohore të profesionit të konsulentit financiar, gjë e cila i ndihmon të pajisen me aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të punuar në sektorin financiar (kombëtar dhe rajonal) dhe atë të shërbimeve/ produkteve financiare në veçanti.
Programi i studimit të Ciklit të Dytë, Master i Shkencave në Financë Kontabilitet, ka objektiva të qarta akademike, aplikative, të arritshme për nivelin e nevojshëm të kualifikimit të studentëve të cilat konsistojnë në:
Programi i studimit i Ciklit të Dytë, “Master i Shkencave” në “Financë Kontabilitet” synon të jetë më gjithëpërfshirës duke patur si objektiv, jo vetëm studentë të diplomuar në programe në shkencat ekonomike, por edhe ata studentë të diplomuar në shkencat e natyrës, shkencat shoqërore dhe profesionistë me një eksperiencë premtuese në zyrat e kontabilitetit, ndërmjetës financiarë bankarë dhe jo-bankarë, etj. Në këtë program studimi, pranohen studentë të diplomuar në Universitetet vendase dhe të huaja në përputhje me aktet ligjore në fuqi, pa asnjë kufizim tjetër. Përparësi do të kenë studentët e diplomuar në ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe çdo diplomë tjetër ekuivalente në fushën e ekonomisë.
Diplomimi i studentëve në programin “Master i Shkencave” në “Financë Kontabilitet” ofron mundësi punësimi në institucione të ndryshme shtetërore e kompani private, banka e institucione financiare të mikrokredisë e parasë elektronike, organizata joqeveritare rajonale dhe ndërkombëtare, institucione dhe agjenci europiane që veprojnë në Shqipëri e më gjerë, institucionet e arsimit të lartë.
Studentët e diplomuar në këtë program studimi mund të punësohen si financierë e kontabilistë, konsulentë financiarë, agjentë sigurimesh, auditues, vlerësues dëmesh, ndërmjetës në tregtimin e titujve, kujdestarë titujsh, regjistrues titujsh, administrues fondesh, e shumë profesione të tjera.
Viti i parë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Drejtim Financiar i Avancuar | 6 |
2 | Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit | 6 |
3 | Metodat e Kërkimit | 6 |
4 | Analizë e të Dhënave | 6 |
5 | Teoria dhe Drejtimi i Portofolit | 6 |
- | Totali ECTS Semestri I | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Sistemet e Kontrollit të Brendshëm të Auditimit | 6 |
2 | Taksimi | 6 |
3 | Kontabilitet Drejtimi i Avancuar | 6 |
4 | Menaxhimi i Riskut dhe Vlerësimi | 6 |
5 | Qeverisje Koorporatash | 6 |
- | Totali ECTS Semestri II | 30 |
Viti i dytë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit | 6 |
2 | Modelim Financiar | 6 |
3 | Financa Publike | 6 |
4 | Tregjet dhe Institucionet Financiare | 6 |
5 | Menaxhim Strategjik i Avancuar | 6 |
- | Totali ECTS Semestri III | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Praktikë Profesionale | 12 |
2 | Tezë Diplome | 18 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |