Programi i studimit “Bachelor in Teaching For Pre-School Education” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor in Teaching For Pre-School Education”.
Misioni i programit “Bachelor in Teaching For Pre-School Education” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e arsimit parashkollor dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si mësues të arsimit parashkollor. Programi bazohet në një kornizë konceptuale të teorisë aktuale, perspektivave bashkëkohore dhe gjetjeve të kërkimit shkencor në fushën e arsimit parashkollor. Programi përqendrohet në zhvillimin e njohurive, qëndrimeve, aftësive, në praktikën, reflektimin dhe përvojat në terren, të nevojshme për t'u bërë profesionist kompetent në fushën e arsimit parashkollor. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si psikologjia e zhvillimit, psikologjia e edukimit, kurrikula, metodologjia e mësimdhënies, metodika speciale, vlerësimi i fëmijës së moshës parashkollore, pedagogjia familjare, gjuhësia, matematika, shkencat shoqërore, shkencat e natyrës, artet, etj.
Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e mësuesisë, të shkencave të edukimit ose fusha të përafërta.
Studenti, i cili zotëron “Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor” mund të punësohet si mësues në institucionet e arsimit parashkollor, në qendra të fëmijëve parashkollorë, në institucione dhe organizata që mbulojnë çështje të arsimit parashkollor, në media, në shtëpi botuese, etj.
Viti i parë
| Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
|---|---|---|
| 1 | Hyrje në psikologji | 6 |
| 2 | Kurrikula e arsimit parashkollor | 6 |
| 3 | Gjuhë shqipe | 6 |
| 4 | Matematikë | 6 |
| 5 | Gjuhë angleze I | 4.5 |
| 7 | Përdorim kompjuteri | 3 |
| - | Totali ECTS Semestri I | 30 |
| Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
|---|---|---|
| 1 | Psikologji zhvillimi | 6 |
| 2 | Filozofi dhe sociologji edukimi | 4.5 |
| 3 | Edukim qytetar dhe demokratik | 4.5 |
| 4 | Pedagogji parashkollore | 4.5 |
| 5 | Edukim fizik, sporte dhe didaktikë | 4.5 |
| 6 | Shkrim akademik | 3 |
| 7 | Gjuhë angleze II | 3 |
| - | Totali ECTS Semestri II | 30 |
Viti i dytë
| Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
|---|---|---|
| 1 | Psikologji edukimi | 6 |
| 2 | Matematikë nëpërmjet lojës | 4.5 |
| 3 | Letërsi për fëmijë | 4.5 |
| 4 | Histori e Shqipërisë | 4.5 |
| 5 | Edukim muzikor dhe didaktikë | 4.5 |
| 6 | Gjuhë greke I | 3 |
| 7 | Praktikë profesionale | 3 |
| - | Totali ECTS Semestri III | 30 |
| Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
|---|---|---|
| 1 | Arsim gjithëpërfshirës | 6 |
| 2 | Didaktikë e gjuhës shqipe dhe leximit | 4.5 |
| 3 | Didaktikë e matematikës | 4.5 |
| 4 | Didaktikë e shkencave shoqërore | 4.5 |
| 5 | Arte pamore dhe didaktikë | 4.5 |
| 6 | Gjuhë greke II | 3 |
| 7 | Praktikum për artet | 3 |
| - | Totali ECTS Semestri IV | 30 |
Viti i tretë
| Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
|---|---|---|
| 1 | Pedagogji e edukimit familjar | 4.5 |
| 2 | Shkenca të natyrës | 4.5 |
| 3 | Edukim digjital | 6 |
| 4 | Arte Skenike | 4.5 |
| 5 | Kujdesi për veten, siguria dhe shëndeti | 4.5 |
| 6 | Praktikum për administrimin | 6 |
| - | Totali ECTS Semestri V | 30 |
| Nr. | Emërtimi i lëndës/veprimtarisë | ECTS/Total |
|---|---|---|
| 1 | Vlerësimi ne arsimin parashkollor | 6 |
| 2 | Etikë profesionale e mësuesit | 4.5 |
| 3 | Aftësim teknologjik praktik | 4.5 |
| 4 | Metodikë e diturisë të natyrës | 4.5 |
| 5 | Praktikë profesionale | 4.5 |
| 6 | Detyrime përmbyllëse | 6 |
| - | Totali ECTS Semestri IV | 30 |