Programi i studimit “Bachelor në Art, Multimedia e Design për Ekonominë e Qëndrueshme” është program i ciklit të parë të studimeve në fushën e përgjithshme Ekonomi e Qëndrueshme dhe fushë specifike Art, Multimedia, Design. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Kriteret e pranimit përbëhen nga dy seksione: Konkursi për talent dhe aftësi (70%) dhe Kriteret akademike (30%). Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Art, Multimedia e Design për Ekonominë e Qëndrueshme”.
Misioni i programit të studimit “Bachelor në Art, Multimedia e Design për Ekonominë e Qëndrueshme” është që përmes formimit të specialistëve të fushës, të përgatisë profesionistë krijues dhe të aftë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë përmes artit dhe teknologjisë. Të diplomuarit do të aftësohen për të konkurruar në tregun lokal dhe global dhe do të përgatiten për një karrierë të qëndrueshme dhe krijuese, duke kontribuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm përmes artit dhe dizajnit.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të fitojnë njohuri mbi parimet e dizajnit, artit dhe multimedias, duke i lidhur këto disiplina me ekonominë e qëndrueshme dhe në vijim, të ndjekin studime në nivelin Master.
Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Art, Multimedia e Design për Ekonominë e Qëndrueshme” ka mundësi punësimi në mediat audiovizive dhe kryerjen e marketingut multimedial për produkte biznesi; në industrinë e promocionit, modelim 3D dhe animacion për produkte biznesi; në arte, fotografi dhe videografi për produkte biznesi; në design dhe zhvillim web për biznes; në zhvillimin e markës dhe identitetit vizual për produkte biznesi.
Viti i parë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Hyrje ne ekonomi | 4.5 |
2 | Gjuhë e huaj (Anglisht) | 3 |
3 | Bazat e informatikës | 4.5 |
4 | Shkrim akademik e Mendim kritik | 6 |
5 | Parimet bazë të menaxhimit te qendrueshem | 6 |
6 | Histori, Teori & Filozofi Arti | 6 |
- | Totali ECTS Semestri I | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Baza të Turizmit te qendrueshem | 6 |
2 | Baza të marketingut per ekonomi te qendrueshme | 7 |
3 | Pikturë, Skicë & Vizatim i Lirë | 8 |
4 | Komunikimi per ekonomi te qendrueshme | 6 |
5 | Gjuhë e huaj (Greqisht) | 3 |
- | Totali ECTS Semestri II | 30 |
Viti i dytë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Bazat e Multimedias | 7 |
2 | Motion graphic | 6 |
3 | Dizajn Grafik / Sound Design | 8 |
4 | Bazë të financës per ekonomi te qendrueshme | 4.5 |
5 | Bazë të dhënash per ekonomi te qendrueshme | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri III | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Web Design | 6 |
2 | Animacion | 7 |
3 | Sipërmarrje dhe menaxhim i SME te qendrueshme | 4.5 |
4 | Menaxhim marketingu | 4.5 |
5 | Fotografi | 8 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |
Viti i tretë
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Video Produksion | 6 |
2 | Art 3D | 8 |
3 | Interior Design / Baza te arkitektures | 7 |
4 | Sjellje konsumatore | 4.5 |
5 | Menaxhim Projektesh per ekonomi te qendrueshme | 4.5 |
- | Totali ECTS Semestri V | 30 |
Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
---|---|---|
1 | Inovacion / E-Marketing | 4.5 |
2 | Multimedia Marketing | 6 |
3 | Mjedisi i qendrueshem / Ekologji | 3 |
4 | Etike per ekonomi te qendrueshme | 4.5 |
5 | Praktikë profesionale | 6 |
6 | Detyrime përmbyllëse | 6 |
- | Totali ECTS Semestri IV | 30 |