Loading....

Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi

Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit Bachelor në Gjuhë-Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi është një program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet në 180 kredite ECTS, me kohë të plotë dhe me kohëzgjatje akademike prej 3 vjetësh. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe sipas kurrikulës. Ky program i përket nivelit të 6-të të studimeve, në përputhje me Kuadrin Shqiptar të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve, lëshohet “Diploma Bachelor në Gjuhë-Letërsi Angleze dhe Teknikë Përkthimi”.

Programi i studimit “Gjuhë-Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi” i nivelit Bachelor synon formimin profesional të studentëve për të zhvilluar aftësinë për të mësuar dhe studiuar në mënyrë efikase dhe të pavarur gjuhën angleze, ngritjen e nivelit të njohjes së gjuhës dhe letërsisë angleze dhe rritjen e kompetencave për të përdorur teknologji bashkëkohore përkthimi. Përmes këtij programi studenti merr njohuri mbi didaktikën, metodat e mësimdhënies, studime kulturore, gjuhësore dhe letrare mbi gjuhën angleze, si edhe teknologji bashkëkohore që i vijnë sot në shërbim të llojeve të ndryshme të përkthimit. Specifikë e këtij programi studimi është se ai iu përgjigjet nevojave të disa shkollave ku klasat janë me pak nxënës dhe del e nevojshme që mësuesit të kenë formim profesional multidisiplinar, në funksion të mbulimit të disa lëndëve shkollore dhe realizimit të ngarkesës mësimore edhe nëpërmjet mësimdhënies së gjuhës angleze.

Mundësia për studime të mëtejshme

Programi ofron kualifikimin paraprak me të cilin të diplomuarit mund të vazhdojnë studime të thelluara të ciklit të dytë, sipas kushteve të kuadrit ligjor në fuqi (LAL Nr. 80 / 2015, Neni 83, Pikë 2), në Master në Mësuesi për Gjuhën Angleze (me 120 kredite) ose në Master Shkencor në Letërsi, ose Gjuhësi, ose në Përkthim / Studimire Përkthimore.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Të diplomuarit në programin e studimit “Bachelor në Gjuhë-Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi”, mund të punësohen në sektorin publik apo/dhe privat në fushat:

  • Mësues të Gjuhës Angleze në Institucione arsimore publike dhe / ose private, pasi të përfundojnë masterin profesional në edukim. Diploma Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze është kualifikues për programin e mësuesisë, me kushtet që përcakton kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi;
  • Përkthyes zyrtar, pas kualifikimit me një diplomë të ciklit të dytë në fushën e përkthimit. Diploma Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze është kualifikues pë një program të tillë studimi.
  • Ndërmjetësues komunikimi në kompani publike e private që ushtrojnë veprimtari ekonomike e tregtare me palë anglishtfolëse;
  • Përkthyes dhe / ose redaktues në media;
  • Komunikues ndërkulturor në fushën e hoteleri-turizmit;
  • Specialist i marrëdhënieve ndërkulturore në organizata qeveritare dhe / ose OJF të ndryshme;
  • Mediator i marrëdhënieve mes vendit tonë dhe vendeve të huaja në institucione publike dhe / ose private;
  • Specialist në projekte;
  • Mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë;
  • Kërkues në terren në fushën e gjuhësisë;
  • Profesionistë të lirë.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Hyrje në gjuhësi I 6
2 Hyrje në njohuri kompjuterike 6
3 Hyrje në letërsi 4.5
4 Hyrje në poezi 4.5
5 Gjuhë angleze e avancuar I 4.5
6 Aftësi komunikimi 4.5
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Hyrje në gjuhësi II 6
2 Njohuritë kompjuterike dhe aftësitë kërkimore 6
3 Hyrje në dramë 4.5
4 Teoritë e përvetësimit të gjuhës së dytë 4.5
5 Gjuhë angleze e avancuar II 4.5
6 Hyrje në studime letrare 4.5
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Metodatë mësimdhënies së gjuhëve moderne I 4.5
2 Morfologji 4.5
3 Sintaksa 4.5
4 Studim në letërsi dhe kulturë angleze I 6
5 Studim në letërsi dhe kulturë amerikane I 6
6 Lënd me zgjedhje 4.5
Gjuhë angleze e avancuar III
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Metodatë mësimdhënies së gjuhëve moderne II 4.5
2 Semantika-Pragmatika 4.5
3 Parimet e studivemet të përkthimit 4.5
4 Studim në letërsi dhe kulturë angleze II 6
5 Studim në letërsi dhe kulturë amerikane II 6
6 Lënd me zgjedhje 4.5
Metoda e kërkimit shkencor
- Totali ECTS Semestri IV 30

Viti i tretë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Mësimdhënia në klasë: Parime dhe praktika 6
2 Parime pedagogjike 6
3 Fonetik - Fonologji 4.5
4 Letërsia dhe kultura angleze 4.5
5 Përkthimi i teksteve të përgjithshme I 4.5
6 Praktikë profesionale 4.5
- Totali ECTS Semestri V 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Teknologjia e përkthimit (Mjetet elektronike të përkthimit) 6
2 Sociolinguistika 6
3 Përkthimi i teksteve të përgjithshme II 4.5
4 Letërsia dhe kultura amerikane 4.5
5 Punim diplome / provim formimi 9
- Totali ECTS Semestri VI 30