Loading....

Master i Shkencave në Përkthim Profesional

Master i Shkencave në Përkthim Profesional


Statusi Profesional i Programit

Deri më sot, në Shqipëri nuk ka ende një lloj programi të nivelit Master të specializuar në fushën e përkthimit profesional. Për këtë arrsye programi i Studimit Master i Shkencave në Përkthim Profesional është jashtëzakonisht i dobishëm në Shqipëri jo vetëm për të diplomuarit e Fakulteteve të Shkencave Humane, por edhe për të gjithë të të diplomuarit në fusha të tjera. Ky program, është program i ciklit II të Arsimit të Lartë në Shqipëri (Master i Shkencave, Niveli 7 në kornizën shqiptare të kualifikimeve). Programi i studimit do të ofrohet në gjuhën angleze si edhe në gjuhën shqipe për lëndët përkatëse sipas kurrikulës, pjesërisht, në gjuhën e dytë të huaj në lëndët përkatëse.

Programi ofron kualifikimin e mjaftueshëm të studimit me të cilin të diplomuarit mund t’i nënshtrohen provimit kualifikues për përkthimin zyrtar (projekt-propozimi është i informuar dhe ka përfshirë në planet mësimore parashikimet e projektligjit “Për Përkthimin Zyrtar dhe Profesionin e Përkthyesit Zyrtar”).

Qëllimi

Qëllimi i Programit të Studimit “Master i Shkencave në Përkthim Profesional” është zhvillimi i njohurive dhe kërkimit shkencor në fushën e përkthimit profesional të gjuhëve bashkëkohore, përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si edhe të dijeve të avancuara mbi shkencën dhe praktikën e përkthimit, duke përgatitur ekspertë përkthyes, të cilët do të jenë të pajisur në teori dhe praktikë profesionale me njohuri, aftësi, kompetenca dhe shkathtësi për t’iu përgjigjur kërkesave për cilësi të lartë në shërbimet e përkthimit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Përshkrimi

Programi i studimit Master i Shkencave në Përkthim Profesional është jashtëzakonisht i dobishëm në Shqipëri jo vetëm për të diplomuarit e Fakulteteve të Shkencave Humane, por edhe për të gjithë të diplomuarit në fusha të tjera. Ky fakt, në funksion të hapjes së negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian, rrit ndjeshëm nevojat për shërbime në shumë fusha të specializuara të cilat prodhojnë dokumente teknike, përkthimi i të cilave kërkon njohuri të veçanta, terminologji specifike, mjete të specializuara dhe përdorim të teknologjisë së përparuar të përkthimit.

Programi i ciklit të dytë të Studimeve Pasuniversitare/Master i Shkencave në Përkthim Profesional përfshihet në Fakultetin e Shkencave Humane, Departamentin e Gjuhës dhe Civilizimit Grek. Modaliteti i Studimeve është me kohë të plotë. Me qëllim që profesionistët të kenë mundësi që ta ndjekin këtë program studimi, lëndët e programit do të ofrohen pasdite dhe/ose në fundjava të zgjeruara.

Kohëzgjatja e programit është dy (2) vite akademike dhe ngarkesa e programit është (120 ECTS). Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të pajisen me diplomën Master i Shkencave në Përkthim Profesional.

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit në programin e studimit Master i Shkencave në Përkthim Profesional mund të punësohen:

  • • si profesionistë të lirë, d.m.th. të hapin një zyrë përkthimi ku të ofrojnë shërbime të ndryshme përkthimi dhe lokalizimi;
  • • si profesionistë të lirë, d.m.th. të ofrojnë shërbimet e tyre si interpretë simultanë/konsekutivë ;
  • • si bashkëpunëtorë të jashtëm/përkthyes pranë Ministrisë së Drejtësisë, pranë zyrave noteriale, ministrive të tjera të linjës, selive diplomatike ose agjencive rajonale ose zyrave të përkthimit;
  • • pranë organizatave të ndryshme brenda ose jashtë Shqipërisë të cilat kanë nevojë për përkthyes profesionistë.

Kriteret e Pranimit

Në Programin Master i Shkencave në Përkthim Profesional pranohen studentë që kanë kryer studimet bachelor në Institucione të Arsimit të Lartë (Universitete) të vendit dhe të huaja të të gjitha fakulteteve universitare, që lidhen me fushën e gjuhës shqipe, gjuhëve të huaja, ose fushave të tjera (p.sh. të Theologjisë Sociale, Shkencave Religjioze, Studimeve Juridike, Mësuesisë, Shkencave Natyrore, etj.), që kanë interes të specializohen në perkthim. Kandidatët duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze (niveli B2 e lart) dhe një tjetër gjuhë të huaj (greqishten niveli B1 e lart), të jenë të pajisur me dëshmi (çertifikatë)nga testuesit e njohur nga Ministria përgjegjëse për arsimin, ose me dëshminë e përfundimit të një cikli studimi në nivel universitar (diplomë) në atë gjuhë.

Kandidatët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës shqipe, aftësinë për t’u shprehur rrjedhshëm dhe saktë me shkrim. Për shtetasit e huaj kërkohen njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe të certifikuara në nivel C2.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Master i Shkencave në Përkthim Profesional

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Parimet e Studimit të Përkthimit 6
2 Teknologjia e përkthimit I (Mjetet elektronike të përkthimit) 6
3 Përkthimi i teksteve të përgjithshme I (nga anglisht në shqip) 6
4 Përkthimi i teksteve të përgjithshme II. Nga greqisht në shqip. 6
5 Gjuhë shqipe 6
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Teknologjia e Përkthimit II (Fjalorët elektronikë dhe redaktimi i përkthimit mekanik) 6
2 Përkthimi i teksteve të përgjithshme III (nga anglisht në shqip) 6
3 Përkthimi i teksteve të përgjithshme ΙV. Nga greqisht në shqip. 6
4 Përkthimi i teksteve specifike dhe dokumentacioni terminologjik I (nga anglisht në shqip) 6
5 Përkthimi i teksteve specifike dhe dokumentacioni terminologjik ΙΙ. Nga greqisht në shqip* 6
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Përkthimi i teksteve specifike dhe dokumentacioni terminologjik ΙΙΙ (nga anglisht në shqip) 6
2 Përkthimi i teksteve specifike dhe dokumentacioni terminologjik ΙV. Nga greqisht në shqip. 6
3 Përkthimi anasjelltas i teksteve të përgjithshme (nga shqip në anglisht) 6
4 Menaxhimi i terminologjisë 6
5 Nëntitullimi 6
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Metoda Kërkimi në Studimet Përkthimore 5
2 Teori të Aplikuara të Përkthimit 1
3 Praktikë profesionale 12
4 Teza 12
- Totali ECTS Semestri IV 30